Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Veprimet e pashprehura tė meshkujve tė dashuruar

Kur femrat bien nė dashuri, ato flasin shumė dhe tė gjithė e marrin vesh, por ēfarė ndodh kur meshkujt bien nė dashuri? Ata nuk flasin fare, por ja si ta kuptoni.

Veprimet e pashprehura tė meshkujve tė dashuruar
Veprimet e pashprehura tė meshkujve tė dashuruar
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/11/2017 14:55

Romancė

Ndryshe nga Romeo qė i thurte aq bukur fjalitė pėr tė dashurėn e tij tė zemrės, meshkujt e sotėm zor se mund tė thonė edhe fjalėn mė tė thjeshtė qė ėshtė "Tė dua". Ai mund tė mos ua ketė thėnė ende, por ndjenja e dashurisė mund tė ketė lulėzuar nė zemrėn e tij dhe nė kėtė rast ju takon juve tė vini re shenjat e saj. Pėr mė tepėr femrat i pėlqejnė mė shumė veprimet sesa fjalėt. Nė kėtė kuadėr, ja cilat janė veprimet e heshtura qė i bėjnė meshkujt e dashuruar dhe tė cilat femrat duhet tė mėsojnė t'i pikasin.

Shikimi

Meshkujve u pėlqen tė kenė kontakt tė vazhdueshėm me gjėrat qė dėshirojnė, qoftė ky edhe kontakt vizual. Nėse papritur ktheni kokėn dhe shihni se njė mashkull jua ka ngulur sytė gjithė kuptim, atėherė ai po pėrpiqet t'ju thotė diēka mė shumė. Patriku, njė 30-vjeēar tregon se i pėlqejnė shumė shikimet e fshehta. "Kur shoh tė dashurėn time nė njė festė, mė duket sikur krijoj njė lloj komunikimi personal me tė qė mė bėn tė mendoj sesa i bekuar jam qė e kam pjesė tė jetės. Njė ndjesi tė tillė nuk mund ta marr kur e kam pranė ose pėrkrah, mė pėlqen ta shoh nga larg dhe ta ndiej", shprehet ai.

Kontakti sy mė sy

Ndryshe nga veprimi i mėsipėrm, kontakti sy mė sy ėshtė pak mė i veēantė, sepse bėhet fjalė pėr njė komunikim tė dy pasqyrave tė shpirtit, siē quhen ndryshe sytė. Nėse njė mashkull jo vetėm ju shikon, por nėse ai ju shikon drejt e nė sy dhe i pėlqen tė ruajė pėr shumė gjatė kontaktin me sytė tuaj, atėherė shpjegimi ėshtė i thjeshtė: ai ka rėnė nė dashuri me ju. Si njė mėnyrė pėr tė treguar ndjenjėn qė i ka pėrfshirė, meshkujt tė cilėt nuk u besojnė shumė fjalėve, zgjedhin t'i lėnė sytė tė flasin pėr ta. Ron, njė 29-vjeēar tregon se nuk ėshtė shumė i dhėnė pas kontaktit tė syve me shumicėn e njerėzve, por ky veprim i bėrė nė prani tė tė dashurės sė tij, i dukej shumė i rehatshėm dhe i ėmbėl.

Ai blen ushqimet qė preferoni

"Njė ditė pasi kisha bėrė blerjet e nevojshme nė supermarket dhe po i kaloja nė kasė pėr t'i paguar pashė se karroca ishte e mbushur me ushqime qė e dashura ime i pėlqente. I vėshtrova mirė dhe mezi gjeta dy ose tri produkte qė mė pėlqenin edhe mua. Pastaj ngrita kokėn dhe buzėqesha, nga ai moment e kuptova se isha dashuruar", rrėfen Xhon tashmė njė burrė i lumtur dhe krah dashurisė sė jetės. Kėshtu, nė rastin e njė bashkėjetese mes dy tė dashurve, nėse frigoriferi fillon dhe pėrmban shumė prej ushqimeve tuaja tė preferuara, tė cilat partneri nuk do t'i fuste nė gojė pėr 1000 vjet, atėherė ai i ėshtė dorėzuar dashurisė pėr ju.

Ai ruan gjėrat tuaja nė shtėpi

Shtėpia e njė mashkulli, sidomos kur ai jeton vetėm, ėshtė tempulli i tij privat, ku zor se mund tė gjendet ndonjė gjė qė ai nuk e duron dot. Megjithatė, eksperienca tregon se nė shtėpinė e njė mashkulli tė dashuruar mund tė bėhen disa pėrjashtime. Nė mbėshtetje tė kėtij rasti, kur njė mashkull pranon nė shtėpinė e tij sende qė i pėrkasin tė dashurės, kjo ėshtė njė shenjė e mirė. Ai jo vetėm qė ndihet rehat me praninė tuaj, por mendon se jeni e duhura pėr tė.

Ai flet pėr tė ardhmen

Meshkujve nuk u pėlqen tė flasin pėr tė ardhmen sidomos kur bėhet fjalė pėr lidhjen e tyre nė ēift. Shumica e meshkujve janė tė mendimit tė jetojnė tė tashmen dhe ta lėnė tė ardhmen t'i vijė spontanisht. Megjithatė, kur njė mashkull fillon tė flasė pėr planet e tij pėr t'u shpėrngulur nė njė tjetėr qytet dhe ju pyet nėse do ti bashkoheni atij, atėherė gjėrat po bėhen serioze. Kjo mund tė jetė shenjė e njė lidhjeje afatgjatė ose njė provė pėr kalimin e jetės sė bashku. Cilado qoftė nga tė dyja, ana pozitive ėshtė se ai ėshtė i dashuruar pas jush dhe do t'ju marrė kudo qė shkon.

Ai vesh bluzat qė i keni dhuruar

Sem, njė 29-vjeēar shpjegon se gardėroba e ēdo mashkulli ėshtė njė "depozitė" e rėndėsishme e pamjes sė tij tė jashtme. T'ia besosh pasurimin e gardėrobės me veshje tė ndryshme njė personi tjetėr, ka njė domethėnie tė thellė. Nėse ju i dhuroni tė dashurit tuaj njė bluzė dhe ky e vesh atė, atėherė jeni pranuar nė zemrėn e tij. Jo vetėm qė shijet tuaja nė veshje janė tė njėjta, por me shumė gjasa jeni tė njėjtė edhe pėr nga ndjenjat. Kur njė djalė pranon njė veshje tė dhuruar, sipas Sem, ai po ju lė ta rimodeloni dhe ndryshoni jo vetėm pamjen e tij, por edhe atė vetė.

Ai qėndron pranė jush nė publik

Pėr njė mashkull tė qėndrojė pranė njė femre nė publik pėrveēse ėshtė njė lloj krenarie, ėshtė edhe njė pohim i heshtur se ai ėshtė i zėnė. Tė qėndruarit pranė me njė femėr nė publik, pėr njė mashkull ėshtė sa lumturi, aq edhe sakrificė. Ai pranon se tashmė ka bėrė njė lloj zotimi dhe ka pėrgjegjėsi pėr personin qė ka pranė. Kėshtu Ron, 27 vjeē tregon se kur dashuron njė femėr, i qėndron asaj pranė edhe kur ecin nė rrugė pėr t'i thėnė ndonjė fjalė nė vesh, pėr t'i dhėnė ndonjė puthje tė shpejtė ose edhe thjesht pėr ta ndier mė pranė.

Ai nuk e ka problem t'i pėrgjigjeni telefonit tė tij

Telefoni nė ditėt e sotme nuk ėshtė vetėm njė mjet i thjeshtė komunikimi, por pėrfaqėson botėn e tėrė tė njė njeriu, qė nga fotografitė, kontaktet, mesazhet, e-mail-et dhe deri tek adresat e rrjeteve sociale. Nėse njė mashkull nuk e ka problem t'ju lėrė tė pėrgjigjeni nė celularin e tij, kjo tregon se jo vetėm nuk ka gjė pėr tė fshehur, por edhe e konsideron si normale qė ju tė njiheni qoftė tėrthorazi me njerėzit e tjerė tė jetės sė tij.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
]L'#)

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė