Pėrdorimet dhe vetitė e Vaniljes
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrdorimet dhe vetitė e Vaniljes

E kanė quajtur bimėn e historisė, pasionit dhe intrigės. Dhe nėse po pyesni veten pse, mund t'ju themi se arsyet nuk duhet tė kenė munguar pėrderisa kanė arritur nė pėrfundime tė tilla.

Pėrdorimet dhe vetitė e Vaniljes
Pėrdorimet dhe vetitė e Vaniljes
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/11/2017 23:11

Historia e krijimit tė Vaniljes

Vanilja ėshtė njė nga pėrbėrėsit sekret tė shumė barnave, ėshtė esenca e pėrdorur nė shumicėn e shisheve tė parfumeve. Ndėrsa nė lashtėsi, nė kohėt kur bima u zbulua, mendohej se ajo largonte shpirtrat e kėqij dhe ishte njė qetėsues natyral i sistemit nervor.

Pėrdorimi i vaniljes si njė bimė aromatike daton qė nė kohėt e hershme. Ishin popujt e lashtė Totonachi nė Meksikė, ata qė kishin zbuluar bimėn me kokrriza plot aromė. Nė fakt ata e ruanin bimėn me mjaft fanatizėm dhe nuk ia treguan askujt. Domosdo, ruanin bimėn qė toka ju kishte falur. Aq mė tepėr qė ata besonin se vanilja ishte e shenjtė.

Sipas mitologjisė Tonake ( fiseve tė lashta meksikane), orkieda tropikale (vanilja) u rrit nga gjaku i princeshės Xanat dhe tė dashurit tė saj, tė cilėt u vranė nga mbreti sepse u ishte ndaluar qė tė dashuronin njėri-tjetrin.

Mė pas, nė shekullin e XV-tė me pushtimin e Tonakėve nga Astekėt, bima sekrete e vaniljes nuk mund tė ishte mė e tillė. Por historia e pėrsėriti veten gati njė shekull mė vonė, nė shekullin e XVI-tė. Astekėt u mundėn nga pushtuesit spanjollė, tė drejtuar nga Hernando Cortez. Pala fitimtare u kthye nė Spanjė me bimėn e ēmuar. Spanjollėt e kombinonin vaniljen me kakao pėr tė pėrftuar njė pije tė pazakontė dhe tė kėndshme. Pėr 80 vite me radhė kakao me vaniljen u kthyen nė delikatesėn mbretėrore, tė fisnikėrisė dhe njerėzve tė pasur.

Kultivimi

Nė vitin 1602, Hugh Morgan, farmacisti i mbretėreshės Elizabeta e i tha, se vanilja ishte njė bimė aromatike. "Kudo qė ta pėrdorje ajo do tė lėshonte aromėn e saj". Me kėtė zbulim vanilja filloi tė bėhej gjithmonė e mė shumė popullore.

Deri nė shekullin e XIX-tė, Meksika ishte njė nga vendet mė tė rėndėsishme nė kultivimin e vaniljes. Mė pas Franca filloi ta kultivonte gjerėsisht atė nė plantacionet e ishullit Bourbon. Ndėrsa sot vanilja kultivohet nė 5 vende kryesore dhe secili prej prodhimeve ka karakteristikat e veēanta dalluese. Madagaskari zė vendin e parė pėr kultivimin e vaniljes. Dhe jo vetėm kaq. Madagaskari prodhon gjithashtu vaniljen mė cilėsore sa i pėrket aromės. Ajo ėshtė kremoze, e butė dhe ėmbėl. Indonezia ėshtė prodhuesi i dytė mė i madh i vaniljes. Sė bashku me Madagaskarin, pėrmbushin nė masėn 90% tė nevojės nė rang botėror pėr vanilje.

Meksika, vendi i vetėm i origjinės fillestare tė vaniljes, pėrmbush vetėm me pak pėrqind nevojėn pėr vanilje. Nė kėtė zonė vanilja ka aromė tė fortė, kremoze dhe disi pikante nė fund. Vanilja tahitiane ndryshon, vjen mė e butė dhe mė e lehtė. Vendin e fundit, por jo mė pak tė rėndėsishmin, e zė India. Mė shumė se 25 mijė hektarė tokė kultivohet me vanilje.

Kuriozitete

Vanilja ėshtė njė bimė qė rritet rreth 20 centimetra nė ditė dhe nuk lulėzon deri sa tė arrijė tė paktėn 3 metra gjatėsi. Lulet orkide tė vaniljes nuk janė mė tė mėdha se 4 apo 6 centimetra. Nė ditė ēel vetėm njė lule dhe i gjithė procesi i lulėzimit tė vaniljes pėrfundon pėr 30 ditė. Lulet e saj polenizohen me ndihmėn e njė fluture tė veēantė qė jeton nė zonėn e Meksikės, ndėrsa te vaniljet e kultivuara pjalmimi bėhet nga punėtorėt e specializuar.

Grimca vanilje

Vanilja ėshtė i vetmi frut i familjes sė luleve orkide. Aroma karakteristike e vaniljes vjen pėr shkak tė aktivitetit enzimatik gjatė pėrpunimit. Ajo stimulon tretjen nė organizėm dhe qetėson sistemin nervor. Pėr kėtė arsye ėshtė tepėr e pėrdorur nė aromaterapi.

Konsiderohet si tonik i muskujve dhe i mendjes dhe ėshtė afrodiziake. Vanilja rrit sekretimin e serotoninės, duke reduktuar oreksin te njerėzit dhe dėshirėn pėr tė ngrėnė ėmbėlsira. Aroma e vaniljes ka efekt qetėsues, pėr kėtė arsye u pėrdor te pacientėt nė qendrėn antikanceroze, Nju Jork. Pas shafranit, vanilja ėshtė bima mė e shtrenjtė aromatike nė botė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
L&96g

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė