Si tė ushqehemi?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė ushqehemi?

Ushqimi i pėrditshem nuk mjafton vetėm tė jetė i pasur me tė gjitha vlerat ushqimore, por e rėndėsishme ėshtė edhe marrja e tij nė vakte tė caktuara.

Ushqyerja ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ēdonjėrin prej nesh.
Ushqyerja ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ēdonjėrin prej nesh.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/09/2016 23:16

Nuk ėshtė mirė qė gjatė ditės tė hamė disa herė, duke marrė sasi tė mėdha ushqimi, pasi sistemi tretės ngarkohet tepėr dhe organizmi ka ērregullime, si: fryerje barku, dhimbje, diarre, etj. Marrja e ushqimit gjatė ditės varet nga mosha dhe puna qė bėjmė. Kėshtu, te fėmijet ushqimi lidhet me kėrkesat fiziologjike tė organizmit tė tyre, sepse tek ata ushqimi zėvendėson energjitė e humbura dhe ėshtė bazė pėr formimin e qelizave dhe indeve tė reja.

Ushqimi i fėmijėve dallon nga ai i tė rriturve, pasi duhet tė jetė mė i pasur me proteina, yndyrna, karbohidrate, kripėra minerale dhe ujė. Sa mė i vogėl tė jetė fėmija, aq mė tepėr ka nevojė pėr proteina. Nė ushqimin e fėmijės i rėndėsishėm ėshtė edhe regjimi; koha e marrjes sė ushqimit.

Fėmijėt 1-15 vjeē

Ata duhet tė ushqehen 4 herė nė ditė, kur fėmija ėshtė i dobėt edhe 5 herė nė ditė, duke e ndarė racionin ditor nė kėtė mėnyrė: 20-25% mėngjesi i parė, 15-20% mėngjesi i dytė, 35% dreka dhe 20-25% darka. Pėr mėngjeset dhe drekat duhet tė pėrdoren ato ushqime qė kanė mė shumė proteina.

Tė rriturit

Tė rriturit nevojitet tė ushqehen 3 herė nė ditė duke e ndarė ushqimin ditor : mėngjes 30-35%, dreka 40-45% dhe darka 20-25%.

Pėr ata qė fillojnė punėn herėt, mėngjesi mund tė ndahet duke konsumuar nė shtėpi para fillimit tė punės, 10-15% tė ushqimit dhe pjesa tjetėr konsumohet nė orėn 9-10.

Ushqimi i pėrditshėm duhet tė pėrmbajė tė gjitha vlerat e duhura ushqimore, proteinat, karbohidratet, yndyrnat dhe kėto duhet tė merren sipas energjive qė harxhon secili gjatė ditės, duke pasur parasysh punėn qė bėn. Dreka ėshtė mirė tė jetė e pasur dhe jo vetėm me njė gjellė. Zakonisht, sipas rastit dhe mundėsisė, dreka duhet tė ketė pjatė tė parė, supė ose sallatė, njė gjellė me ose pa mish, dhe ndonjė frutė ose ėmbėlsirė. Darka duhet tė hahet 1-3 orė para gjumit. Kur ėshtė ngrėnė drekė e rregullt dhe organizmi i ka marrė vlerat ushqyese, nė darkė ėshtė mirė tė merren produkte qumėshti ose perime, nė tė kundėrt, darka duhet konsumuar si dreka.

Organizmi i njeriut harxhon energji jo vetėm gjatė punės e lėvizjeve, por edhe kur ėshtė nė gjendje qetėsie (sigurisht kjo ėshtė mė e pakėt).

Harxhimi i energjisė nga organizmi varet nga mosha, lloji i punės, kushtet klimatike etj. Kaloritė qė i nevojiten ēdo njeriu gjatė 24 orėve ndahen nė 4 grupe:

1. Njerėzit qė nuk merren me punė fizike: pėr burrat nevojiten 3000 kcal, pėr gratė 2600 kcal.

2. Njerėzit qė merren me punė tė mekanizuara dhe punonjėsit e shėrbimit: pėr burrat nevojiten 3400 kcal dhe pėr gratė 3000 kcal.

3. Njerėzit qė merren me punė tė mekanizuara qė kanė nevojė pėr forcė fizike: pėr burrat nevojiten 3700 kcal dhe pėr grate 3400 kcal.

4. Njerėzit qė merren me punė tė rėnda fizike: burrat 4500-6000 kcal, gratė 3600 kcal.

Si llogariten kaloritė e ushqimeve?

Vlerėsimi i kalorive nė produktet ushqimore qė konsumohen nga organizmi i njeriut gjatė 24 orėve gjendet duke ditur sasinė e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave. Pėr kėtė, mė parė ėshtė mirė tė dihet sasia e ushqimit qė konsumohet dhe sasia e nxehtėsisė qė ēlirohet nga diegia e atyre vlerave tė produkteve ushqimore. Kėshtu, 1 gramė yndyrė kur oksidohet ēliron ose jep nė organizėm 9.4 kcal, 1 gramė proteinė ēliron 4.1 kcal dhe 1 gramė karbohidrate ēliron 4.1 kcal.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
5f"g

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė