Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si e pėrjetojnė fundin e njė dashurie shenjat e horoskopit?

Ēėshtjet e zemrės janė shumė delikate dhe ēdo person reagon nė mėnyrėn e vet, por yjet kanė si gjithmonė ndikimin e tyre.

Si e pėrjetojnė fundin e njė dashurie shenjat e horoskopit?
Si e pėrjetojnė fundin e njė dashurie shenjat e horoskopit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/10/2017 20:54

Ndjenjat janė gjithmonė intriguese dhe misterioze: tė gjithė janė interesantė kur pėrfshihen nga ndjenjat nė ēfarėdo lloj moshe. Ndodh qė kur jemi tė dashuruar nxjerrim anėn tonė mė tė mirė. Po kur ndahemi, si reagojmė?

Horoskopi na zbulon se cilat janė sjelljet mė tė predispozuara duke u bazuar nė shenjėn tonė tė zodiakut. Tė kėrkosh mbėshtetje tek yjet mund tė jetė njė mėnyrė e dobishme dhe e vlefshme pėr tė shpresuar sėrish dhe pėr tė buzėqeshur pas mbylljes sė njė historie tė rėndėsishme.

Dashi

Pėr ju fundi i njė dashurie ėshtė si fundi i njė beteje. Por edhe nė qoftė se humb, je i sigurt qė ke dhėnė maksimumin pėr tė mbajtur gjallė pasionin. Nėse vendimi pėr t'i dhėnė fund nuk ka qenė i yti, mund tė pėrpiqesh tė rikuperosh raportin edhe kur duket qė nuk ka mė shpresa. Nė pėrgjithėsi nuk tė intereson tė mbash raporte tė mira me dikė qė je ndarė: ke nevojė pėr pak kohė pėr tė rifituar energjinė e humbur dhe pėr tė nisur njė histori tė re dhe pasionante.

Demi

Pėr ju kur merr fund njė marrėdhėnie, hapen dy skenarė: nė qoftė se vendimi pėr t'i dhėnė fund ėshtė marrė nga ju, do tė thotė se ka qenė diēka e menduar mirė. Nuk ke mėdyshje dhe tregon vendosmėri nė zgjedhjen tėnde. Nėse vendimi ėshtė marrė nga personi nė krah, mund tė kaloni njė periudhė obsesioni dhe bėni skena xhelozie tė tmerrshme qė konkurrojnė me Otellon. Nuk tė pėlqejnė ndryshimet dhe tė marrėsh veten pasi ke humbur njė pikė referimi, tė duhet shumė kohė.

Binjakėt

Nuk ėshtė e lehtė pėr ju t'i jepni fund njė marrėdhėnieje dhe nė shumicėn e rasteve largohesh ose gjen njė mėnyrė qė personi qė kishit nė krah tė kuptojė qė mendimet dhe vėmendja juaj janė kthyer diku tjetėr. Nė pamje tė jashtme duket qė nuk tė bėn shumė pėrshtypje qė mori fund, por nė tė vėrtetė vuan shumė dhe tė vijnė njė mijė mendime nė kokė duke kėrkuar tė gjesh pėrse ndodhi. Megjithatė e merrni veten shpejt. Nėse nė tė ardhmen tė kthehet dėshira pėr tė shikuar ndonjė ish tė dashur, nuk heziton ta propozosh, edhe pse pėrfundoi shumė keq.

Gaforrja

Pėrfundimi i njė historie dashurie pėr ju ėshtė njė tragjedi e vėrtetė. Ti mendon gjithmonė qė personi qė ke krah do tė jetė personi, me tė cilin do tė martohesh dhe tė krijosh familje. Vetėm mendimi qė gjithēka mund tė marrė fund tė trishton dhe tė bėn tė derdhėsh lot. Reagimi juaj zakonisht ėshtė pesimist: imagjinon vetminė nė tė ardhmen. Por pas njėfarė kohe, shpresa rikthehet. Ajo qė nuk merr fund ėshtė zemėrimi ndaj atij, qė tė ka lėnė pa menduar pėr dhimbjen qė do tė tė shkaktonte.

Luani

Ndonjėherė krenaria juaj ėshtė mė e fortė se dashuria dhe kur lėndohesh, shkėput ēdo gjė me shkaktarin e vuajtjes tėnde. Nuk turpėrohesh tė tregosh plagėt e tua qė janė shenjė e dashurisė dhe e ndjenjave. Por ju e dini se kėto plagė do tė transformohen nė shenja tė padukshme qė do tė kontribuojnė nė unitetin dhe bukurinė tuaj. Nuk dėshiron tė mbash raporte miqėsie: do tė dukej si diēka e pavėrtetė. Pėr ju ndjenja e vėrtetė nuk vdes kurrė.

Virgjėresha

Pėrpos asaj qė dukesh, jeni njė person shumė i brishtė dhe kur i jep fund njė dashurie, vuan shumė (ėshtė shumė e vėshtirė pėr ty tė dashurohesh dhe pastaj tė ndahesh). Megjithatė, racionaliteti juaj nuk ju braktis dhe sidomos nė fund tė njė martese. Di t'i bėsh mirė llogaritė e tua pėr tė marrė para nga ai qė guxoi tė tejkalojė kufijtė pa ju respektuar siē do tė donit. Nuk dėshpėrohesh dhe preferon qė plagėt t'i shėrosh nė vetmi dhe nė heshtje.

Peshorja

Ju nuk gjeni kohėn pėr tė mbyllur njė histori, pasi keni njė tjetėr gati pėr tė filluar, duke ju pėrfshirė plotėsisht. Nuk e do vetminė, madje edhe kur je nė ēift, ke persona me tė cilėt flirton. Pėr ju ėshtė e natyrshme qė njė histori tė marrė fund madje nė shumė raste ju vazhdoni tė mbani raporte miqėsore, shpesh duke shkaktuar skena xhelozie nė lidhjen tėnde tė "re". Gjėja mė e vėshtirė pėr ju ėshtė tė merrni njė vendim, edhe kur e di qė dashuria ka mbaruar, nuk e merr dot guximin t'i japėsh fund.

Akrepi

Sapo i jep fund njė dashurie, personi qė dashuroje kthehet nė armikun tėnd mė tė madh dhe kėrkon tė gjesh gjithēka qė ka bėrė gabim dhe qė ju detyroi t'i jepnit fund. Nėse historia qė pėrjetuat ka qenė shumė intensive, e ke tė vėshtirė ta pranosh qė ai ju la, vuan shumė dhe pėrpiqesh tė hakmerresh nė tė gjithė mėnyrat e mundshme. Pėrgjithėsisht je mizore, nėse fundi i kėsaj dashurie ka qenė vendim i yti, sepse mendon se pėrgjegjėsia nuk ėshtė e jotja. Pėrdor ndjenjėn e fajit pėr tė ndėshkuar ata qė nuk ju duan mė.

Shigjetari

Mendon qė je njė person i mirė dhe pėrpiqesh t'i japėsh fund me shumė klas njė historie. Megjithatė kjo jo gjithmonė ėshtė e mundur, sepse duke qenė njė shenjė e zjarrit, humb shumė lehtė arsyen nė ēėshtjet e zemrės. Zemėrimi ndaj atij qė tė ka lėnė ėshtė i pashmangshėm, por nuk zgjat shumė. Zėnkat bėhen rutinė disa ditė pas ndarjes. Por e rėndėsishme ėshtė tė gjesh pėrsėri buzėqeshjen dhe t'i japėsh vetes mundėsi pėr njė histori tjetėr.

Bricjapi

Zakonisht je ti qė e merr vendimin pėr t'i dhėnė fund njė historie. Ndonjėherė e bėn pėr nevoja tė punės dhe nė kėtė rast, nuk ka asgjė qė t'ju bėjė tė rimendoni sepse i keni bėrė vlerėsimet tuaja me saktėsi. Por mund tė ndodhė qė mund tė dashuroheni me tė vėrtetė dhe nė kėtė rast fundi i njė dashurie pėrjetohet me shumė dhimbje. Pėrpiqesh t'i fshehėsh emocionet dhe tė thuash qė je nė rregull, por thellė nė sytė e tu mund tė shihet gjithė trishtimi yt.

Ujori

Ndodh qė akoma pa e kuptuar qė njė histori ka filluar, vėren qė ajo mori fund. Ju, me pak fjalė, nuk i doni lidhjet, kufizimet dhe zinxhirėt, por nė tė vėrtetė e keni shumė tė vėshtirė tė largoheni nga personi qė keni dashur, edhe pse nuk e kishit zyrtarizuar lidhjen. Dhe pėr kėtė arsye pėrpiqesh tė mbash njė raport miqėsor edhe pas ndarjes. Por mbani mend qė tė shkoni nė shtrat bashkė nuk ka tė bėjė me tė qenit miq.

Peshqit

Pėr persona si ju, qė doni tė krijoni marrėdhėnie simbiotike me tė dashurit ėshtė shumė e vėshtirė tė largohesh. Nėse njė histori merr fund, zakonisht e kupton shumė kohė mė parė. Intuita juaj shpesh bie ndesh me dėshirėn tuaj pėr tė vazhduar edhe dashuri tė pamundura. Ankesat tuaja vazhdojnė edhe pas ndarjes, duke i pėrkeqėsuar shpesh situatat qė mund tė mbylleshin nė mėnyrė mė paqėsore. Nė rast tradhtie, e gjithė bota duhet ta marrė vesh se sa mashtrues ishte i dashuri juaj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
6?Ddb

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė