Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi pėr muajin Maj.

Ju tregojmė parashimet e astrologut mė tė famsheėm Britanik, Russell Grandt.

Horoskopi pėr muajin Maj.
Horoskopi pėr muajin Maj.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/05/2017 22:12

Dashi

Ju duhet tė konsideroni tė vini nė zbatim njė plan tė prapambetur nė fillim tė muajit Maj. Promovimi i njė ideje ose vendosja e njė axhende do tju ēojė nė njė pozicion mė tė mirė ose rritje page. Hėna e Plotė nė datėn 10 do tju ēojė pranė dikujt me personalitet tė fuqishėm. Uleni mbrojtjen me kėtė individ karizmatik dhe do tė fuqizoheni. Dy mendje janė padyshim mė mirė se njė nė kėtė kohė emocionuese. Nė mes tė muajit, ju do tė keni mundėsinė tė firmosni njė kontratė ose tė futeni nė njė marrėveshje biznesi. Nėse nuk jeni i kėnaqur me termat e brendshėm, negocioni pėr terma mė tė mirė. Fuqitė tuaja bindėse janė shumė tė forta. Rreth datės 25, ju do tė merrni lajme pėr njė perspektivė romantike ose biznesi. Ju duhet tė luftoni qė tė kaloni mė shumė kohė larg punės. Edhe pse punėdhėnėsi juaj ka nevojė pėr ju, ėshtė mė mirė tė vendosni pak nga energjia juaj nė marrėdhėniet personale ndėrkohė qė Qershori ėshtė pranė.

Demi

Ėshtė njė ide e mirė qė ta rrethoni veten me njerėz kreativė gjatė ditėve tė para tė muajit. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė zhvilluar njė ide intriguese qė e ngacmon ndėrgjegjen tuaj prej kohėsh. Nėse i luani letrat mirė, do tė keni mundėsi tė udhėtoni jashtė vendit. Eksperimentimi i njė kulture tė re do tju frymėzojė. Nė datėn 10, Hėna e Plotė do tė bėjė qė ju tė futeni nė njė marrėveshje biznesi. Firmosja e dokumentave, mbarimi i punėve dhe pjesėve tė mbetura tė obligimeve do tė jetė shumė ēliruese. Mos u surprizoni nėse ju ofrohet njė rol totalisht i ndryshėm kur marrėveshja tė mbarojė. Gjatė mesit tė muajit, do tė jetė mė e lehtė tė tėrhiqni audiencė me mendimet tuaja. Shfrytezojeni kėtė mundėsi pėr tė bėrė njė intervistė pune, pėr tė kėrkuar njė takim ose pėr tė ēuar punėn tuaj pėr rishikim. Hėna e Re nė datėn 25 do tė tėrheqė njė mundėsi shumė tė mirė pėr bėrjen e parave. Bėhuni shumė mikpritės me ēdo njeri qė dėshiron tė punojė me ju.

Binjakėt

Ditėt e para tė muajit do tju gjejnė duke punuar nė prapaskenė pėr njė person shumė kreativ. Lėrini hamendėsimet tuaja menjėanė pėr hir tė mbldhjes sė informacioneve tė reja. Shikoni, dėgjoni dhe mėsoni. Hėna e Plotė nė datėn 10 mė nė fund do tė fillojė tė tregojė rezultate nga njė regjim shėndetėsor. Jepini vetes njė shpėrblim pėr forcimin e sistemit tuaj shėndetėsor. Rezistojini tundimit pėr tė qenė njė figurė autoritare nė mes tė muajit. Nė vend tė kėsaj bėhuni pjesėtar i skuadrės. Pjesa e dytė e Majit do tju gjejė duke kthyer njė marrėdhėnie shoqėrore nė romantike. Nėse jeni me njė partner tė qėndrueshėm, inkurajojini ata pėr tė ndjekur ėndrrėn e jetės. Nė datėn 25, Hėna e Re do tju frymėzojė tė ndryshoni pamjen e jashtme. Ndryshoni stilin, blini rroba tė reja, dhe kryeni njė ndėrhyrje kozmetike pėr tė pasur njė pamje tė mirė natyrale. Ditėt e fundit tė muajit do tju gjejnė nė krahėt e njė admiruesi tė zjarrtė.

Gaforrja

Ditėt e para tė Majit mund tė sjellin njė mundesi tė shkėlqyer pėr karrierė. Ju mė nė fund do tė fitoni vėmendjen e dikujt qė mund tė rrisė buxhetin tuaj ose mund tju japė dritėn jeshile pėr njė projekt. Puna me njė partner do tė jetė njė mundėsi shumė e mirė gjatė pjesės sė parė tė muajit. Mos kini frikė tė sfidoni kolegėt kur ndiheni i fortė pėr njė ēėshtje. Lajme pėr njė shtatzani, fejesė ose martesė do tė vijnė nė datėn 10, kur Hėna e Plotė ju sjell njė seri festimesh. Pjesa e dytė e muajit do tju gjejė shumė tė zėnė me punė. Njė pikėpamje e juaja origjinale do tė fitojė vėmendjen e personave qė mund tju japin njė shtysė nė karrierė. Hėna e Re nė datėn 25 do tju gjejė duke lėvizur nė njė dimension shpirtėror. Kushtojini mė shumė kohė aktiviteteve vetmitare nė fund tė muajit. Kur tė ndiheni i stresuar, gjeni njė vend tė qetė ku tė mund tė dėgjoni zėrin tuaj tė brendshėm. Ngadalė por sigurt, muskujt tuaj do tė shmpihen.

Luani

Marrja e njė roli mė tė shquar do tė jetė shpėrblyes. Ju do tė krenoheni shumė nė kėtė pozicion dhe duhet ta shfrytėzoni mė sė miri. Nė datėn 10, Hėna e Plotė do tju japė mundėsinė pėr tė zgjidhur njė ēėshtje pronash. Blerja ose shitja e njė prone do tė jetė fitimprurėse. Ėshtė gjithashtu njė kohė e mirė pėr tė lėvizur nė njė vend tė ri ose pėr tė lėshuar njė pronė me qera. Nė mes tė muajit, ju duhet tė ndiqni sa mė shumė festa tė jetė e mundur dhe tė komunikoni me sa mė shumė njerėz. Biseda me miqtė dhe takimi me njerėz tė rinj do tju japė njė stimul intelektual pėr tė cilin keni kėrkuar. Nė datėn 25, Hėna e Re do tju frymėzojė tė ndiqni ėndrrėn e jetės. Me ndihmen e njė tė afėrmi ose njė fqinji, do tė fitoni akses nė burime pėr tė cilat keni nevojė pėr tė pasur sukses. Ditėt e fundit tė muajit janė ideale pėr tė marrė njė punė tė re me mė shumė pėrgjegjėsi. Sa mė shumė aftėsi qė tė fitoni aq mė shumė vlerė do tė keni tek punėdhėnėsit tuaj.

Virgjėresha

Nė fillim tė muajit ju do tė ndjeheni i fuqishėm, do tė keni lidhje tė fortė me dikė qė e keni nė zemėr. Ėshtė koha mė e mirė pėr ti kėrkuar dikujt qė tė takoheni ose tė planifikoni njė takim luksoz me atė qė doni. Nėse ju kėrkohet tė shkoni nė njė takim biznesi, pranoni. Do tė paguheni pėr tė parė botėn dhe do ta shijoni shumė dhe do tė jetė mrekulli pėr pikėpamjet nė karrierė. Hėna e Plotė nė datėn 10 do tju gjejė duke kaluar njė test, duke u diplomuar nga njė kurs ose do tė vendoseni nė njė lagje shumė tė mirė. Nė mes tė muajit, do tė keni mundėsinė tė ngjisni shkallėt e suksesit. Mos kini frikė nga garat. Ju do ti mposhtni lehtėsisht rivalėt tuaj. Hėna e Re nė datėn 25 do tju vendosė nė qendėr tė vėmendjes. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė treguar aftėsitė tuaja, pėr tė bėrė njė prezantim ose pėr tė shkuar nė njė intervistė pune. Nė fund tė Majit, ju do tė jeni i aftė tė ndani pėrgjegjėsitė profesionale me ato personale. Jepini pėrparėsi familjes.

Peshorja

Ditėt e para tė Majit do ta bėjnė shumė tė lehtė tė punoni me njė partner. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė zgjidhur keqkuptimet dhe pėr tė ndėrtuar njė plan pėr tė ecur pėrpara. Pėrmirėsime tė mėdha do tė ndodhin nė jetėn familjare; pėrdoreni pjesėn e parė tė muajit pėr tė bėrė rregullime nė shtėpi dhe pėr tė rimodeluar dhomat. Nė datėn 10, Hėna e Plotė do tė sjellė njė fuqizim nė llogarinė bankare. Shpenzojini paratė nė mobilje, vepra arti ose pajisje elektroshtepiake. Kjo ėshtė mundėsia juaj mė e madhe pėr tė krijuar njė shtėpi qė ju frymėzon dhe ju kėnaq. Nė mes tė muajit, ju do ta gjeni veten duke u pėrballur me dikė qė asiston gjithmonė pėr tė marrė drejtimin. Ėshtė e rėndėsishme tė mbroni veten dhe jo tė tėrhiqni mėnjėanė. Hėna e Re nė datėn 25 ju fton tė zgjeroni horizontet. Shkoni nė njė udhėtim nė det, filloni njė projekt shkrimi ose ndiqni njė kurs tė zgjeruar profesional i cili do tė jetė shumė stimulues. Shtyjeni veten mė shumė se zakonisht pėr ti bėrė gjėrat nė fund tė muajit.

Akrepi

Do tė keni shumė fillime tė reja qė e vėnė theksin nė idetė dhe strategjitė pėr pėrmirėsimin e shėndetit. Bėni njė regjim fitnesi, ndryshoni dietėn ose flini mė shumė gjumė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin tuaj. Frymėzimi dhe kurajoja qė do tju japė njė person tėrheqės do tju shtyjė tė punoni mė shumė dhe ta pėrmiresoni dramatikisht shėndetin tuaj. Hėna e Plotė nė datėn 10, do tju vendosė nė qendėr tė vėmendjes. Shfrytėzojeni kėtė mundėsi pėr tė promovuar axhendėn tuaj ose pėr tė treguar punėn tuaj kreative. Pjesa e dytė e muajit ėshtė shumė i mirė pėr tu shpenzuar me partnerin. Punoni sė bashku pėr tė bėrė punėt e mira. Nė datėn 25, Hėna e Re do tė sjellė njė rrjedhė financiare nė formėn e njė trashėgimnie, rimbursimi sigurimesh ose pagese tė lartė. Shpenzojini kėto para nė njė pelegrinazh shpirtėror tė cilin e keni menduar prej kohėsh. Vizitoni njė vend tė njohur pėr bukurinė e tij, kulturėn dhe kėshtu do tė fitoni njė pikėpamje tė re pėr jetėn. Ju do tė filloni tė shikoni mundėsitė aty ku mė pėrpara shikonit mure tė pathyeshėm.

Shigjetari

Fillimi i Majit e bėn mė tė lehtė finalizimin e rregullimeve pėr pushimet e ardhshme. Vonesat dhe pengesat qė ju mbajnė peng do tė zhduken si me magji. Jeta juaj familjare do tė jetė shpėrblyese gjatė pjesės sė parė tė muajit. Shpenzoni sa mė shumė kohė nė zonėn e konfortit tė familjes; kjo gjė do tju ndihmojė tė kapėrceni stresin nga jeta publike. Hėna e Plotė nė datėn 10 sjell fundin e periudhave stresuese. Ju do tė mirėprisni mundėsinė pėr tė bėrė mė shumė para. Zbuloni mundėsitė pėr tu pėrfshirė nė sporte, argėtim dhe kėnaqėsi nė pėrgjithėsi. Pėrfshirja nė njė romancė serioze ėshtė e mundur gjatė pjesės sė dytė tė muajit Maj. Mund tė ketė shumė diferencė moshe mes jush dhe partnerit tuaj. Nė datėn 25, Hėna e Re do tė bėjė tė mundur qė ju tė futeni neė njė partneritet serioz. Edhe pėrse gjithmonė keni vlerėsuar pavarėsinė tuaj, ju do tė ndiheni shumė rehat duke punuar nė skuadėr me dikė qė ėshtė i kulturuar, i sjellshem dhe artistik.

Bricjapi

Do tė jetė e lehtė pėr tė zbutur dhe pėr tė shkrirė marrėdhėniet familjare nė fillim tė Majit. Marrja e njė kredie ose firmosja e letrave tė rifinancimit janė tė tjera mundėsi gjatė kėsaj periudhe. Nė datėn 10, Hėna e Plotė do tju lejojė tė pėrfundoni njė projekt nė grup. Ata me tė cilėt ju punoni do tė impresionohen nga puna juaj dhe do tju japin akoma mė shumė hapsirė pėr iniciativė dhe pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme. Mos diskutoni detajet e jetės private nė vendin e punės gjatė mesit tė muajit. Ėshtė mė mirė tė jeni diskret, veēanėrisht me kolegėt. Pėrpiquni tė mos neglizhoni familjen gjatė gjysmės sė dytė tė muajit, edhe nėse ju ofrohet njė mundėsi e mrekullueshme pėr tė bėrė karrierė. Sigurohuni qė tė pėrfshiheni nė njė lojė, recital ose performancė. Hėna e Re nė datėn 25 shėnon njė ofertė pune qė duket shumė e mirė pėr tė qenė e vėrtetė. Pranojeni atė; kjo do tju vendosė nė njė rrugė pozitive profesionale. Mos lini miqtė tju dekurajojnė nė njė mėnyrė tė pandreqshme.

Ujori

Puna nga shtėpia do tė jetė shumė e kėnaqshme dhe shumė produktive gjatė ditėve tė para tė muajit. Ėshtė shumė mė e lehtė tė zhvilloni idetė kur jeni nė rrethin familjar. Hėna e Plotė nė datėn 10 do tė sjellė njė ndryshim tė rėndėsishėm nė punė. Kur njė ekzekutiv tė largohet, ju do tė jeni i aftė tė merrni pėrgjegjėsitė e tij me lehtėsi. Nė mes tė muajit, ju mund tė udhėtoni pėr kėnaqėsinė tuaj. Nėse jeni beqar, ju mund tė takoni dikė special nė kėtė takim. Keni njė partner? Do tė ndiheni sikur po shkoni nė njė muaj tė dytė mjalti. Lajme tė mira pėr njė ėndėrr tė rėndėsishme tuajėn do tė arrijnė gjatė gjysmės sė dytė tė muajit Maj. Ndėrmerrni disa rreziqe pėr tė fituar mė shumė. Nė datėn 25, Hėna e Re do tė tėrheqė mundėsi pėr dashuri, romancė dhe aventurė. Bėni njė pushim nga puna dhe argėtohuni. Kėrkoni njė trajtim privat nė fund tė Majit. Ju keni nevojė pėr kėtė trajtim dhe do ta shijoni pafund.

Peshqit

Nė ditėt e para tė muajit Maj, financat do tė rrjedhin mė lirisht. Do tė jetė ēlirim pėr ju qė tė keni mė shumė tė ardhura sesa shpenzime. Duke qenė me njė grup qė i pėlqen tė ndajė idetė dhe tė diskutojė teori pėr projektet e sė ardhmes do tė mbushė trurin tuaj me ide pėr iniciativa tė reja. Ju do tė shijoni tė dėgjoni mendimet e personave qė ndajnė tė njėjtat interesa artisitke, kulturore dhe politike me ju. Nė datėn 19, Hėna e Plotė do tė jetė koha kur ēėshtje ligjore ose zyrtare do tė zgjidhen. Do tė jetė ēlirim tė mbyllni njė ēėshtje nė favorin tuaj. Punėt pėr pėrmirėsimin e shtėpisė do tė jenė tė kėndėshme pėr ju gjatė mesit tė muajit. Ndryshimi i kuzhinės ose dhomave tė gjumit do tė rrisė ndjeshėm vlerėn e investimit tuaj. Nėse nuk keni shtėpinė tuaj, drejtojuni njė institucioni financiar pėr kredi; ndoshta mund tė bini dakort pėr kushtet. Hėna e Re nė datėn 25 do tju gjejė duke u zhvendosur. Lėvizja nė njė vend tė qetė dhe tė bukur pranė diversifikimeve tė ndryshme kulturore mund tė jetė zgjedhja mė e mirė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
,B])9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė