Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

"Mbreti i kokainės": fakte tė pabesueshme pėr pasurinė marramendėse tė Pablo Escobar.

Pablo Escobar, emri i plotė i tė cilit ėshtė Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi nė qytetin industrial Medejin tė Kolumbisė nė 1949.

Pablo Escobar shpenzonte 2500 dollarė nė muaj vetėm pėr lasstiqe pėr tė lidhur paratė.
Pablo Escobar shpenzonte 2500 dollarė nė muaj vetėm pėr lasstiqe pėr tė lidhur paratė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 03/10/2017 13:58, Ndryshuar: 03/10/2017 21:00

Bir i njė fermeri dhe njė mėsuese tė shkollės fillore, Pablo e filloi karrierėn e tij kriminale nė moshėn 14 vjeēare duke vjedhur gurėt e varrit nga varrezat e qytetit dhe duke i shitur ato. Nė moshėn 16-vjeēare filloi tė pinte marihuana dhe tė vidhte makina, 17 vjeē filloi tė merrej me shpėrndarjen e marihuanės , ndėrsa 18 vjeē kreu vrasjen e parė.

Nė fund tė viteve '70 Pablo filloi tė merrej me transportimin e pastės sė coca-s nga malet e Andeve nė laboratorėt e Medejin ku pasta e coca-as kthehej nė kokainė. Pasi asgjėsoi njė nga trafikantėt mė tė mėdhenj tė qytetit, Escobar u mor vetė personalisht me trafikimin e kokainės. Oreksi i Amerikės pėr kokainė, nė fund tė viteve '70, fillim tė viteve '80, ēmimi mjaft i lartė i kokainės ( 35 000$ kilogrami) dhe lehtėsia e transportimit tė saj nė SHBA, e shndėrruan Escobarin nė njė nga trafikantėt mė tė fuqishėm tė qytetit. Escobar pėrdori aeroplanė tė vegjėl tė tipit "Cesna" pėr transportimin e drogės nga Kolumbia nė Bahame, ku kishte ndėrtuar dhe njė aeroport tė vogėl mbi njė ishull artificial.

Pėrveē trafikimit tė kokainės, Pablo Escobar ishte dhe njė kriminel i paskrupullt dhe i pamėshirshėm. Duke pėrdori moton "Argjendin ose plumbin", Escobar u jepte ryshfete tė majme policėve dhe gjykatėsve qė pranonin tė bashkėpunonin me tė. Nė rast kundėrshtimi, "tė pakorruptuarit" gjendeshin tė vdekur ose me "gravatėn kolumbiane"- ( shpikje e Escobar) ose me njė plumb mbas qafe.

Ja disa fakte pėr pasurinė e tij:

1. Nė njė moment, Escobar fitonte 420 milionė dollarė nė javė, ose 22 miliardė nė vit.

Pablo do tė fitonte rreth 420 milionė dollarė nė javė. Ndėrsa fshehja e parave nuk u provua si problem, organizimi i kartėmonedhave ishte. Vėllezėrit Escobar blinin llastikė gome nė njė shumė prej 2500 dollarėsh nė muaj, pėr tė mbyllur me kujdes kartėmonedhat dhe pėr t'i mbajtur nė vendet ku i fshihnin.

2. Mbėshtetja e hapur qė u jepte tė varfėrve dhe dėshira e tij pėr t'u bėrė president i Kolumbisė, bėnė qė tė merrte nofkėn "Robin Hudi". 3. Tregtia e tij e drogės lulėzoi kaq shumė, saqė ai trafikonte pothuaj 15 tonė kokainė ēdo ditė! 4. Pablo Escobar, i cili ishte njė nga 10 burrat mė tė pasur nė botė nė kulmin e tij, kishte njė pasuri neto prej 30 miliardė dollarėsh nė fillim tė viteve 1990.

Pablo Escobar shpesh i quajtur si "Mbreti i Kokainės" ishte njė nga kriminelėt mė tė pasur nė histori. Nė vitin 1987, Forbes vlerėsoi se pasuria e tij personale ishte tė paktėn 3 miliardė dollarė. Escobar vazhdoi tė ngjitej nė listėn Forbes tė miliarderėve pėr shtatė vite resht (1987-1993). Ai u shpall njeriu i shtatė me i pasur nė botė nė vitin 1989. Hera e fundit qė u shfaq nė listė ishte nė vitin kur vdiq. Pasuria e tij neto vlerėsohet tė ishte 1 miliardė dollarė nė kohėn e vdekjes sė tij.

5. Escobar bleu njė ishull, Norman's Cay, nė Bahamas tė cilin ai e pėrdori si rrugė kryesore e tarfikut pėr Kartelin e Medellin.

Nė fund tė viteve '70 Carlos Lehder, njė anėtar i kartelit Medellin bleu Norman's Cay, njė ishull nė Bahamas. Njė pistė avionėsh prej 1 000 m, shtėpi, port, hotel, avion dhe anije ishin pjesė e kėsaj blerjeje. Escobar madje ndėrtoi njė magazinė frigoriferike pėr tė ruajtur kokainėn. Cay mbeti njė rrugė trafiku pėr katėr vjet (1978-1982).

6. Aq shumė para fitonte, pa u ndalur, saqė iu desh tė blejė njė avion Learjet pėr tė fluturuar paratė e tij. 7. Fillimisht, ai trafikoi kokainėn nė gomat e vjetra tė avionėve. Njė pilot mund tė fitonte deri 500,000 dollarė pėr fluturim.

Sipas vėllait tė tij, Pablo Escobar kaloi nė trafikun e kokainės kur kontrabanda e cigareve u bė e rrezikshme pėr trafikun. Fillimisht, ai e kontrabandoi kokainėn nė goma tė vjetra aeroplanėsh dhe njė pilot paguhej deri 500 000 dollarė pėr fluturim, varėsisht nga sa kilogramė transportonte. Njė fluturim i vetėm nė njė javė mund tė jepte njė fitim tė "hatashėm", prej rreth 1 milionė dollarė. Shpejt fluturimet u trefishuan. Ai gjithashtu vuri nė punė dy nėndetėse tė vogla, tė kontrolluara nė distancė, pėr tė transferuar kokainėn.

8. Escobari kishte kaq shumė para, saqė shpenzonte 2500 dollarė nė muaj vetėm pėr lasstiqe pėr tė lidhur paratė. 9. Gjatė viteve 1980, 80% e kokainės nė botė furnizohej nga karteli i Escobar dhe ai trafikonte 15 ton kokainė nė SHBA, nė ditė.

Gjatė kulmit tė operacioneve tė tij nė vitet 80, karteli i Escobar-it kontrabandoi 15 tonė kokainė nė SHBA ēdo ditė, duke fituar mė shumė se gjysmė miliardė nga operacionet e pėrditshme. Karteli shpejt fitoi kontrollin global mbi kontrabandėn e drogės. Nė fakt, 80% e tregut tė kokainės kontrollohej nga karteli i tij.

10. Pablo Escobar ofroi pagimin e borxhit tė jashtėm prej 20 miliardė dollarėsh tė Kolumbisė, pėr tė shmangur ekstradimin nė SHBA.

Kur qeveria kolumbiane iu kundėrvu tregtisė sė drogės, Pablo Escobar iu ofrua qeverisė me njė marrėveshje tė pazakontė paqeje. Ai ofroi tė investonte paratė e kartelit nė programet e zhvillimit kombėtar dhe gjithashtu tė paguante borxhin e jashtėm, nė kėmbim tė mos ekstradimit nė SHBA. Qeveria kolumbiane nuk pranoi.

11. Pablo Escobar humbi 10% tė tė ardhurave tė tij vjetore, prej minjve qė hanin kartėmonedhat e fshehura.

Pasi Pablo Escobar hyri nė tregtinė e drogės, paratė nisėn tė vijnė me shpejtėsi tė madhe. Ai fitoi aq shumė saqė duhej tė fshihte grumbuj parash nė fusha bujqėsore kolumbiane, depo tė rrėnuara dhe nė muret e shtėpive tė anėtarėve tė kartelit. Disa nga kėto do tė haheshin nga minjtė ose do tė mykeshin, pėr shkak tė kullimit tė ujit, duke rezultuar nė njė humbje prej 10% tė tė ardhurave tė tij vjetore (2.1 miliardė dollarė).

12. Pablo Escobar vuri nė zbatim "Plata O Plomo" (Argjend ose Plumb), nė pėrballjen me zyrtarėt e zbatimit tė ligjit.

Escobar i pamėshirshėm krijoi armiq tė shumtė gjatė ngjitjes drejt pozicionit tė mbretit tė kokainės. Ndikimi i tij nė rritje nuk pėlqehej nga policėt, gjykatėsit dhe madje edhe civilėt. Ai pėrdori korrupsionin dhe kėrcėnimin si armė binjake nė trajtimin e zyrtarėve tė zbatimit tė ligjit. Politika e Escobarit quhej "Plata o Plomo", e cila nė kuptimin e plotė tė fjalės do tė thoshte argjend ose plumb nė spanjisht. Kjo do tė thoshte, tė pranoje ryshfet ose tė pėrballeshe me vrasjen. Kur njė gjyqtar ose njė polic i dilte pėrpara, Pablo pėrpiqej t'i jepte ryshfet (Plata). Por nėse e refuzonin ryshfetin, ai urdhėronte tė vriteshin (Plomo), nganjėherė duke pėrfshirė edhe anėtarėt e familjes sė tyre.

13. Njė nga laboratorėt mė efikasė tė kokainės sė Pablo Escobar ishte njė fshat me rrota.

Laboratorėt e kokainės qė punėsonin qindra njerėz u ndėrtuan thellė brenda njė pylli. Kėto laboratorė u bėnė qytete tė vogla me shkolla, mensa dhe qendra mjekėsore. Njė nga laboratorėt efikas ishte njė fermė e madhe nė kufijtė e Venezuelės. Ky laborator ishte njė fshat me rrota. Kur njė fluturim duhej tė merrte ose tė lėshonte njė dėrgesė, shtėpitė nė kėtė fshat do tė rrotulloheshin, duke ekspozuar pistėn e uljes dhe duke u rrotulluar pėrsėri kur avioni ngrihej.

14. Kur vajza e Pablo Escobarit ishte e sėmurė, ai dogji 2 milionė dollarė kartėmonedha pėr ta mbajtur ngrohtė.

Sipas Sebastian Marroquin dhe Juan Pablo Escobar (djali i Pablo Escobar), familja ishte gjithnjė nė lėvizje duke u pėrpjekur t'i ikte policisė. Njė herė kur familja u fsheh nė njė fermė nė malin e Medellin, Manuela, motra e Sebastian dhe vajza e vogėl e Pablo Escobar pati hipotermi. Babai i shqetėsuar vendosi tė djegė 2 milionė dollarė kartėmonedha pėr tė mbajtur familjen ngrohtė.

15. Pablo Escobar hodhi nė erė njė avion, nė njė pėrpjekje pėr tė vrarė njė kandidat presidencial qė mbėshteste ekstradimin e tij.

Pablo Escobar me njerėzit e tij hodhi nė erė fluturimin Avianca 203 mė 27 Nėntor 1989. Rrėzimi i aeroplanit u konsiderua si sulmi kriminal mė vdekjeprurės nė shumė dekada tė dhunės kolumbiane. Bomba u vendos pėr tė vrarė kandidatin e atėhershėm presidencial, Cesar Gaviria Trujillo, njė politikan qė mbėshteste procesin e ekstradimit tė Pablo Escobar nė SHBA. Gaviria, megjithatė, nuk ishte nė avion. Nė vend tė kėsaj, tė gjithė 107 personat nė bordin e avionit u vranė duke pėrfshirė 2 Amerikanė.

16. Sot, njė tufė prej 40 hipopotamėsh bredh nėpėr fshatrat e Kolumbisė, pasi kopshti zoologjik privat i Pablo Escobarit u braktis.

Nė fund tė viteve 1980, Escobar futi kontrabandė katėr hipopotamė, tre femra dhe njė mashkull, nė Kolumbi pėr kopshtin zoologjik privat nė rezidencėn e tij nė Hacienda Napoles. Pas vdekjes sė Pablo Escobar, autoritetet kolumbiane menduan se do tė ishte shumė e vėshtirė pėr tė kapur dhe transferuar kėto kafshė. Pra, ato mbetėn nė pronėn e tij, pa kontroll. Deri nė vitin 2007, kėto hipopotamė shumėzuan me gjashtėmbėdhjetė. Kopetė nuk kishin frikė nga njerėzit dhe bridhnin nėpėr zonė pėr ushqim. Ata e bėnė lumin Magdalena si shtėpinė e tyre. Deri nė vitin 2014, popullsia shpėrtheu nė 40 dhe ajo u bė njė telash pėr popullatėn vendase.

17. Pablo Escobar projektoi dhe ndėrtoi tėrėsisht burgun e tij, me ura dhe sisteme argėtimi dhe mbrohej nga rojet qė zgjodhi vetė.

Nė vitin 1991, Pablo Escobar ra dakord tė dorėzohej tek autoritetet kolumbiane, por sipas kushteve tė tij. Qeveria kolumbiane pranoi kushtet dhe kėshtu u ndėrtua La Catedral. La Catedral ishte njė burg me pesė yje i projektuar dhe ndėrtuar nga Pablo Escobar pėr izolimin e tij. Burgu luksoz kishte shtretėr uji, sisteme argėtimi dhe njė pamje tė maleve Medellin. Nga ky burg, ai kryente biznesin, urdhėroi vdekjen e kritikėve, organizoi festa me alkool e drogė, shijonte barbeky dhe futboll. Ai zgjodhi truprojat e tij dhe asnjė autoritet kolumbian nuk u lejua brenda njė rrezeje prej tre miljesh.

18. Pablo Escobar ishte gjithashtu pėrgjegjės pėr disa projekte sociale. Ai ndėrtoi shkolla, spitale, stadiume dhe kisha pėr tė varfėrit.

Pablo Escobar ishte njė 'hero' pėr tė varfrit, sidomos pėr njerėzit nė Barrio Pablo Escobar. Ai ndėrtoi shtėpi, shkolla, stadiume dhe kisha pėr tė varfrit. Ai shpėrndau shpesh para pėr komunitetet e varfėra. Ai madje ofroi strehim pėr banorėt lokalė tė cilėt nuk kishin njė shtėpi tė tyre. Ai e ktheu djerrinėn nė Barrio Pablo Escobar duke siguruar njė ēati pėr tė gjithė. Njerėzit nė mirėnjohje e quajtėn atė shpesh si 'Kumbari' ose si 'Robin Hood'.

19. Kur ishte i fshehur, Escobari dogji njė herė 2 milionė dollarė, pėr t'u ngrohur dhe qė e bija tė mos merrte tė ftohtė.

20. Frika mė e madhe e Escobarit ishte ekstradimi dhe ai mbolli terror nė Kolumbi vetėm qė tė shmangte burgun nė Amerikė.

21. Nė marėveshje me qeverinė kolumbiane, Escobari ndėrtoi njė burg luksoz tė quajtur "La Catedral", i cili ruhej nga vetė shėrbėtorėt e tij. Kushtet diktonin qė Escobari ta bėnte burgun nė vendin e tij dhe qė qeveria tė mos e esktradonte nė Amerikė. Burgu nuk kishte fare lidhje me qelinė. Kishte kazino, spa dhe njė klub nate brenda. La Catedral u bė njė nyjė pėr mė shumė marrėveshje droge dhe vrasje.

22. Ai ka vrarė 4000 persona, mes tyre 200 gjykatės, 1000 policė, gazetarė dhe nėpunės tė qeverisė.
Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
/98]

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė