Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Thėniet mė tė mira nga libri Sekreti i Rhonda Byrne

Perspekti sjell pėr ju disa nga thėniet mė tė mira lidhur me Ligjin e Tėrheqjes tė marra nga libri "Sekreti" i Rhonda Byrne.

Thėniet mė tė mira nga libri Sekreti i Rhonda Byrne
Thėniet mė tė mira nga libri Sekreti i Rhonda Byrne
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/12/2017 10:01, Ndryshuar: 26/12/2017 17:07

Mirėnjohja ka qenė njė ushtrim shumė i fuqishėm pėr mua. Ēdo mėngjes ngrihem dhe them: "Faleminderit!" Ēdo mėngjes, kur vė kėmbėt nė dysheme, them: "Faleminderit!" Pastaj, ndėrsa jam duke larė dhėmbėt dhe duke bėrė gjėrat rutinė tė mėngjesit, filloj tė rikujtoj gjėrat pėr tė cilat jam mirėnjohės. Nuk ėshtė se mendoj pėr to mekanikisht dhe bėj gjėra rutinė, por vazhdoj tė ndihem thellėsisht mirėnjohės.

James Ray

"Shumė njerėz qė e organizojnė jetėn nė mėnyrė korrekte nė tė gjitha fushat e tjera, mbetėn tė varfėr ngaqė u mungon mirėnjohja."

Wallace Wattles

Ji mirėnjohės pėr atė qė ke tani. Kur fillon tė reflektosh pėr gjėrat e jetės tėnde pėr tė cilat je mirėnjohės, do tė mbetesh i habitur kur tė zbulosh se sa shumė janė ato.Vetėm duhet tė fillosh, pastaj ligji i tėrheqjes do t'i marrė mendimet mirėnjohėse dhe do tė tė sjellė shumė tė tilla.Atėherė do tė jesh nė frekuencėn e mirėnjohjes dhe tė gjitha gjėrat e mira do tė jenė tė tuat.

Rhonda Byrne

"Praktikimi i pėrditshėm i mirėnjohjes ėshtė njė prej rrugėve nėpėrmjet sė cilės do tė arrijė pasuria jote."

Wallace Wattles

Kur falėnderon sikur ta kesh marrė atė qė dėshiron, emeton njė sinjal tė fuqishėm nė Univers. Sinjali tregon qė ti tashmė e ke atė gjė, ngase po tregohesh mirėnjohės. Ēdo mėngjes, para se tė ngrihesh nga shtrati, bėje zakon tė jesh parapraktikisht mirėnjohės pėr ditėn fantastike qė tė pret, sikur ta kishe jetuar tashmė.

Rhonda Byrne

Pėrfytyrimi ėshtė kaq i fuqishėm sepse, ndėrsa ti krijon nė mendje imazhet ku sheh veten duke zotėruar gjėrat qė dėshiron, nė tė vėrtetė je duke gjeneruar mendime dhe ndjenja sikur i ke ndėrkaq ato gjėra. Pėrfytyrimi ėshtė thjesht njė mendim i pėrqėndruar fort tek imazhet, prandaj shkakton ndjenja tė fuqishme. Kur pėrfytyron, e emeton atė frekuencė tė fuqishme nė Univers. Ligji i Tėrheqjes e kap atė sinjal tė fuqishėm dhe i kthen imazhet tek ti, pikėrisht siē i ke pėrfytyruar.

Rhonda Byrne

Ėshtė ndjenja ajo qė krijon tėrheqjen, jo vetėm imazhi apo mendimi.Shumė njerėz mendojnė: "Nėse kam mendime pozitive apo nėse pėrfytytoj tė kem atė qė dua, kjo do tė mjaftojė." Por, nėse e bėn kėtė dhe nuk e ndien ende bollėkun, nėse nuk e ndien dashurinė apo gėzimin, kjo nuk mjafton pėr tė krijuar fuqinė e tėrheqjes.

Jack Candifield

E bėn veten tė mendosh sikur je vėrtet nė atė makinė. Jo mendime tė tilla, si: "Do tė doja ta blija atė makinė!" ose "Njė ditė a njė tjetėr do ta blej atė makinė!" sepse dėshira jote ka njė ndjenjė preēise, qė nuk ėshtė as kėtu e as tani, por nė tė ardhmen. Nėse i qėndron kėsaj ndjenje, do tė jesh gjithmonė nė tė ardhmen.

Bob Doyle

Ndjenja dhe vizioni i brendshėm do tė fillojnė tė jenė njė derė e hapur, nėpėrmjet sė cilės do tė fillojė tė shprehet fuqia e Universit.

Michael Bernard Beckwith

"Se ēfarė ėshtė kjo fuqi, nuk di ta them. Di vetėm qė ajo ekziston."

Alexander Graham Bell (1847-1922)

Detyra jonė ėshtė tė zbulojmė "si-nė" qė do tė dalė nga pėrkushtimi dhe besimi te "ēfarė."

Jack Canfield

"Si-tė" janė ēėshtje tė Universit, qė e dijnė gjithmonė rrugėn mė tė shkurtėr, mė tė shpejtė dhe mė tė harmonishme mes teje dhe ėndrrės tėnde.

Mike Dooley

Nėse i hapesh Universit, do tė habitesh dhe do tė shushatesh nga ajo qė do tė tė jepet. Dhe kėtu ndodhin magjitė dhe mrekullitė.

Dr. Joe Vitale

Tė gjithė mėsuesit e Sekretit janė tė vetėdijshėm pėr elementet qė ti vė nė lėvizje, kur pėrfytyron. Ndėrsa sheh dhe ndien imazhin nė mendjen tėnde, zhvendosesh nė njė vend ku beson se do ta kesh ndėrkaq atė qė dėshiron.Gjithashtu, ti shfaq edhe besimin tek Universi, sepse pėrqendrohesh te rezultati pėrfundimtar dhe pėrjeton atė ē'ka do tė ndiesh, pa e vrarė mėndjen se "si" do tė vijė kjo gjė. Imazhin qė ke nė mendje e sheh sit ė realizuar.Ndjenjat e tua e shohin si tė realizuar. Mendja dhe gjithė qenia jote e shohin sikur tashmė ka ndodhur. Ky ėshtė arti i pėrfytyrimit.

Rhonda Byrne

Do tė duhej ta bėje praktikisht ēdo ditė, por nuk duhet tė jetė kurrė njė detyrim.Ajo ēka ėshtė vėrtet e rėndėsishme pėr Sekretin, ėshtė tė ndihesh mirė.Ti do qė ky proēes tė tė bėjė tė ndihesh euforik. Do qė tė jesh nė humor tė mirė, i lumtur dhe nė harmoni, sa mė shumė tė jetė e mundur.

Dr. Joe Vitale

"Tė gjithė pėrfytyrojnė, janė tė vetėdijshėm pėr kėtė ose jo. Pėrfytyrimi ėshtė sekreti i madh i suksesit."

Genevieve Behrend

"Tė gjithė kemi mė shumė fuqi dhe mundėsi nga ē'mendojmė, ndėrsa pėrfytyrimi ėshtė njė prej kėtyre fuqive mė tė mėdha."

Genevieve Behrend

"Asgjė nuk mund ta pengojė imazhin tėnd qė tė shndėrrohet nė njė formė konkrete, pėrveē tė njėjtės fuqi qė e ka prodhuar, ti."

Genevieve Behrend

Ndryshimi i vetėm mes njerėzve qė jetojne nė kėtė mėnyrė, nė magjinė e jetės, dhe atyre qė nuk jetojnė kėshtu, ėshtė se ata qė jetojnė nė magjinė e jetės e kanė bėrė kėtė njė zakon. E kanė bėrė zakon pėrdorimin e ligjit tė tėrheqjes dhe i ndjek magjia kudo qė shkojnė, sepse kujtohen ta pėrdorin. E pėrdorin gjithė kohėn, jo vetėm nė njė rast tė veēantė.

Marci Shimoff

Njerėzit e pranojnė kėtė pėr njėfare kohe vėrtet shndėrrohen nė pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė saj.Ata thonė: "Jam i entuziazmuar. Kam parė atė programin dhe tani do ta ndryshoj jetėn time." Por rezultatet nuk duken. Nėn sipėrfaqe, diēka ėshtė gati tė ndodhė, por personi sheh vetėm rezultatet sipėrfaqėsore dhe thotė: "Kjo nuk bėn." Dhe e di ēfarė? Universi thotė: "Dėshirat e tua janė urdhra pėr mua." Dhe gjithēka zhduket.

James Ray

Kur lejon qė dyshimi tė hyjė nė mėndjen tėnde, ligji i tėrheqjes shumė shpejt do t'i pėrvijojė mendimet skeptike njeri-pas tjetrit. Kur tė vjen nje mendim qė shpreh dyshim, largoje menjėherė. Lėre tė ikė nė rrugėn e tij. Zėvendėsoje me: "E di qė ajo qė dėshiroj, po mė vjen tani." Dhe ndjeje.

Rhonda Byrne

"Imagjinata ėshtė gjithēka. Ėshtė pamja paraprake e gjėrave qė do tė tėrheqė jeta." Albert Einstein (1879-1955)

"Pėr tė pasur dashuri... mbushu me dashuri derisa tė bėhesh magnet."

Charles Haanel
Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
c\g_6

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė