Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

15 logo tė famshme qė kanė njė kuptim tė fshehur.

Tė gjitha logot e njohura janė krijuar me qėllim qė tė tregojnė diēka mė shumė se thjesht bukuri. Nė fakt, nė disa raste, ēdo vizė, dhe ngjyrė ka njė kuptim tė veēantė.

Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/08/2016 09:46, Ndryshuar: 04/08/2016 18:00

Kėtu janė 15 logo tė famshme me kuptime tė fshehura qė kurrė nuk i kemi vėnė re mė parė. Fantastike!

Hyundai

Ėshtė menduar se logoja e markės sė Koresė sė Jugut, ėshtė thjesht shkronja e parė e markės. Por nė tė vertetė, shkronja "H" simbolizon 2 njerėz (njė klient dhe njė pėrfaqėsues tė kompanisė) duke u takuar.

Adidas

Adidas ėshte emri i vendosur nga themeluesi i kompanisė, Adolf Dassler. Logoja e kompanisė ka ndryshuar shpesh por gjithmonė ka pasur 3 vizat me kėnd tė cilat sė bashku formojnė njė trapez. Kjo simbolizon njė mal, i cili nė vetvete pėrfaqėson sfidat me tė cilat pėrballet njė sportist.

Apple

Rob Yanov, krijuesi i cili solli idenė e logos sė kompanisė tė famshme Apple na tregoi si i lindi ideja: "Bleva njė qese me mollė, i vendosa nė njė pjatė, dhe i vizatova ato nė mėnyra tė ndyshme pėr njė javė, duke u pėrpjekur tė sillja dika tė thjeshtė qė tė mbetej nė mendje. Kafshimi i njėrės prej mollėve ishte pjesė e eksperimentit dhe krejt rastėsisht kuptova se kafshimi (byte) ishte njėlloj si termi kompjuterik "byte".

Sony Vaio

Dy shkronjat e para tė logos Sony Vario krijojnė njė valė qė simbolizon njė simbol analog, ndėrsa 2 shkronjat e fundit ngjajnė me numrat 1 dhe 0, tė cilat simbolizojnė njė sinjal dixhital

Amazon

Nė shikim tė parė, logoja e Amazon nuk ka asgjė speciale. Por logoja u krijua me filozofinė e kompanisė nė mendje. Shigjeta portokalli ėshtė e ngjashme me njė buzėqeshje, dhe kompania dėshiron qė konsumatorėt e saj tė jenė tė kėnaqur. Shigjeta gjithashtu shtrihet mes shkronjave "A" dhe "Z" duke treguar qė kompania shet absolutisht ēdo produkt qė ekziston.

Baskin Robbins

Pjesėt e ngjyrosura me rozė tė pjesės "BR" nė logo formojnė numrin 31, i cili tregon sa shije tė ndyshme akolloreje tė famshme ka shitur Baskin Robbins.

Toyota

Shumė njerėz e kanė krahasuar logon e prodhuesit Japonez tė makinave me imazhin e njė kauboi me njė kapele tipike. Por nė tė vėrtetė, logoja tregon njė imazh tė stiluar me gjilpėrė dhe njė fije qė kalon nėpėr tė. Kjo ėshtė e fshehur pėr tė shkuarėn e kompanisė, e cila prodhonte njė seri makinash. Gjithsesi, pjesėt individuale tė logos tregojnė shkronjat e emrit tė kompanisė.

Continental

Continental, ėshtė njė prodhues i famshėm i gomave tė makinave, dhe ka njė logo nė tė cilėn 2 shkronjat e para tregojnė gomėn tė vendosur nė njė makinė.

Formula 1

Nėse shikoni me kujdes nė pjesėn e bardhė mes shkronjės "F" dhe vijave tė kuqe nė logon e Formula 1, ju mund tė shikoni numrin "1". Vizat e kuqe nė logo prezantojnė nė mėnyrė grafike shpejtėsinė qė arrihet nga makinat e Formula 1.

Pinterest

Logoja e faqes popullore tė internetit Pinterest, tė cilėn njerėzit e pėrdorin pėr tė mbledhur imazhe qė ata pėlqejnė nė internet dhe ti "ngjisin" nė faqen e tyre tė krijuar, ka imazhin e njė thumbi tė fshehur e shkronjėn "P".

Beats

Beats, njė prodhues i pajisjeve audio me bazė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėrdor njė logo nė tė cilėn shkronja "B" duket si njė person qė ka vendosur kufje.

Teblerone

Toblerone, kompania e famshme e prodhimit tė ēokollatave me bazė nė Bern, Zvicėr, pėrfshin njė siluetė e njė ariu nė logon e saj , pėr shkak tė faktit se Bern ndonjėherė quhet edhe si qyteti i arinjve .

BMW

Shpesh ėshtė besuar se pjesa qėndrore e logos sė BMW simbolizon tehet rrotulluese tė njė aeroplani nė linjėn e historisė sė hershme tė kompanisė qė pėrfshinte teknologjinė e aviacionit, po qė nė fakt ėshtė thjesht pjesė e flamurit Bavarian, njė zonė nė Gjermani nga ku ka origjinėn kompania.

LG

Logoja e kompanisė elektronike LG me bazė nė Korenė e Jugut, ėshtė njė imazh i fytyrės sė njė personi. Sipas kompanisė kjo tegon aspiratėn pėr tė mbajtur marrėdhėnie tė zakonshne dhe njerėzore me klientėt e saj .

Evernote

Elefantėt njihen se kanė kujtesė mbreslėnėse, duke pėrfshirė edhe aftėsinė e tyre pėr tė kujtuar fytyrat dhe ngjarjet. Pėr kėtė arsye Evernote, njė aplikacion qė mban shėnime, pėrdor kėtė kafshė si pjesė e logos sė saj. Cepi i veshit tė elefantit ėshtė palosur nė tė njejtėn mėnyrė si shumica e njerėzve palosin njė cep tė faqes nė njė libėr, pėr tė lėnė njė shėnim se deri nė ē'pikė kanė lexuar.

Coca-Cola

Nė logon e komanisė me tė famshme nė botė Coca Cola, nė hapsirėn midis shkronjave O dhe L, ju mund tė shihni qartėsisht flamuarn Danez. Plotėsisht nga rastėsia, kompania e ka pėrdorur kėtė pjesė si fushatė marketingu nė kėtė vend Skandinav.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Q:=;c

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė