Perspekti - Stresi, disa nga ushqimet qė qetėsojnė nervat.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Stresi, disa nga ushqimet qė qetėsojnė nervat.

Stresi nė punė duket se ėshtė bėrė mbizotėruesi mė i madh i llojeve tė streseve nė pėrgjithėsi.

Ushqimet qė qetėsojne nervat, verė dhe ēokollatė
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 02/10/2015 16:57

Ekspertėt rekomandojnė kurėn mė tė mirė, atė tė zgjedhjes sė ushqimeve antistres.

Sipas disa studimeve tė fundit psikologjike botėrore, njerėzit janė mė shumė tė stresuar pėr shkak tė punės. Shtatė nė dhjetė prej tyre vuajnė pėr shkak tė organizimit, prej ngarkesės dhe orareve tė punės. Nė qoftė se, kur jeni nė punė nuk mund tė ndėrhyni drejtpėrdrejt, ju mund tė kujdeseni pėr veten duke zgjedhur ushqimin. Duhet tė mbėshteteni tek antioksidantėt ose tek ushqimet qė luftojnė radikalet e lira; te fruta dhe perimet me ngjyrė: ngjyrė tė kuqe dhe violė nė veēanti. Dhe jo vetėm kaq. Lajme tė mira ka edhe pėr tė gjithė ata qė pėlqejnė ėmbėlsirat. Pėr shembull, mund tė hani ēokollatė, sepse ajo pėrmirėson humorin, funksionon si antidepresiv natyral, ju fal energji dhe futet direkt nė veprim, mjafton qė mos ta ekzagjeroni. Po kėshtu ju mund tė zgjidhni edhe ndonjė gotė verė. Ndėrkohė, nėse i gjithė trupi ėshtė nėn stres, mė mirė tė shfrytėzoni tė mirat e qumėshtit tė fermentuar qė forcon sistemin imunitar.

Edhe disa ushqime tė tjera tė vėna rregullisht nė tryezė mund tė qetėsojnė nervat tuaja, si:

Qumėshti

Sipas njė studimi tė publikuar te British Food Journal, fosfolipidet e gjendura te qumėshti kanė aftėsinė pėr tė reaguar nė mėnyrė pozitive tek humori, te funksionet njohėse dhe ndaj pėrgjigjes sė stresit.

Ēokollata

Nė Shtetet e Bashkuara ėshtė treguar se 40 gramė ēokollatė e errėt ēdo ditė pėr rreth dy javė reduktojnė nivelet e hormonit tė stresit te personat mė tė prekur nga ai. Njė studim tjetėr i kryer nga Universiteti i Adelaide, nė Australi, ka konkluduar se ēokollata e errėt funksionon mė shumė sesa ilaēet qetėsuese tė zakonshme nė uljen e tensionit.

Vera

Sipas njė studimi tė kryer nga Universiteti i Madridit, njė gotė verė e kuqe nė ditė ndihmon nė parandalimin e depresionit, ankthit dhe tė stresit. Vera ka njė funksion antiradikal, antiinflamator, ndėrsa pėrmirėson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.

Fistikėt

Fistikėt ndihmojnė nė reduktimin e presionit tė lartė tė gjakut dhe mban nėn kontroll si stresin e pėrditshėm ashtu edhe kolesterolin. Kėtė e konfirmon njė studim i ri i Universitetit tė Pensilvanisė, i publikuar nė revistėn Hypertension.

Arrat

Njė studim i publikuar nė Journal of the American College of Nutrition tregon se njė dietė e pėrditshme e pasur me arra mund tė ndihmojė trupin nė formimin e efekteve biologjike tė lidhura me stresin. Mjaftojnė disa kokrra arre nė ditė, ndoshta nė mėngjes.

Limoni

Ai pėrmban sasi tė mėdha antioksidantėsh, si vitaminė C dhe antokianosid, nė gjendje pėr tė pastruar dhe mbrojtur qelizat e mėlēisė, duke favorizuar rigjenerimin. Pėr pastrim dhe detoksifikim, do tė ishte mirė tė pinit pak lėng limoni nė mėngjes me stomakun bosh.

Thjerrėzat

Thjerrėzat pėrmbajnė fibra qė stimulojnė ndjesinė e ngopjes, magnezin qė ka njė efekt relaksues dhe kalcium, qė redukton ankthin. Konsumojini tri katėr herė nė javė, sepse ato kontribuojnė pėr detoksifikimin e organizmit, duke eliminuar edhe toksinat e shkaktuara nga stresi. Njė porcion ekuivalent ėshtė katėr lugė gjelle thjerrėza tė thata.

Lakėr me ngjyrė violė

Tė gjitha frutat dhe vegjetalet ngjyrė violetė pėrmbajnė antokianinė qė ju mbron kundėr sėmundjeve kardiovaskulare, duke pėrmirėsuar qartėsinė mendore, neutralizuar stresin, ndėrsa janė tė dobishme edhe pėr tė parandaluar kancerin.

Ēajet

Pėrveē kamomilit, pėrdorni barna tė tilla si lulet e portokallit dhe jargavanit. Ēajet kanė veti tė mėdha qetėsuese.

Kosi

Kosi rigjeneron florėn e zorrėve, ndėrsa favorizon prodhimin e serotoninės, humorit tė mirė. Pėr tė pėrfituar vetitė e tij tė plota, mjaftojnė 125 gramė kos natyral nė ditė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
=PXjG

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė