Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi i plotė i vitit 2018 pėr ēdo shenjė

Perspekti ju tregon gjithcka qė ju pret nė dashuri, punė dhe shėndet.

Horoskopi i plotė i vitit 2018 pėr ēdo shenjė
Horoskopi i plotė i vitit 2018 pėr ēdo shenjė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/12/2017 21:05

Dashi

Nė 2018-ėn do t'ju duhet tė jeni konkret, reflektues dhe tė kujdesshėm. Saturni dhe Plutoni tek Bricjapi nuk do t'jua lehtėsojnė gjėrat. Ata sjellin njė periudhė ndryshimesh, ri orientimi dhe largimi nga gjithēka qė nuk ju kėnaq e ju bėn tė lumtur.

Busulla juaj e brendshme do tė ndryshojė dhe veriu juaj tashmė do tė jetė njė fakt i ri, njė person apo njė qėllim i ri. Fundi i vitit do ju sjellė rezultatet e para tė impenjimit tuaj tė gjatė.

Dashuria

Nė 2018, dashuria do tė jetė e paparashikueshme. Pra prisni tė papriturėn. Ky do tė jetė njė vit impenjues. Urani qė ndodhet nė shenjėn tuaj do t'ju sjellė nga tė gjitha, gjėra tė mira, por edhe nga ato qė s'do t'ju pėlqejnė.

Planeti i ndryshimeve dhe tė rejavepo ju lė, por shpirti juaj i lirė, intuita pėr tė respektuar veten tuaj, ndjenjat dhe dėshirat tuaj do tė mbeten. Pikėrisht kėto arritje tuajat do t'i vėnė nė provė Plutoni dhe Saturni. Mbrojini, por me kujdes!

Puna

Nėse hidhni vėshtrimin pas, nuk keni sesi mos tė pranoni sa rrugė tė gjatė keni bėrė. Nė pėrgjithėsi keni bėrė hapa pėrpara, qoftė edhe njė tė vetėm.

Tani duhet tė mbroni arritjet tuaja. Rreziku i vėrtetė do tė jetė tė pėrballeni me njė person qė mė mirė do ishte ta evitonit. Ka shumė mėnyra pėr tiu shmangur konfliktit. Nė fund tė vitit, Jupiteri tek Shigjetari do t'ju sjellė tė ardhura shumė tė mira.

Shėndeti

Duhet tė tregoni kujdes me gjėrat e vogla, tė respektoni energjitė dhe trupin tuaj. Ashtu siē kujdeseni pėr higjenėn e trupit, duhet tė kujdeseni pėr emocionet tuaja. Pushimet, gjatė tė cilave do tė relaksoni veten tuaj dhe nuk do tė mendoni pėr gjėrat e tjera, ju bėjnė shumė mirė.

Demi

Mendimi juaj i parė do tė jetė stabiliteti, tė konsolidoni arritjet nė punė, nė dashuri apo nė jetėn tuaj personale. Saturni bashkė me Plutonin do t'ju bėjnė tė fortė dhe tė vendosur.

Viti 2018 do t'ju shohė mė luftues se kurrė, mė praktikė dhe realist, saqė mund tė dukeni edhe cinikė! Kalimi i Uranit tek Demi gjatė majit dhe nėntorit do t'ju bėjė tė provoni ndryshimet e mėdha qė ju presin vitet e ardhshme.

Dashuria

Nė dashuri do tė besoni se keni arritur qartėsinė mė tė madhe pėrsa i pėrket gjėrave qė dėshironi. Nė pjesėn mė tė madhe tė vitit do tė ndiheni kėshtu; e dini ēfarė doni dhe ēfarė duhet tė bėni pėr t'i realizuar.

Por tė papriturat do tė jenė duke ju pritur; njė dashuri e papritur me njė person qė nuk iu ka shkuar kurrė nė mendje, njė zhgėnjim apo njė shtatzani. Pse jo njė martesė, njė bashkėjetesė, njė zgjedhje qė do tė ndryshojė tė ardhmen tuaj. Do tė jetė njė vit pėr t'u mbajtur mend.

Puna

Saturni do t'ju garantojė arritje afatgjata. Mund tė ecni pėrpara nė karrierė, tė realizoni njė objektiv tė madh apo tė shtoni klientelėn. Jupiterin e keni kundėr, prandaj kujdes me administrimin e tė ardhurave dhe burokracitė.

Nėse shpresoni njė ndryshim drastik, Urani tek Demi nga Maji nė Nėntor mund t'ju sjellė tė rejat qė prisnit.

Shėndeti

Do tė jetė vit shumė i mirė pėr tė tonifikuar trupin. Shėndeti juaj ėshtė shumė i mirė dhe mund t'ia dilni tė shėroni njė shqetėsim tė hershėm, qė mendonit se ishte kthyer nė kronik. Tregoni kujdes me ushqimin, hani nė mėnyrė tė moderuar!

Binjakėt

Do ta nisni vitin duke u ndjerė mė tė lehtė, duke menduar pėr veten tuaj dhe projektet personale, duke zhvilluar interesat tuaja pa shqetėsimet e viteve tė kaluara qė ju kanė ngrirė buzėqeshjen nė buzė.

Urani tek Dashi nga fundi i Majit dhe deri nė Nėntor do ju ndihmojė tė bėni ndryshimet e nevojshme. Njė vit i mirė nė pėrgjithėsi, sidomos pėrsa i pėrket humorit tuaj dhe besimit nė vetvete.

Dashuria

Atmosfera e lirisė do tė ndihet nė dashuri gjatė 2018-ės. Do tė keni dėshirė tė shpalosni dėshirat tuaja lirisht, tė distancoheni nga ata qė ju kanė bėrė tė vuani, tė shprehni emocionet tuaja dhe tė shijoni pasionin, qofshit ēift apo beqar/e.

Gjithsesi kujdes Neptunin, qė nga Peshqit mund t'ju bėjė tė idealizoni atė qė ju pėlqen. Tregohuni realist dhe do t'ia dilni mė sė miri!

Puna

Nė 2018-ėn, pozicionimi i planeteve muaj pas muaji do tė ketė shumė rėndėsi pėr ju. Nė pėrgjithėsi ata do t'ju favorizojnė mė shumė sesa vitin e kaluar.

Nė disa muaj progresi do tė jetė mė i ngadaltė, nė disa tė tjerė mė i shpejtė. Nga nėntori, kujdes me tė ardhurat dhe shpenzimet. Mos kini frikė, 2018 do tė jetė vit mė i mirė sesa 2017!

Shėndeti

Nėse njė vit mė parė keni vuajtur nga shqetėsimet, 2018 do tė tregohet i mirė me ju. Sidomos nėse vuani nga depresioni ose vetėbesimi. Ky vit do tė pėrmirėsojė humorin tuaj. Njė kėshillė; merreni me tė mirė trupin tuaj.

Gaforrja

2018 do tė jetė njė vit intensiv pėr ju, tė dashur Gaforre. Intensiv dhe impenjativ, me momente tė komplikuara dhe tė tjera qė do ju ngrenė nervat. Prisni gjithēka, pėrveē mėrzitjes. Tė rejat do tė jenė tė shumta dhe do tė duhet tė tregoni kujdes e tė reflektoni pėr tė gjetur mėnyrėn mė tė mirė, pėr tė bėrė zgjedhjen e duhur pėr ju dhe familjen tuaj.

Pozicionimet e yjeve do t'ju sjellin gjėra shumė pozitive, por edhe tė lodhshme e tė komplikuara. Shumė gjėra do tė ndryshojnė. Rrini nė gatishmėri!

Dashuria

2018 nuk do tė jetė viti i duhur pėr paqartėsitė, pėr sjelljet sipėrfaqėsore apo grindjet. Do tė jetė viti perfekt pėr tė sistemuar jetėn tuaj e pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme.

Vendimet do tė jenė afatgjata si p.sh. tė nisni bashkėjetesėn, ose njė fėmijė; apo tė ndaheni, nėse grindeni shpesh. Gjithsesi yjet ju rekomandojnė tė ndryshoni gjithēka e tė prisni njė fazė ndryshe nė jetėn tuaj.

Puna

Me gjithė kėto kalime tė rėndėsishme planetare, 2018 shihet si njė vit ndryshimesh pėr ju Gaforre. Jupiteri tek Akrepi do ju ndihmojė tė zgjeroni aktivitetin, ndėrsa Urani tek Demi nga Maji nė Nėntor do ju tregojė rrugė tė reja pėr tė ndėrmarrė.

Kujdes Saturnin dhe Plutonin qė i keni kundėr, kalime tė vėshtira dhe impenjuese do ju detyrojnė tė lėvizni me kujdes dhe tė llogarisni mirė ēdo hap tuajin.

Shėndeti

Diagrama e shėndetit do tė jetė plot ulje dhe ngritje. Kur tė ndiheni shumė mirė, do tė vijė rėnia e lirė, dhe pasi tė arrini nė fund do tė ngriheni sėrish. Ky vit nuk ju ofron stabilitet.

Luani

Edhe nė 2018 do tė jeni pasionalė dhe kurajozė si gjithnjė. Madje nė raportet familjare ose ato personale mund tė jeni mė kėmbėngulės se asnjėherė, pėr t'i sjellė me kėmbė nė tokė personat qė doni.

Mos jini impulsivė, 2018 nuk do tė jetė vit i pafavorshėm, por do t'ju duhet tė tregoheni mė tė qetė, pėr tė evituar ekzagjerime tė ēdo tipi. Nėse do tė ndiqni kėtė kėshillė mund tė merrni nga 2018 mė tė mirėn qė ai ju ofron, sidomos nė fund tė vitit.

Dashuria

Me Uranin tek Dashi, mė pas tek Demi dhe Jupiterin tek Shigjetari, surprizat nuk do tė mungojnė nė zemrėn tuaj. Shumė gjėra do tė varen nga kalimet yjore mujore, por nė tėrėsi do tė jetoni njė vit pozitiv.

Do tė impenjoheni pėr tė realizuar ėndrrat dhe dėshirat apo pėr tė pritur njė surprizė tė papritur, pasi fati mund tė ndryshojė planet tuaja. 2018 do tė mbyllet vėrtet mirė pėr ju, Luanė.

Puna

Jupiteri tek Akrepi, tė cilit i shtohen edhe tė papriturat qė sjell Urani tek Demi, do t'ju shqetėsojnė gjatė vitit. Do t'ju bėjnė tė entuziazmoheni shpejt, ndėrkohė qė duhet ta vlerėsoni me kujdes situatėn, pėr tė ruajtur rezultatet e arritura deri tani.

Nėse do tė tregoni kujdes pėr tė mos bėrė zgjedhjet e gabuara, 2018 do tė jetė vit pozitiv pėr ju. Njė vit i mirė pėr tė ruajtur arritjet e realizuara, por jo pėr tė nisur projekte tė reja. Nga nėntori, Urani tek Dashi dhe Jupiteri tek Shigjetari do t'ju ndihmojnė tė zgjeroni kufinjtė tuaj dhe tė synoni pėr mė lart.

Shėndeti

Nėse do tė bėni kujdes me ushqimin, 2018 do tė jetė vit pozitiv pėr shėndetin. Mos ekzagjeroni me yndyrnat, sheqerin dhe alkoolin. Mėlēia juaj do tė jetė mė mirė, ndėrsa analizat e gjakut do ju dalin ok!

Virgjėresha

Ēfarė mrekullie ju pret nė 2018-ėn ju Virgjėresha. Gjatė kėtij viti do tė rimėkėmbeni plotėsisht. Humori do tė jetė super, do tė dini tė bėni zgjedhjet e duhura pėr tė stabilizuar jetėn tuaj edhe nė sferėn personale. Vendimet qė do tė merrni do tė pėrmirėsojnė ndjeshėm cilėsinė e jetės.

Sa mirė ėshtė tė ndiheni tė qetė, tė sigurt nė vetvete, me mė pak mendime negative dhe shqetėsime! Ndonjė gjė edhe mund tė shkojė jo mirė, por jo si nė vitet e kaluara.

Dashuria

2018 do tė jetė njė vit shumė i favorshėm pėr tė vendosur nė shtylla tė forta dashurinė tuaj. Do tė ndiheni tė sigurt nė vetvete dhe do tė zgjidhni mirė pėrsa i pėrket bashkėjetesės, fėmijėve, martesės, shtėpisė etj.

Zemra juaj do tė ndihet e sigurt dhe do tė arrini tė shprehni mirė atė qė ndjeni. Edhe nėse dashuria nuk ekziston, do tė gjeni mėnyrėn si ta bėni pjesė tė jetės suaj. Me Jupiterin tek Akrepi dhe Uranin tek Dashi, Kupidi mund t'ju surprizojė!

Puna

Nuk ndodh gjithnjė tė keni Jupiterin dhe Saturnin nė anėn tuaj. Nga ana tjetėr, nga maji nė nėntor do tė keni edhe Uranin. Synoni lart, pasi karriera juaj do tė jetė nė ngjitje.

Prisni stabilitet, siguri ekonomike, zgjidhje tėfavorshme, propozime qė po i prisnit prej kohėsh. Keni njė projekt tė vjetėr nėsirtar? Ndoshta ka ardhur momenti qė ta vini nė jetė!

Shėndeti

Tė shėndetshėm dhe energjikė. Nė 2018-ėn do tė jeni nė formė, tė gatshėm tė pėrballoni probleme tė vjetra. Besimi qė do tė keni nė vetvete do tė reflektohet edhe nė shėndetin tuaj. Tonifikoni trupin dhe ēdo gjė ėshtė ok!

Peshorja

Viti 2018 mund tė jetė njė vit plot punė, i karakterizuar nga zgjidhje qė do tė kėrkojnė reflektim maksimal dhe kujdes. Nėse nuk i parashikoni gjėrat, do tė pėrballeni me tė papritura qė mund t'ju detyrojnė tė rishikoni planet dhe projektet personale ose ato familjare.

Do tė jeni si uji qė merr formėn e enės ku ndodhet, prandaj do tė mėsoni tė pėrshtateni me situatat qė do tė krijohen. Lajme tė mira do tė merrni nė nėntor, kur Jupiteri tė shkojė tek Shigjetari.

Dashuria

2018 do t'ju sjellė nė vėmendje tė gjitha ngatėrresat e 2017. Nėse nuk keni menduar mė parė pėr t'u dhėnė zgjidhje, tashmė do tė detyroheni nga rrethanat. Tregohuni tė qetė, nėse e keni pėr zemėr partnerin, sepse nėse silleni ndryshe nuk do tė jetė njė vit i lehtė.

Nėse do tė mbėshtesni njėri-tjetrin, raporti juaj do tė forcohet. Nė tė kundėrt mund tė ndaheni. Nėse jeni nė kėrkim tė dashurisė, pikė sė pari fitoni pavarėsinė emotive, pėrpara se tė nisni njė histori vetėm pėr tė mos u ndjerė vetėm.

Puna

Nė 2018 do tė lodheni disi duke u pėrshtatur me kėrkesat dhe ritmet e reja nė punė. Nėse ju duket se po ecni nė njė terren jo shumė tė fortė, sforconi veten dhe shihni pėrpara, tregohuni elastikė. Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė merrni mė tė mirėnnga ky vit i vėshtirė pėr ju, Peshore.

Duke iu vėnė nė provė, ky vit do tė nxjerrė nė pah kapacitete qė ju nuk i dinit se i kishit. Do tė zgjeroni rrethin e kompetencave tuaja. Njė fundvit shumė i mirė me Jupiterin tek Shigjetari.

Shėndeti

Energjia juaj nuk do tė jetė arma juaj mė tė fortė. Prandaj duhet tė mėsoni tė shfrytėzoni me kujdes forcėn tuaj, duke mos harxhuar energji me situata tensionuese apo nervoze. Pushoni dhe shijoni ushqimin.

Akrepi

Jeni gati Akrepė? 2018 ju ofron njė vit pėr t'u mbajtur mend. Tė lumtur nė dashuri, tė suksesshėm nė punė, tė ardhura nė rritje, mirėqėnie dhe mirėkuptim nė familje.

Do tė ndiheni tė sigurt nė ēdo hap qė do tė hidhni, nė zgjedhjet qė do tė bėni, nė veprimet qė do tė ndėrmerrni. Gjithsesi nuk do t'ju mungojnė surprizat, qė Urani, qė do tė ndodhet tek Demi nga maji nė nėntor, do t'ju shkaktojė gjatė kėtyre muajve.

Dashuria

Njė vit i lumtur, njė dashuri e fortė; do tė ndiheni protagonist nė marrėdhėnien tuaj. Disa prej jush do tė marrin njė vendim tė rėndėsishėm qė do tė zgjasė pėrgjithmonė.

Nėse jeni tė pėrfshirė nė njė histori stabėl do tė pėrjetoni njė periudhė shumė tė bukur, do ta gjeni lumturinė edhe nė gjėrat e vogla dhe tė parėndėsishme tė pėrditshmėrisė. Nėse jeni beqarė, hidhuni nė sulm. Ky vit ju rezervon surpriza pa mbarim! Urani, nga maji nė nėntor, do t'ju garantojė situata tė forta.

Puna

Me Jupiterin tek Akrepi dhe Saturnin nė anėn tuaj, 2018 do tė jetė njė vit i shkėlqyer pėr punėn. Pėrgatituni pėr rezultate pozitive, tregoni aftėsitė tuaja, zgjidhni situata tė komplikuara.

Vendimet qė do tė merrni kėtė vit do tė jenė pozitive dhe ju garantojnė stabilitet dhe shumė tė ardhura. Nuk do tė ndaleni dhe do tė hidhni hapa plot siguri pėrpara.

Shėndeti

Forca juaj e brendshme do tė shoqėrohet nga rezistenca fizike dhe forma e mirė. Do tė ndiheni plot energji, pėr tė pėrballuar impenjimet e pėrditshme dhe pėr tė mos u prekur nga stresi. Kujdes mos shėndosheni!

Shigjetari

2018 do tė jetė njė vit pėrgjithėsisht i qetė, me ndonjė tė re qė gjithsesi nuk do ta pėrshpejtojė ritmin e kėtij viti. Vetėm nė fund tė vitit, ritmi do tė pėrshpejtohet, me futjen e Jupiterit tek shenja juaj. Ky kalim do tė nxjerrė nė pah arritjet dhe dėshirat tuaja.

Do ju ndihmojė tė shprehni tė gjitha gjėrat qė keni mbajtur brenda gjatė kėsaj kohe. Vetėm Neptunin do ta keni kundėr. Ai mund t'ju shkaktojė ndonjė zhgėnjim nė familje apo dashuri, por do ta kaloni pa probleme.

Dashuria

Urani qė ndodhet tek Dashi do t'ju sjellė transformime dhe ndryshime nė dashuri, por pėr shumė nga ju kėto tė reja kanė lidhje me ngjarje tė kaluara. Pėr disa nga ju, 2018 do tė jetė viti i transformimit. Ai do tė konsistojė sidomos nė nevojat tuaja dhe do tė kėrkojė strategji tė ndryshme nga ato qė keni pėrdorur nė tė kaluarėn.

Neptunin do tė keni kundėr, do tė tentoni tė kėrkoni idealen, por do tė keni njė pėrballje direkte mes vetes dhe realitetit. Kėrkoni atė qė ju meriton dhe shtrėngojeni fort!

Puna

2018 do tė jetė njė vit i qetė, por nganjėherė do t'ju pushtojė frika se diēka mund tė shkojė keq. Gjithsesi, konfigurimi i yjeve pėr ju nuk do tė jetė i keq, por muaj pas muaji situata ndryshon.

Vetėm nga Nėntori e nė vazhdim situata do tė kthehet e gjitha nė favorin tuaj, dhe do t'ju shpėrblejė pėr sforcot e kaluara.

Shėndeti

Do tė jeni mirė, por duhet tė tregoni kujdes veēanėrisht me pamjen e jashtme; kujdes si ushqeheni. Mos eleminoni asnjė ushqim nga dieta juaj, duhet tė hani gjithēka qė tė mos keni mungesa nė organizėm.

Bricjapi

Saturni dhe Plutoni do tė jenė tek Bricjapi. Ky kalim do t'ju ndihmojė tė arrini objektivat tuaja, tė ēdo tipi qofshin, por mund t'ju bėjė edhe shumė tė fortė dhe tė vendosur saqė nuk do tė pyesni se kė do tė shkelni me kėmbė gjatė realizimit tė gjėrave qė keni pėrzemėr.

Nuk do tė hiqni dorė nga asnjė, nė emėr tė suksesit, as nga humaniteti juaj, as nga empatia, as nga solidariteti. Pra, pėrveē suksesit material, do tė fitoni gjėra mė tė ēmueshme; stimėn dhe besimin e atyre qė ju rrethojnė.

Dashuria

Surpriza tė kėndshme ju presin gjatė 2018-ės! Do tė ndiheni tė sigurt dhe do t'i kėrkoni pa probleme partnerit atė qė doni. Stabiliteti emotiv do t'ju shoqėrojė pėrgjatė gjithė vitit.

Nėse jeni beqar/e kjo do tė jetė njė periudhė e bukur pėr tė fituar vetėbesimin dhe rifituar potencialin sensual. Flirtet do tė jenė tė mrekullueshme, sidomos nga maji nė nėntor, njė periudhė kohore qė gati gati do t'ju duket magjike!

Puna

Vit arritjesh, konfirmimesh, impenjimesh qė do tė pėrmbyllen me sukses. Ēfarė ju mungon Bricjapė? Pėrgjigjen do ta keni gati: Mė shumė tė ardhura.

Me Jupiterin tek Akrepi deri nė nėntor do tė keni mundėsi tė siguroni tė ardhura tė mira, tė arrini sukses nė biznes, tė merrni bonus, ose tė gjeni njė punė mirė tė paguar. 2018 do tė jetė njė vit me plot avantazhe pėr ju!

Shėndeti

Do tė ndiheni mirė, sepse rrota e fatit do tė jetė nė anėn tuaj. Do tė jeni plot shėndet, por edhe tė qetė dhe plot humor. Do tė rilindni. Nėse doni tė zgjeroni familjen periudha maj-nėntor ėshtė perfekte.

Ujori

Tė pakėnaqur, tė pa pėrmbushur, nganjėherė edhe tė frikėsuar nga diēka qė ju vetė nuk dini ta pėrkufizoni. Miq dhe mikesha tė Ujorit, ēfarė po ju ndodh? Hidhni sytė pas dhe shikoni gjithė gjėrat qė keni bėrė dhe keni arritur.

Jupiteri tek Akrepi do t'ju acarojnė disi, por nė anėn tuaj do tė keni Uranin (pėrveē periudhės maj-nėntor) dhe nga nėntori edhe Jupiterin qė do t'jua bėjnė shumė fantastikė dy muajt e fundit tė vitit.

Dashuria

Dyshues, xhelozė, tė vėmendshėm. Ose tė pakėnaqur nga partneri. Ose akoma tė ngėrthyer nė kujtimet e njė dashurie qė nuk ėshtė fshirė ende nga zemra juaj. Yjet ju kėshillojnė tė shihni pėrpara ose mbrapa nėse ju shėrben pėr tė rijetuar tė gjitha periudhat e bukura qėkeni kaluar me partnerin aktual.

Ndodhin gjithnjė situata qė ju lėnė tė pakėnaqur. Nė vjeshtė do tė shihni qė gjithēka do tė marrė fund. Beqarė? Do tė pėrjetoni dashuri tė ēuditshme, pėr disa mund tė jenė dashuri afatgjata, pėr disa thjesht kalimtare.

Puna

2018 nuk do tė jetė njė vit i pafavorshėm, por duhet tė bėni kujdes me zgjedhjet, me fjalėt apo me dėshirėn pėr tė pasur mė shumė. Dėshira pėr tė bėrė mė shumė para, mund t'ju shtyjė tė bėni njė hap fals.

Lėvizni me kujdes, me urtėsi dhe realizėm. Edhe pse yjet nuk do t'ju garantojnė njė qiell nė favorin tuaj, do tė realizoni disa gjėra tė mira. Rezultate spektakolare do tė arrini nga nėntori e nė vijim.

Shėndeti

Pakėnaqėsia shpirtėrore mund tė manifestohet negativisht nė shėndetin tuaj. Do tė ankoheni vazhdimisht nga dhimbje tė ndryshme. Kjo do tė jetė njė mėnyrė pėr tė shprehur shqetėsimin tuaj tė brendshėm. Pėrkėdheluni e dhuroni pėrkėdhelje!

Peshqit

2018 do tė jetė i mbushur me kalime pozitive dhe nė pėrgjithėsi nuk do tė kaloni situata tė pafavorshme. Do tė ndiheni tė fortė, tė vendosur, plot vetėbesim, tė gatshėm tė hidhni pas krahėve vitet e vėshtira.

Do tė jeni gati veēanėrisht tė merrni nga jeta atė qė keni mė pėrzemėr, nė tė gjithė drejtimet. Fati do t'ju rezervojė surpriza tė bukura, kėshtu qė, shijojini!

Dashuria

Tė lumtur, tė kėnaqur dhe tė dashuruar. Kėshtu do t'ju shohin yjet kėtė vit. Nga ana tjetėr do tė jeni mjaft praktik, gjė qė do t'ju ndihmojė tė merrni vendime tė rėndėsishme, mjaft tė gjetura, tė destinuara t'ju dhurojnė stabilitetin emotiv qė ėndėrroni.

Njė periudhė shumė e mirė pėr tė gjetur dashurinė, pėr tė gjetur personin e duhur, pėr tė shtuar familjen, nėse dėshironi. Surpriza pa mbarim nga maji nė nėntor.

Puna

Do tė ndiheni gati pėr t'u impenjuar, pėr tė kėrkuar atė qė dėshironi, pėr tė shtuar kontaktet, marrėdhėniet qė kanė rėndėsi etj. Objektivi juaj kryesor do tė jetė: Tė pėrmirėsoni situatėn tuaj dhe tė bėni njė hap pėrpara pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės.

Gjatė vitit 2018 do tė keni mė shumė tė ardhura, tė paktėn deri nė nėntor dhe kjo do tė jetė njė arritje e rėndėsishme. Stabiliteti nė punė dhe konfirmimi i aftėsive tuaja do t'ju ndjekin pėrgjatė gjithė vitit.

Shėndeti

Viti 2018 do tė jetė periudha kur do ta rimerrni veten, nė trup dhe shpirt. Do tė ndiheni mirė brenda dhe kėtė do ta reflektoni nė pamjen e jashtme. Nėse doni tė pėrmirėsoni aspektin fizik, Saturni do t'ju ndihmojė sė tepėrmi.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
bc+OC

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė