Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi mujor Mars 2018. Shenjat me mė shumė fat janė...?

Perspekti sjell pėr ju horoskopin pėr muajin Mars. Pranvera premton fat dhe dashuri pėr shenjat e horoskopit.!

Horoskopi mujor Mars 2018. Shenjat me mė shumė fat janė
Horoskopi mujor Mars 2018. Shenjat me mė shumė fat janė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/02/2018 14:31

Dashi

Po vjen pranvera, stina mė e mirė pėr shenjėn tuaj. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė disa projekte tė marrin udhė pikėrisht kėto ditė. Nėse bėhet fjalė pėr ndonjė vend tė ri pune, mund tė mos jetė afatgjatė. Mund t'u besohet ndonjė program apo projekt tre apo katėr mujor. Ndiheni mjaft nė ankth sa i pėrket aspektit profesional, nuk jeni tė kėnaqur me kushtet e punės apo me pagesėn. Nėse keni sfida profesionale apo provime pėrpara, duhet tė jeni gati pėr ēdo rrethanė.

Kini durim! Pas datės 17 pritet njė ndryshim i situatės, por duhet tė jeni tė sigurt nė hapat qė hidhni. Nė tė kundėrt, mos u ngutni! Sa i pėrket aspektit tė ndjenjave, nėse jeni pjesė e ndonjė raporti tė vėshtirė, bėni kujdes me personat e tretė apo me tundimin pėr tė krijuar lidhje paralele.

Datat 8 dhe 9 Mars janė ditėt kur do tė mund tė qartėsoni mendimet. Nėse jeni ndarė rishtas nga partneri, kujdes me marrėdhėniet qė lindin tani, se mund tė jenė tė bazuara te tėrheqja fizike. Nėse keni nė plan tė martoheni apo tė bashkėjetoni nė kėtė periudhė, duhet tė jeni plotėsisht tė bindur.

Fundjava mes datave 17 dhe 18 Mars paraqitet mjaft e tensionuar pėr raportet nė ēift. Ndėrsa pėr sa i pėrket shėndetit dhe aspektit fizik ėshtė njė muaj mjaft pozitiv, plot energji. Megjithatė, nuk mungon edhe stresi dhe momentet e nervozizmit. Kujdes me dhimbjet e kokės qė janė tė shpeshta pėr tė lindurit nė shenjėn tuaj.

Demi

Duhet tė rakordoni mirė bilancet. Tė ardhurat janė mė tė pakta qė prej vjeshtės sė kaluar dhe gjendeni shpesh nė vėshtirėsi, por muaji Mars sjell risi pozitive, falė pozicionimit mjaft tė favorshėm tė planetit Mars qė prej datės 17. Do t'ju paraqitet ndonjė rast qė mund tė japė fryte brenda majit. Nėse jeni nė pritje tė ndonjė pėrgjigjeje apo konfirmimi, data 29 Mars mund tė jetė vendimtare. Nuk zgjidhen tė gjitha problemet ekonomike si me magji, por mund t'ju paraqiten mundėsi tė mira qė duhen shfrytėzuar, apo mund t'ju lindin ide tė volitshme. Nėse keni mosmarrėveshje ligjore, zgjidhja do tė vijė nė fund tė vitit, por mund tė provoni ndonjė ndėrmjetėsim me ortakė a partnerė.

Nė aspektin sentimental, tė lindurit nė shenjėn tuaj nuk po pėrjetojnė njė periudhė tė zjarrtė kėtė fillim viti. Mund tė shihni me mėdyshje raportin tuaj dashuror, sidomos kur jeni nė fillesa, pasi nuk gjeni dot ekuilibrin nė ēift. Megjithatė, marsi sjell njė kthesė disi pozitive. Si ēiftet e reja dhe ato tė konsoliduara mund tė konkretizojnė ndonjė mundėsi shpėrnguljeje apo ndėrrimi shtėpie. Nėse jeni beqarė, hidhini sytė rreth e qark qė tė shtroni terrenin pėr muajin prill se ju presin surpriza.

Zymtėsia e Janarit dhe Shkurtit ia lė vendin energjisė dhe frymės pozitive tė marsit dhe kjo pasqyrohet mė sė miri nė mirėqenien tuaj fizike. Ardhja e pranverės i gjallėron tė lindurit nė shenjėn tuaj. Megjithatė, nuk sugjerohet qė ta mundoni veten sė tepėrmi. Ndonjė udhėtim nė fund tė marsit mund t'ju sjellė kėnaqėsi shpirtėrore dhe mendore.

Binjakėt

Ėshtė normale qė ardhja e pranverės sjell entuziazėm nė jetėn tuaj. Marsi sjell kėnaqėsi profesionale, por edhe mundėsi pėr tė shqyrtuar kontrata apo projekte qė do tė konkretizohen brenda verės. Shpesh tė lindurit nė shenjėn e Binjakėve nuk gjejnė stabilitet nė kėtė fushė dhe ėshtė e mundimshme kjo situatė. Nėse keni njė aktivitet afatgjatė, do tė keni njė fazė qetėsie aq shumė tė dėshiruar pas vėshtirėsive. Afėrdita dhe Mėrkuri do tė pozicionohen nė mėnyrė tejet tė favorshme pas datės 20 Mars dhe do tė hapin perspektiva tė reja, shpėrngulje tė volitshme pėr arsye pune ose zgjerim tė aktivitetit nė sektorė tė tjerė. Kėshillohet tė veproni me maturi dhe tė mos nguteni.

Sa i pėrket fushės sė ndjenjave, Saturni nė kundėrshti me shenjėn tuaj ka pėrbėrė kėrcėnim pėr marrėdhėnien nė ēift dhe ėshtė normale qė tashmė synoni tė rikuperoni raportin. Marsi ėshtė muaj shumė i volitshėm pėr njohje tė reja. Nėse keni pasur probleme ligjore me partnerėt, duhet tė tregoheni tolerantė dhe t'i hidhni pas shpine. Pas njė periudhe vėshtirėsish dhe mosmarrėveshjesh, ky muaj sjell pėrmirėsim tė ndjeshėm tė marrėdhėnieve dashurore. Tek e fundit, dashuria e mat forcėn e saj nė periudha me pengesa. Njė nga ditėt mė tė zjarrta mund tė jetė dita e diel, mė 18 Mars. Sharmi nė rritje ēon drejt joshjeve tė reja. Sa i pėrket mirėqenies fizike, po vjen njė valė e madhe energjie. Ditėt mė tė mundimshme do t'i kaloni qė nė fillim tė muajit, mė datė 2 dhe 3 Mars. Kujdes me ushqimin! Ripėrtėritja e mirėfilltė fizike vihet re ndjeshėm pas datės 20 Mars.

Gaforrja

Marsi ėshtė njė nga muajt mė aktivė tė vitit. Nėse keni hasur probleme pune dhe keni duruar gjatė situata tė sikletshme, do tė vendosni pikat mbi "i". Tė hėnat e muajit janė ditė me ngarkesė tė lartė nervore, me tensione dhe pakėnaqėsi tė shpeshta. Nėse keni pasur probleme tė mėparshme pune, mundohuni tė mos pėrsėrisni mė tė njėjtat situata, sepse pasojat mund tė jenė edhe mė negative. Kėtė muaj ndieni njė hov tė brendshėm pėr t'i vėnė shkelmin gjithēkaje dhe pėr t'ia nisur nga e para, por nevojat financiare apo ndonjė kontratė nė fuqi ju mbajnė ende me kėmbė nė tonė. Ėshtė pėr tė mirėn tuaj, nė kėtė rast.

Marsi ėshtė njė muaj sprove pėr marrėdhėniet nė ēift. Nisja e njė lidhjeje tė re nė kėtė periudhė nuk ėshtė aspak e favorshme. Gjatė fundjavave mund tė ndieni shpesh dėshirėn pėr tė biseduar me partnerin. Nėse gjendeni nė situata tė sikletshme tė mbartura nga e shkuara, mundohuni t'i zgjidhni sa mė parė. Kujdes me goditjet e pabesa apo me tradhtitė, qoftė edhe mendore. Konfliktet mė tė mėdha do t'i keni me tė lindurit nė shenjėn e Dashit dhe Peshores dhe mund t'ju ēojnė drejt ndarjes ose shkėputjes sė pėrkohshme. Gjendja fizike pritet tė jetė nė formė tė shkėlqyer, pasi Marsi sjell me vete favorizimin e Jupiterit. Megjithatė, vihen re edhe disa tensione dhe shqetėsime nervore kryesisht gjatė fillimit tė javėve. Konfliktet personale apo personale janė tė shumta dhe do tė kėrkoni njė ndryshim pėr mirė.

Luani

Mė nė fund, do tė gjeni pak qetėsi dhe do t'ju hapen horizonte tė reja. Nėse gjatė muajve tė kaluar keni pasur vėshtirėsi nė marrėdhėnie pune pėr shkak tė mungesės sė bashkėpunimit nga ana e kolegėve, situata po ndryshon pėr mirė.

Padurimi dhe pamaturia do t'ia lėnė vendin zėrit tė arsyes. Mos ua vini veshin fjalėve tė tė tjerėve, por ndiqini vetė nga afėr ēėshtjet ligjore apo administrative, pasi nė mars mund tė merrni pėrgjigje tė shumėpritura nė kėtė aspekt. Nėse do tė ndryshoni vendin e punės, kjo lėvizje do tė rezultojė e frytshme. Nėse kontrata ju skadon brenda verės, disa mundėsi tė reja paraqiten qė tani.

Sa i pėrket fushės sė ndjenjave, disa prej jush do tė gjejnė dashurinė krejt papritur, kurse disa tė tjerė do tė heqin njė barrė tė madhe nga supet. Periudha e favorizon mjaft lindjen e dashurive tė reja pėr shenjėn tuaj, sidomos nė harkun kohor nga data 5 deri mė 11 Mars. Emocione tė forta dhe shumė tė bukura i presin ēiftet qė kanė kaluar vėshtirėsi tė shumta, por kanė vendosur ta ruajnė raportin e tyre. Nuk pėrjashtohen sprovat pėr shkak tė rrethanave tė ndryshme, por edhe vendimet afatgjata si martesat apo bashkėjetesat, edhe pėr ata persona qė kanė dalė rishtas nga njė marrėdhėnie pararendėse.

Yjet favorizojnė ndjeshėm edhe rikuperimin fizik e mendor kėtė muaj, duke ju ndihmuar tė largoni stresin qė ju ka shkaktuar probleme nervore tė mėdha. Mbahuni tė fortė dhe mos u demoralizoni, edhe pse fizikisht ndiheni tė lidhur nga ritmet e mundimshme tė deritanishme. Gjendja do tė pėrmirėsohet mjaft.

Virgjėresha

Tė lindurit nė shenjėn tuaj duhet tė bėjnė pak durim gjatė muajit mars sa i pėrket aspektit financiar. Shpenzimet janė tė shumta dhe tė ardhurat tė pakta. Njė ditė sprove tė mirėfilltė mund ta kaloni mė datė 18, tė dielėn, kur do tė uleni tė parashtroni masat pėr javėt nė vijim. Mund tė viheni nė pozitė gjatė njė mbledhjeje pune. Nėse merreni me shumė gjėra njėherėsh, mund tė ndiheni tė lodhur. Gjithsesi, priten edhe disa rezultate pozitive. Mos ua delegoni tė tjerėve nismat tuaja, pasi Saturni dhe Jupiteri ju ndihmojnė tė tregoheni mjaft bindės. Tė rinjtė apo personat qė sapo kanė filluar punė ndihen mjaft tė motivuar. Rreth datės 29 mund tė keni ndonjė surprizė tė bukur ose ndonjė kėrkesė tė volitshme.

Dashuria dhe joshja nė Mars shndritin me gjithė fuqinė e vet. Nėse jeni nė kėrkim tė emocioneve mė tė forta, do t'i gjeni tani. Marrėdhėniet sentimentale paraqiten mjaft interesante. Nėse keni mbyllur rishtas njė raport me partnerin/en qė nuk ju ka kushtuar vėmendjen e duhur nė tė shkuarėn, do tė njihni njė person tjetėr dhe do tė besoni sėrish te dashuria. Kini kujdes me tendencėn tuaj pėr tė vėnė rend mes arsyes dhe ndjenjave, sepse nuk i lini vetes mundėsi t'i shijoni rrethanat siē vijnė.

Fizikisht pėrmirėsimi i ndjeshėm do tė nisė pas datės 17 Mars. Para kėsaj datė, bėni shumė kujdes me stresin e fortė dhe tensionin e shtuar sidomos nė datat 8, 9, 15 dhe 16 Mars. Gjysma e dytė e muajit sjell njė ndryshim pozitiv. Do tė ndiheni mė energjikė dhe do tė mendoni mė me kthjelltėsi. Nisni ndonjė terapi apo aktivitet fizik qė do t'ju ndihmojė tė ndiheni mirė.

Peshorja

Ka shumė tė ngjarė qė muaji Mars tė nxjerrė nė pah mėdyshjet tuaja profesionale. Disa prej jush janė ende nė rrethanat e mbetura nga viti i kaluar dhe nuk kanė gjetur njė pikė referimi. Disa tė tjerė ndodhen nė njė situatė tė vėshtirė, pasi duan tė shkėputen, por nuk mund ta bėjnė. Disa tė tjerė synojnė tė kėrkojnė grupe pune, por ngurrojnė tė zgjedhin persona tė besuar. Edhe pse nė fundjavė nuk punoni, ditėt mund tė jenė aq tė lodhshme, sa edhe gjatė pushimit do tė mendoni pėr problemet dhe zgjidhjet e mundshme.

Nuk ėshtė periudhė fort shpėrblyese. Pėrkushtimi juaj i madh, nuk vlerėsohet aq sa duhet. Ruani qetėsinė qė tė mos hidhni hapa tė gabuar! Kini kujdes qė tė mos i pėrcillni edhe te marrėdhėnia nė ēift vėshtirėsitė nė sferėn profesionale. Mund tė hasni vėshtirėsi ekonomike edhe nė familje, apo nėse jeni ndarė rishtas nga partneri dhe s'keni zgjidhur ēėshtjet ligjore dhe pagesat. Nuk ėshtė ende koha e duhur pėr tė shndėrruar njė lidhje rastėsore nė njė histori tė mirėfilltė dashurie. Pakėnaqėsitė e jetės nė ēift, mund t'ju shtyjnė drejt tradhtisė. Nėse keni dy raporte paralele, mbylleni njėrin prej tyre para se situata tė bėhet e nderė. Merreni jetėn si tė vijė, shmangni keqkuptimet dhe mundohuni tė ruani diplomacinė qė ju karakterizon.

Akrepi

Edhe pse ka ende disa re nė horizont, marsi sjell progres nė tė gjitha fushat e jetės pėr tė lindurit e shenjės suaj.

Nuk thonė mė kot se fillimi i mirė ėshtė gjysma e punės. Nėse jeni tė rinj nė moshė, do t'ju paraqiten mundėsi tė volitshme qė mund t'i shfrytėzoni pėr karrierėn nė tė ardhmen. Nėse jeni profesionistė tė arrirė prej vitesh, mund tė ndodhė diēka qė do t'ju ndryshojė jetėn, do tė bėheni ju protagonistėt kryesorė tė njė shfaqjeje me shumė spektatorė. Planetėt favorizojnė nismat e reja. Nėse keni hapur ndonjė aktivitet sė fundmi, do tė filloni tė vilni fryte. Njė shtysė e madhe vjen pas datės 17 Mars me ndikimin e planetit Mars, po ashtu edhe njė rast pėr tė mos u humbur javėn e fundit tė muajit.

Aspekti sentimental gjatė muajit Mars vijon ende tė lundrojė nė ujėrat e sė shkuarės. Nėse jeni ende vetėm, do tė thotė se keni frikė nga gabimet ose se nuk keni harruar ende dikė. Ndodh shpesh te tė lindurit nė shenjėn e Akrepit qė pendohen nėse mbyllin raporte jetėgjata. Mos i hyni kėtyre mėdyshjeve! Jetoni jetėn dhe gjeni qetėsinė shpirtėrore, pavarėsisht personave qė keni pranė. Jupiteri mund t'ju sjellė njė dashuri tė sė shkuarės, por ėshtė mirė qė ju tė shihni drejt sė ardhmes.

Ditėt rreth datės 24 Mars do tė shėrbejnė si pikė referimi pėr ata qė janė beqarė dhe duan tė krijojnė njohje tė reja. Planetėt gjatė muajit mars janė nė pozicion tė favorshėm, sidomos pas datė 17 Mars. Jupiteri do t'ju ndihmojė tė gjeni terapinė e duhur pėr disa probleme fizike apo mendore, po ashtu edhe qetėsinė e humbur. Lodhjen e akumuluar mposhteni me ndonjė udhėtim apo aktivitet argėtues. Nė mes tė muajit bėni ndonjė ditė pushim pėr tė marrė veten.

Marsi paraqitet i lodhshėm edhe nė aspektin fizik e mendor. Duhet tė bėni kujdes me dhimbjet e kokės, inflamacionet, apo krizat e nervozizmit, sidomos gjatė fundjavave. Megjithatė, e keni ju nė dorė tė shkėputeni nga gjithēka qė nuk ju kėnaq dhe ju shkakton probleme psikosomatike.

Shigjetari

Pranvera ēelet me njė pozicionim tejet tė favorshėm tė planetėve nė shenjėn tuaj. Vetėm ditėt e para tė marsit janė disi tė mundimshme dhe tė tensionuara, sidomos data 2 Mars. Mė pas, situata do tė marrė njė kthesė pozitive. Qė prej datės 6 Mars priten zgjidhje dhe konfirmime pėr personat qė kanė pasur dyshime tė shumta sė fundmi. Spikasin disa data tė veēanta, pėrkatėsisht 8, 9, 13 dhe 14 mars. Nėse keni njė aktivitet privat, nuk pėrjashtohet zgjerimi i mėtejshėm. Kini kujdes me padurimin apo ndjeshmėrinė e tepėrt qė ju karakterizon.

Tė rinjve mund t'u paraqiten disa raste tė mira qė duhen shfrytėzuar brenda fundit tė muajit. Qė prej datės 20 Mars Dielli do tė ndikojė nė shenjė dhe do tė stimulojė projektet krijuese qė mund tė sjellin rezultate tė suksesshme. Marrėveshjet e biznesit apo kontratat do tė zhbllokohen.

Nė fushėn e ndjenjave, nėse keni mbyllur njė marrėdhėnie apo keni kaluar probleme gjatė javėve tė fundit, do t'ju rikthehet gėzimi. Do tė gjeni sėrish qetėsinė qė do t'i hapė udhė emocioneve tė reja. Shfrytėzojeni pozicionimin e favorshėm tė yjeve pėr tė konkretizuar dashurinė dhe pėr tė njohur persona tė rinj, duke u treguar sadopak bashkėpunues. Nėse punoni nga mėngjesi deri nė darkė, tė paktėn gjatė fundjavave dilni dhe shoqėrohuni me njerėz. Raportet nė ēift qė lindin nė kėtė periudhė janė mjaft premtuese. E diela, datė 18 mars duhet shėnuar nė kalendar.

Gjatė kėtij muaji do tė keni energji tė shumta fizike dhe mendore, kjo do t'ju lejojė tė ēoni deri nė fund projektet e paracaktuara. Planeti Mars nė shenjė ju bėn tė ndiheni tė aftė pėr tė kryer disa aktivitete njėherėsh, por kujdes me akumulimin e stresit dhe problemet e aparatit tretės. Kėmbėt dhe kyēet janė pika juaj e dobėt, ndaj nuk duhet tė lodheni sė tepėrmi. Edhe pse ju e keni nė tip, nuk ju zė vendi vend!

Bricjapi

Marsi sjell njė stepje tė pėrkohshme tė progresit qė tė lindurit nė shenjėn e Bricjapit po pėrjetojnė prej disa kohėsh.

Vonesa potenciale mund tė paraqiten nė sektorin e tė ardhurave. Firmosja e marrėveshjeve apo kontratave nuk ėshtė e mundur deri nė maj, mė pas punėt do tė ecin fjollė. Nėse do t'ju duket sikur nuk ia dilni dot mbanė, mos u demoralizoni! Nuk janė tė lehta as raportet me ortakėt nė biznes. Mos rrezikoni me shpenzime tė tepruara! Mbase periudha s'ėshtė e favorshme, por disa rezultate pozitive do t'i merrni, mbase edhe ndonjė ngritje nė detyrė. Marsi nė shenjė mė 17 Mars sjell mė tepėr energji dhe stimulon dėshirėn pėr tė prerė degėt e thara.

Edhe situata nė sferėn sentimentale paraqitet me mėdyshje. Nėse mendoni se duhet t'i jepni fund njė raporti qė nuk po ecėn mirė prej kohėsh apo tė largoni nga jeta juaj dikė qė ju streson, ka ardhur koha tė merrni frerėt nė dorė. Edhe nėse keni njė marrėdhėnie tė lumtur nė ēift, gjatė marsit mund tė largoheni disi nga njėri-tjetri pėr arsye rrethanore.

Nė familje komunikimi ėshtė i vėshtirė qoftė edhe pėr ēėshtje tė parėndėsishme, si edhe mund t'ju lindin shpenzime tė paparashikuara rreth datave 18 dhe 25 Mars. Mos u jepni rėndėsi fjalėve lart e poshtė, kjo gjendje ėshtė kalimtare. Gjatė kėtij muaji nuk duhet t'i shtrini kėmbėt mė tepėr nga sa keni jorganin, pasi nė aspekti fizik, mund tė hasni probleme muskulore pėr shkak tė ndonjė lėvizjeje tė gabuar. Mundohuni tė ruani qetėsinė nė ēdo rrethanė, sidomos gjatė fundjavave kur takoni njerėz "tė padurueshėm". Mos ua vini shumė re!

Ujori

Marsi ėshtė njė muaj rikuperimi pėr tė lindurit nė shenjėn tuaj, sidomos pas datė 6 mars, kur veprimet tuaja marrin hov nga ndikimi i Mėrkurit dhe Afėrditės. Edhe pse Jupiteri bėhet pengesė nė sferėn ekonomike, mund tė merrni lajme tė mira, sidomos rreth datės 13 Mars, kur Hėna hyn nė shenjėn tuaj. Pas situatės sė tensionuar gjatė Janarit dhe Shkurtit, vihen re pėrmirėsime tė ndjeshme. Do t'i mendoni me qetėsi zgjedhjet qė do t'ju paraqiten. Nėse jeni nė njė vend punė qė ju duket i mėrzitshėm, por qė ju siguron tė ardhura tė mira dhe tundoheni tė shkoni drejt njė projekti mė emocionues, por me rezultate tė pasigurta, mund tė jetė me rrezik. Procesi i ndryshimit ėshtė i gjatė dhe duhet tė respektoni kontratat apo marrėveshjet e firmosura deri nė fund tė majit. Bėni ende pak kujdes me paratė.

Dashuria fillon tė ripėrtėrihet. Janė tė shumtė planetėt qė dhurojnė emocione tė bukura. Si pikė referimi do tė shėrbejė data 18 e muajit. Nėse gjatė dy muajve tė parė keni pasur stres e ankth nė raportin tuaj, apo nėse keni arritur deri nė ndarje, tashmė mund tė gjeni sėrish ekuilibrin. Kujdes me marrėdhėniet ku dominon njėri nga partnerėt. Tė lindurit nė shenjėn e Ujorit nuk janė persona qė lejojnė tė dominohen nga tė tjerėt. Tregohuni tė matur me marrėdhėniet qė lindin paralel me njė raport jetėgjatė, se mund t'ju vėnė nė pozitė.

Ju nuk mbani dot gjatė dy kunguj nė njė sqetull, se nuk dini tė gėnjeni dhe nuk mbani mend se ē'keni thėnė mė herėt. Muaji Mars sjell pėrmirėsim psikofizik. Tė gjitha problemet qė keni pasur gjatė muajve tė fundit do tė zhduken ose do tė reduktohen. Pozicionimit tė favorshėm tė planetėve i shtohet edhe ndikimi i Diellit prej datės 20. Mbajeni mendjen nė vend kur ecni rrugėve, sidomos nė datat 27 dhe 28 Mars.

Peshqit

Arritjet e muajve tė parė tė vitit do tė konfirmohen pėrfundimisht nė Mars. Mos harroni qė viti 2018 ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e imazhit tuaj profesional. Nėse keni bėrė progres deri tani dhe i keni rėnė nė sy shefit apo dikujt qė mund t'ju ndihmojė tė ngjisni shkallėt e karrierės, vazhdoni nė kėtė rrugė. Pėrpiquni tė ripėrtėrini kontrata apo marrėveshje brenda verės, sepse periudha e tanishme ėshtė mjaft e favorshme pėr negociata. Edhe pse nė familje keni pėrjetuar ndryshime drastike, tashmė i keni hedhur pas krahėve, ju duket sikur keni rilindur. Megjithatė, fillimi i muajit mund tė sjellė njė ngadalėsim provizor qė pėrfundon mė datė 17 Mars. Ndaj, nėse keni pėr tė konkretizuar ndonjė nismė tė rėndėsishme, mos u dorėzoni! Lajme tė mira rreth datės 26 Mars.

Marsi nė dashuri nuk ėshtė aq i zjarrtė sa Shkurti, megjithatė, raportet nė ēift nuk tuten. Keni dėshirė tė sqaroni gjithēka. Ēiftet jetėgjata do tė gjenden pėrpara njė rrugėtimi tė ri, pasi takimet nė fshehtėsi dhe shtyrja e vendimeve tė rėndėsishme nuk shihen mė si zgjidhje. Letrat do tė hapen. Beqarėt do ta ndiejnė veten mė tėrheqės dhe joshės. Fundjava qė spikat mė tepėr ėshtė ajo mes datave 16 dhe 18 Mars, sepse Hėna do tė ndikojė nė shenjėn tuaj. Ka ardhur koha e planeve konkrete pėr raportet nė ēift. Nėse jeni tė martuar, mund tė shpėrnguleni gjetiu, tė ndėrroni shtėpi. Ėshtė muaj qė nxit ndodhitė fatlume.

Sa i pėrket aspektit fizik, sugjerohet qė tė mos e mundoni veten sė tepėrmi dhe tė mos e rėndoni mėlēinė. Marsi dhe Hėna kėrkojnė prej jush qė tė shmangni pakujdesitė deri nė mes tė muajit. Nė pjesėn e dytė situata pėrmirėsohet. Dietat mund t'i ndiqni, por nėn vėzhgimin e mjekut. Nismat pas datės 18 Mars priren tė kenė mė tepėr sukses.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
SZ_L!

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė