Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pse tė pasurit qėndrojnė gjithmonė tė pasur? Ata nuk investojnė si tė tjerėt.

Edhe nėse ju nuk keni miliona pėr ti investuar, ti mund tė mėsosh njė apo dy gjėra sesi tė pasurit korrin kthimet dhe i fusin ato nė xhepat e tyre.

Tė pasurit qėndrojnė gjithmonė tė pasur
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 09/10/2015 22:48

Tė bėhesh dhe tė qėndrosh i pasur&

Sapo dikush prej nesh ka disa para pėr tė investuar, ne mund tė blejmė njė fond tė pėrbashkėt ose aksione, nėse nuk i harxhojmė ato me pajisjet mė tė fundit teknologjike. Por gjithsesi nuk jemi shumė tė pasur. Ata shpesh i investojnė paratė e tyre nė prona, vepra arti, biznese dhe investime tė tjera qė njė pjesė e madhe e njerėzve thjesht i ėndėrrojnė qė ti kenė. Por si ky grup i rafinuar i pėrdor paratė nė mėnyrė tė ndryshme nga ne tė tjerėt, dhe i shtojnė paratė nė mėnyrė tė pabesueshme.

Marrim si shembull, Joshua Coleman. Kur familja e tij shiti kompaninė e tyre tė telekomit qė ndodhej nė Chicago pėr 400 milionė dollarė nė vitin 2004, ata nuk vrapuan qė tė blinin gjėra ekstravagante. Nė vend tė kėsaj ata filluan tė kėrkojnė pėr mėnyra sesi tė ruanin pasurinė e tyre tė re dhe ta ndihmonin atė tė shtohej.

Kėrkimi i tyre solli njė ide pėr Coleman, tani 27 vjeē. Nė vitin 2011, ai nisi Momentum Advanced Planning, njė firmė qė lidh njerėzit me ekspertėt pėr taksat, ekspertėt pėr ligjin dhe ekspertėt pėr pasurinė. Nėse njė ditė ai vendos tė shesė biznesin e tij, ai ashtu si nė biznesin e parė do tė merrte njė kthim shumė tė lartė.

Nėse ti mendon se tė fillosh njė biznes ėshtė njė mėnyrė e ēuditshme pėr tė investuar paratė tuaja, atėherė ju me siguri nuk jeni nga personat qė janė ultra tė pasur. Njerėz qė kanė tė paktėn 30 milionė dollarė asete, kanė pasuri tė shumta nė para, investojnė nė aksione dhe obligacione, por ata gjithashtu i shtojnė paratė e tyre duke blerė kompani dhe duke investuar nė letra me vlerė tė pazakonta, si fondet pėr kompanitė ajrore tė fluturimit. Ata gjithashtu zoterojnė vepra arti dhe makina qė shpresojnė qė do tė vlerėsohen shumė nė vlerė.

Kjo teknikė quhet risku alfa, tha Coleman. Ky lloj risku i kthen shumė gjėra pėrmbys. Sa pėr dobėsitė, shumė prej kėtyre investimeve janė me risk mė tė lartė se investimet tradicionale, kėshtu qė kėtu ka mė shumė mundėsi pėr tė humbur sasi tė mėdha parash me ndryshime tė vogla nė biznes. Po ashtu, ato janė mė pak likuide se stoqet dhe duhet tė bisedosh pėr muaj dhe vite pėr personin e pasur qė tė marrė paratė nga njė investim.

Biznesmenėt investojnė nė fushėn e aviacioneve

Tė pasur vetėm nėpėrmjet investimeve? Ndoshta&

Tė pasurit kanė akses nė disa lloje investimesh qė shumica e njerėzve nuk e dijnė qė ekzistojnė.

Fondet e mbyllura, njė investim afatgjatė ku paratė nuk mund tė tėrhiqen pėr tė paktėn 5 vjet, ofrojnė pėr personat e pasur rikthime shumė tė mėdha dhe yelde tė larta. Biznesi me avionėt ėshtė njė fushė e investimeve nė lulėzim, tha Ian Marsh, Kryeshefi Ekzekutiv i menaxhimit tė aseteve me bazė nė Londėr pėr Fleming Family and Partners, njė firmė e menaxhimit tė pasurisė qė fillimisht u krijua pėr tė ruajtur pasurinė e Ian Fleming, krijuesin e James Bond.

Klientėt e tij fillimisht punonin me njė kompani tė quajtur Doric, qė perdor paratė e investuesit pėr tė blerė avionė tė cilėt ishin marrė me qira nga kompani tė mėdha ajrore, si Emirate Airlines me qendėr nė Dubai.

Investuesit shpenzojnė tė holla kur ata blejnė avionėt, por ata mund tė bėjnė njė fitim vjetor prej 9% kur avionėt jepen me qira. Fitimi mesatar i publikuar nė Standard and Poors S&P 500 pėr Amerikėn vetėm pėr investimin fillestar ėshtė 3%.

Disa fonde tė mbyllura kėrkojnė qindra dhe mijėra dollarė pėr tu blerė, por kompania Doric e fondeve tė linjave ajrore kanė njė tarifė mė tė ulėt hyrjeje, thotė Marsh. Ėshtė seria e fondeve SKY CLOUD qė blenė Airbus A380-800 dhe e dhanė atė me qira tek Emirates Airlines, i cili ishte njė investim me vlerė minimale 10,000 euro (13,822 dollarė) dhe 5% interes qė ėshtė i bazuar nė shifrėn qė investuesit investojnė.

Investuesit me vlerė tė lartė neto nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe gjetkė janė duke blerė gjithashtu tokė bujqėsore. Me rritjen e popullsisė globale, kėrkesat pėr ushqim gjithashtu do tė rriten dhe ata qė zotėrojne njė fermė apo njė tokė bujqėsore do tė shohin kthime mjaft tė mira, thotė Marsh. Toka e punueshme ėshtė njė burim i lartė, sa mė e vėshtirė tju duket diēka pėr tu realizuar aq mė tė mėdha do tė jenė fitimet.

Sipas Marsh, toka e punueshme mund tė ofrojė njė kthim prej 4% nė vit pėr njė investues, plus shtim nė vlerė me kalimin e kohės.

Shumė pak investues tė rregullt mund tė pėrballojnė qė tė investojnė nė njė fond avionėsh ose tė blejnė njė tokė tė punueshme bujqesore, por nė treg ka disa fonde tė mbyllura tė aksesueshme qė ofrojnė mėnyra pėr tė investuar nė infrastrukturėn globale, madje edhe nė prodhimin e verėrave. Ka gjithashtu disa kompani publike tė listuara qė njerėzit mund tė blejnė nė tregun e aksioneve. Pėr shembull, Gladstone Land ėshtė njė kompani e listuar Amerikane qė blen tokė bujqėsore.

Blej mė shumė biznese, sigurisht&

Ėshtė e natyrshme pėr individėt e pasur, qė shumė prej tyre i bėjnė paratė e tyre duke pasur nėn pronėsi kompani tė ndryshme, ose duke blerė nga biznese tė tjera. Coleman investon nė njė numėr tė lartė tė kompanive tė tjera, shumica prej tyre me shėrbime profesionale dhe sektorė tė teknologjisė sė lartė. Ai ka paketa aksionesh nė shumė kompani operative, aq sa nuk mund tė japė njė numėr konkret. Ka shumė, tha ai.

Ai zakonisht investon me njė grup investuesish privatė dhe njė firmė kapitalesh private, dhe ai do tė investojė mė shumė se 1 milionė dollarė pėr tė marrė njė pjesė tė drejtimit. Ėshtė kėndshėm tė shohėsh kompanitė qė ngjiten nga zero dhe dominojnė nė treg dhe shumė investues kanė eksperiencėn dhe lidhjet pėr ta ndihmuar biznesin tė rritet, thotė David Rose, njė sipėrmarrės shumė i pasur me bazė nė New York dhe autor i Angel Investing. Imagjinoni sikur tė kishit investuar nė Google nė fillimet e tyre, tha ai. Ti mund tė takoje themeluesit ēdo javė, tė paguaje paratė e para nė atė biznes dhe ta shikoje atė tė rritej. Kjo do tė kishte qenė mrekulli apo jo?

Kjo mund tė jetė gjithashtu fitimprurėse. Edhe pse investitorėt vėnė paratė e tyre nė rrezik, 50% e parave tė investuara nė kompani humbasin, tha Rose. Njė investues i pasur zakonisht bėn 20 deri nė 50 herė investimin fillestar nė njė apo 2 kompani qė tė ketė sukses. Rose zakonisht vendos me 50,000 dollarė dhe 100,000 dollarė nė njė kompani, dhe ai tha qė ka bėrė miliona nga investimet e tij.

Pėr momentin, ėshtė e vėshtirė pėr njė investues tė zakonshėm qė tė investojė direkt nė njė biznes, nėse nuk marrin disa para borxh tek njė shok apo njė anėtar i familjes, thotė Rose. Gjithesesi, njė pjesė e legjislacionit tė Shteteve tė Bashkuara, i miratuar nė vitin 2012, lejon qė njerėz tė zakonshėm tė investojnė nė fillimet e bizneseve. Akoma nuk ėshtė e qartė si ky investim paguhet.

Luaj me pasione tė kushtueshme&

Investimet e pasionit, si artet, makinat, orėt e dorės, vera dhe instrumentet muzikore, janė tė shumta pėr tė pasurit, tha Guy Hudson, drejtori ekzekutiv dhe kreu i zhvillimit tė biznesit nė Londons Stonehage Investment Partners, njė firmė globale e menaxhimit tė pasurisė. Ndėrkohė qė njerėzit i duan kėto asete pėr tu rritur nė vlerė, ata gjithashtu i blejnė ato pėr ti pėrdorur apo pėr ti parė.

Kėto investime gjithmonė rrjedhin nga pasioni i investuesit pėr njė objekt tė veēantė, tha Hudson. Pėr investuesit qė blejnė pajisjet tė cilat i kanė pasion pėr tė investuar nė to, tė gjesh diēka tė rrallė dhe tė veēantė ėshtė ēelėsi, ata mund tė shohin kthime tė sigurta. Sipas kėrkimeve tė kompanisė sė tij, vlera e investimeve tė pasionit arriti deri nė 15% nė vitin 2013, tha Hudson.

Ka disa menyra pėr investuesit e rregullt qė tė blejnė investimet e pasionit, thotė Hudson. Njė fond pėr blerjen e verėrave i shitur nga The Wine Investment Fund kėrkon njė sasi parash minimale prej 10,000 euro (13,822 dollare), por ka gjithashtu fonde tė tjera qė fokusohen tek arti dhe makinat. Mbani shėnim: disa mund tė kėrkojnė qė investuesi tė vlerėsohet, kėshtu qė edhe nėse oferta fillestare ėshtė e ulėt, ti nuk do tė jesh nė gjendje ta blesh atė. Ti gjithashtu mund tė blesh vepra arti me ēmime tė pėrballueshme nė njė ankand. Artistėt mund tė shesin veprat e tyre me ēmime tė arsyeshme, tha ai.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
V,3F"

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.