Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kush ėshtė e dashura perfekte bazuar nė astrologji?

Nga 1 deri tek 12 sipas shenjės sė horoskopit, nė kėtė artikull Perspekti do tė renditė femrat nga mė e mira tek ajo mė pak e mira.

Kush ėshtė e dashura perfekte bazuar nė astrologji?
Kush ėshtė e dashura perfekte bazuar nė astrologji?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/01/2018 23:30

Renditja bėhet duke pasur vetėm njė kriter: Si jeni ju vajza si tė dashura? Tani ngelet vetėm tė shihni nė ē'pozicion jeni dhe meshkujve u mbetet tė bėjnė llogaritė.

1. Mė tė mirat: Femrat Shigjetar

Femrat Shigjetar janė tė kėqijat e vetes dhe kritikueset mė tė mėdha, por si tė dashura ato thjesht shkėlqejnė! Ato arrijnė t'ju bėjnė tė besoni nė yje dhe ju do tė arrini tė nxirrni tė gjithė potencialin qė keni duke pasur ato nė krahė. Kur vjen fjala te dashuria, ato nuk e kanė aspak problem qė t'ju vėnė juve nė radhė tė parė e mė pas veten e tyre. Besimi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr to. Nėse ju u jepni besim, e keni fituar dashurinė e tyre pėrjetė. Ato dashurojnė si tė ēmendura dhe nėse ju jeni personi me tė cilin kanė mundėsi tė shfaqin gjithė ēmendurinė e pasionin qė kanė, BINGO, do tė jenė me ju gjithmonė. Femrat Shigjetar janė shumė tė kujdesshme pėr ndjenjat e tė tjerėve dhe ato bėjnė shumė nė mėnyrė qė t'ju ndihmojnė tė gjeni veten, gjė qė do t'ju bėjė tė ndiheni gjithmonė prioriteti i tyre. Gjithashtu, Shigjetarėt janė mbrojtės tė mirė tė vetes, ama nėse dashurojnė, sido tė shkojnė punėt, ju do tė keni njė copėz nga zemra e tyre pėrjetė.

2. Femrat Peshq

Nė fillim ato duken shumė tė turpshme. Do t'ju largojnė dhe njėkohėsisht ju do tė intrigoheni edhe mė shumė pėr t'i njohur dhe pikėrisht nė kėtė moment do tė shihni se nė fakt jeni me shumė fat. Nga tė gjitha shenjat e horoskopit, femrat Peshq janė mė besniket nė njė marrėdhėnie. Ato janė gjithmonė suportuese dhe do t'ju mbėshtesin nė ēdo gjė ju keni nevojė tė ndėrmerrni njė iniciativė. Femrat Peshq gjithashtu janė shumė tė mira pėr tė lexuar tė tjerėt, ndaj dhe do t'i kushtojnė rėndėsi gjithēkaje qė thoni dhe bėni. Kjo nxjerr nė pah dhuntinė e tyre pėr tė mėsuar mė shumė pėr ju nga sa nė tė vėrtetė ju shfaqni. Gjithashtu, Peshqit janė shenja mė sensitive qė do tė thotė se ato kurrė nuk do tė nisen t'ju lėndojnė por nėse ju gaboni, harrojeni, zemrėn e tyre nuk do ta keni mė kurrė sepse ato nuk falin.

3. Femrat Bricjap

Ato janė perfeksioniste tė lindura. Nė njė lidhje gjithnjė pėrpiqen tė japin mė tė mirėn dhe ju tė shihni versionin e tyre mė tė saktė. Femrat Bricjap do jenė gjithnjė dominante nė njė lidhje dhe do t'ju mbrojnė nė ēdo situatė, edhe nėse ju e keni krejtėsisht gabim. Kjo gjė do t'ju bėjė tė ndiheni mjaft mirė dhe do e dashuroni dhe mė shumė partneren tuaj Bricjap. Bricjapėt bien nė dashuri me fitimtarėt, ndaj nėse ju jeni njė prej tyre, ajo do t'ju dhurojė gjithė zemrėn. Femrat Bricjap janė shumė tė mira nė fshehjen e ndjenjave, ē'ka do ta bėjė mė tė mistershme lidhjen tuaj tė dashurisė. Ato nuk duan tė fusin njeri nė zemėr ndaj nėse juve e bėni tė mundur, keni pėr tė marrė mė tė mirėn prej tyre.

4. Femra Peshore

Peshoret janė mė dashamirėset nga tė gjithė. Nė njė lidhje ato do tė mundohen tė largojnė konfliktin apo sherrin sepse ato gjithmonė duan tė jenė pozitive dhe tė lumtura. Ama, kur dikush i lėndon, ato e pėrjetojnė mė shumė se tė tjerėt ndaj duhet tė jeni tė kujdesshėm nė kėtė aspekt. Ato japin gjithēka kanė qė njė lidhje tė funksionojė siē duhet dhe nuk e marrin fare parasysh faktin qė duhet tė vendosin veten tė parat sepse pėr to, ju jeni idhulli i jetės. Gjithashtu ato janė shumė sociale, ē'ka do tė thotė se janė tė papara pėr tė krijuar lidhje me tė tjerėt dhe nė kėtė mėnyrė mund t'ju zgjidhin shumė punė. Arsyeja e vetme qė do ta ēonte njė femėr Peshore nė ndarje ėshtė nėse ju e teproni duke e bėrė xheloze. Herėt e para ajo do ta pėlqejė kėtė gjė, por mė vonė do tė mėrzitet shumė thjesht do tė heqė dorė.

5. Femra Binjak

Femrat Binjak kanė dy personalitete. Nė njėrin ato janė shumė argėtuese dhe tipa qė pėrshtaten, ndėrsa nė tjetrėn ato janė shumė negative dhe pesimiste, ē'ka bėn njė lėmsh nė fund tė ditės. Nė njė marrėdhėnie ato gjithmonė mundohen qė ta fshehin pjesėn e tyre "tė errėt" qė ia njohin shumė mirė vetes. Gjithsesi, femrat Binjak janė nė 5 mė tė mirat sepse ato janė shumė besnike dhe nuk e kufizojnė mashkullin e tyre pėr sa i pėrket lirisė qė ai ka. Nėse ato arrijnė tė dashurohen, do tė jenė gjithmonė nė pėrmirėsim tė vetes dhe tė marrėdhėnies tuaj dhe asnjėherė nuk do t'ju zhgėnjejnė.

6. Femra Ujor

As mė tė mirat, as mė tė kėqijat. Femrat Ujor janė nė fakt paksa tė ēuditshme, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė gjė e keqe. Ato janė tė turpshme nė lidhjet e dashurisė dhe e kanė qejf individualitetin e tyre tė qėndrojė gjithmonė ashtu siē ėshtė, pa ndryshuar. Nėse ju e respektoni kėtė kriter, jini tė sigurt se ajo do t'ju dojė vetėm juve gjithmonė. Diēka tjetėr e mirė tek ato ėshtė fakti qė ndonjė mangėsi qė keni ato do tė mundohen ta shohin si diēka tė mirė dhe nuk do t'ju kritikojnė pėr kėtė. E vetmja gjė qė mund tė ēojė nė ndarje ėshtė fakti se femrat Ujor janė disi tė pasigurta te vetja dhe gjithmonė e kanė tė vėshtirė ta shohin veten nė pasqyrė me sytė e dashurisė qė i sheh njė mashkull, ndaj mungesa e kėtij besimi shpesh i bėn emotive dhe lehtėsisht i fut nė njė gjendje tė lehtė depresioni, qė nuk ėshtė e shėndetshme pėr lidhjen.

7. Femrat Luan

Luaneshat janė romantike tė dėshpėruara dhe kanė pritshmėri shumė tė larta qė ndonjėherė nuk janė as realiste. Ato bėjnė gjithēka pėr mashkullin qė dashurojnė dhe e shohin veten mjaft tė lidhur ndaj tyre, gati-gati u kthehet nė epiqendėr. Ato acarohen dhe mėrziten shumė kur japin gjithēka nga vetja ndėrkohė qė mashkulli i tyre ėshtė mė indiferent. Pritshmėritė e larta janė tė mira, por pritshmėritė qė nuk janė realiste janė tė dėmshme dhe i bėjnė femrat Luan tė mėrziten e tė lėndohen shumė brenda vetes. Ato gjithmonė zgjedhin mashkullin mė tė vėshtirė pėr tė dashuruar dhe e marrin si sfidė mė vete pėr ta ēuar atė mashkull nė nivelin e pritshmėrive qė duan ato duke harxhuar shumė energji. Jo domosdoshmėrisht femrat Luan nuk janė tė dashura tė mira, ato thjesht zgjedhin gjithnjė mashkullin e gabuar pėr t'iu dedikuar.

8. Femra Gaforre

Femrat Gaforre e kanė zemrėn flori, por kjo bėn qė nė shumicėn e rasteve ato tė pėrfundojnė duke u mėrzitur keq. Ato nuk janė tė dashura tė kėqija, pėrkundrazi do ishin madje mė tė mirat nėse nuk do t'i largonin meshkujt nė mėnyrė shumė tė ftohtė, siē bėjnė ato. Femrat Gaforre nuk kanė besim tek asnjė mashkull dhe njė lidhje serioze ėshtė e vėshtirė pėr t'u menduar nga ato. Kjo i bėn qė tė gabojnė shumė teksa marrin vendime sepse gjithnjė e shoqėrojnė njė vendim me idenė se nuk janė aspak dakord, nuk kanė aspak besim dhe i mbushin mendjen vetes se nuk janė tė lumtura mjaftueshėm. Ato bėjnė sikur nuk ua ndjen pėr asgjė nė botė, por nė fakt ėshtė tėrėsisht e kundėrta.

9. Femrat Dem

Njė nga gjėrat mė tė vėshtira nė botė ėshtė tė jeni tė lidhura me njė femėr Dem. Ato duan tė kenė tė gjithė lidhjen pėr vete. Dhe kjo nuk ėshtė sepse duan tė jenė dominante, ato thjesht duan tė jenė tė lumtura me veten e tyre pa u interesuar shumė pėr tė tjerėt. Ato janė femrat qė thyejnė mė shumė zemrat e meshkujve sepse kanė edhe njė mėnyrė shumė therėse tė tė thėnit tė gjėrave. Janė aq tė ftohta sa edhe kur njė marrėdhėnie pėrfundon, as nuk ua ndjen fare qė tė vijnė sėrish te ju madje edhe nėse duan t'ju telefonojnė thjesht nuk ju mbajnė mend numrin. Ato duan tė vendosin vetė rregullat, tė jenė tė pavarura dhe mos t'ju shkojė mendja tė mendoni se mund t'ju ndihmojnė pėr ndonjė gjė sepse nuk do ta bėjnė.

10. Femrat Dash

Njė femėr Dash i pėrshpejton gjėrat mė shumė se ē'duhet. Kjo gjė nis dhe bėhet e bezdisshme pėr personin me tė cilin po dalin. Ato kanė qejf tė kenė nė kontroll ēdokėnd dhe ēdo situatė dhe nuk e bėjnė kėtė me takt. Personaliteti i tyre i fortė mund tė jetė vėrtet atraktiv pėr disa meshkuj, por pėr pjesėn tjetėr kthehet nė acarim. Ato duan dikė qė ėshtė e kundėrta e asaj qė janė vetė. Nėse ju nuk bėni gjėrat qė njė femėr Dash thotė atėherė do shihni natyrėn e saj mė agresive se ēdo herė tjetėr. Kanė njė ftohtėsi nė sjellje dhe njė gjuhė tė mprehtė, ēka s'ėshtė shumė e pėlqyeshme pėr meshkujt. Nėse doni qė dikush t'ju thotė diēka qė do e mbani peng gjithė jetėn, provoni tė ndaheni nga njė femėr Dash.

11. Femra Virgjėreshė

Femrat Virgjėresha janė mė kritikueset nga tė gjitha. Ato e bėjnė lidhjen shumė tė vėshtirė sepse kurrė nuk mendojnė se janė mjaftueshėm tė mira pėr personin qė kanė nė krahė. Janė aq tė pasigurta te vetja dhe shfaqin aq shumė xhelozi sa tė gjitha marrėdhėniet e dashurisė janė tė vėshtira pėr t'u mbajtur. Janė perfeksioniste deri nė acarim sepse ato nuk janė vetėm kritikuese ndaj jush, por edhe shumė kritikuese ndaj vetes, ē'ka bėn qė ato tė mos nxjerrin asnjė fjalė tė mirė nga goja dhe ju mbush me shumė negativitet juve dhe lidhjen tuaj tė dashurisė.

12. Femrat Akrep

Femrat Akrep janė mė tė frikshmet e zodiakut. Ato duan tė kontrollojnė gjithēka dhe e bėjnė kėtė nė mėnyrėn mė tė habitshme, edhe me dhunė. Janė tė ftohta dhe nuk shprehin pikė emocioni. Ato jua thonė ēdo gjė tė prerė dhe siē u vjen nė kokė pa e moderuar fare gjuhėn e shprehjes, gjė qė do t'ju mėrzisė jashtėzakonisht. Djalloseni njė herė tė vetme dhe do ta shihni se si ajo do tė kthehet nė pėrbindėsh dhe ju do tė mallkoni ditėn qė bėtė njė gabim kundrejt saj. Ato i mbajnė standardet e njė lidhjeje shumė lart dhe nuk kanė ndėrmend t'i ulin pėr askėnd. Ju kurrė nuk do tė keni mundėsi tė parashikoni njė tė ardhme tė sigurt me tė dhe akoma mė pak tė parashikoni se si do tė shkojė sepse ajo di tė jetė mrekullia e 8 e botės, por edhe shkatėrruesja juaj mė e madhe.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
3T#!

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė