Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi pėr muajin Tetor 2017.

Ju tregojmė parashikimet e astrologjike pėr muajin Tetor 2017 pėr tė gjitha shenjat e horoskopit. Muaj tė mbarė!

Parashikimet e astrologjike pėr muajin Tetor 2017 pėr tė gjitha shenjat e horoskopit.
Parashikimet e astrologjike pėr muajin Tetor 2017 pėr tė gjitha shenjat e horoskopit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/10/2017 16:50

Dashi

Nėse do tė krahasojmė lodhjen dhe ankthin qė keni kaluar gjatė muajit Korrik dhe Gusht, kjo periudhė do tė jetė shumė herė mė e lehtė pėr ju. Kini kujdes ndaj propozimeve tė reja qė do t'ju ofrohen. Nė datat 6 dhe 16 do tė merrni disa telefonata shumė tė rėndėsishme dhe do tė gjeni pak qetėsi. Kjo ėshtė njė fazė e qėndrueshme. Mos prisni gjėra tė mėdha. Tė lindurit e shenjės sė Dashit marrin flakė shumė shpejt, ndaj tregohuni tė kujdesshėm ndaj provokimeve qė do t'ju bėhen, sidomos nė datėn 26. Dhjetė ditėt e fundit tė Tetorit do tė shoqėrohen me polemika. Do t'ju sulmojnė po tė njėjtėt njerėz qė ju kanė penguar nė periudhėn Korrik-Gusht. Tetori do tė jetė njė muaj i qetė nė fushėn e ndjenjave. Nėse keni lėnė diēka pa sqaruar nė tė kaluarėn, ēėshtja do tė rikthehet sėrish nė qendėr debati. Do tė ndiheni disi tė tensionuar nė datėn 14, madje kėtu bėjnė pjesė edhe ēiftet e qeta. Kur tė lindurit e Dashit e marrin diēka si pėr tė mirėqenė dhe tė sigurt, interesi juaj fillon tė bjerė. Mundėsia qė partnerėt t'ju tradhtojnė ėshtė shumė e madhe, por edhe ndėshkimi qė ju do tė jepni ėshtė i rėndė. Tregohuni mė tė kujdesshėm me tė lindurit nė shenjėn e Peshores, Gaforres dhe Bricjapit, sepse diēka do t'ju joshė nė lidhje me ta. Jupiteri do tė jetė mė miqėsor me ju kėtė muaj, por Venusi dhe Mėrkuri jo. Mos u pėrfshini nė debate qė s'ju takojnė apo qė nuk ia vlejnė. Nė Nėntor dhe Dhjetor do tė gjeni sėrish energjinė tuaj pozitive. Datat mė tė vėshtira pėr ju do tė jenė 18, 25 dhe 26.

Demi

Venusi dhe Marsi do tė ndikojnė nė favorin tuaj kėtė muaj, i cili do tė jetė i veēantė. Tė lindurit nė shenjėn e Demit karakterizohen nga vendosmėria, bujaria dhe ndjeshmėria, por kur vendosin t'i japin fund diēkaje, i japin dhe pikė. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme qė tė gjitha vendimet janė tė menduara mė sė miri. Pėrgatituni, sepse priten ndryshime nė fund tė muajit nė fushėn profesionale. Nėse dikush ka shpėrdoruar besimin tuaj, prisni deri nė datėn 20 qė tė merrni hak. Jeni disi tė tensionuar nė punė. Bėni kujdes ndaj ziliqarėve dhe armiqve qė do tė pėrpiqen t'ju vėnė shkopinjtė nėn rrota. Ēiftet e konsoliduara nuk do tė kenė probleme kėtė muaj. Tė lindurit nė kėtė shenjė janė tė ėmbėl dhe tė dashur, por krejt papritur mund tė shndėrrohen nė agresivė me ata qė s'e meritojnė. Debate nė familje nė datėn 17 dhe 24. Nėse dikush pranė jush s'ka bėrė ēka i takon, mund edhe ta ēoni nė djall. Qėndroni larg personave tė martuar apo qė janė shumė larg jush. Dashuritė qė do tė lindin kėtė muaj do tė vihen nė provė shumė shpejt. Shmangni problemet nė datat 21, 28 dhe 29, sepse do tė jenė mė tė vėshtirat. Duhet tė kujdeseni pak mė shumė pėr formėn tuaj fizike, sepse muajt e fundit tė vitit do tė ndiheni mė nervozė dhe mė emotivė. Do ta keni tė vėshtirė tė ruani qetėsinė, sepse personat qė ju rrethojnė vetėm ju ngacmojnė. Pika e dobėt e tė lindurve nė kėtė shenjė ėshtė ushqimi.

Binjakėt

Fillimi i muajit do tė jetė i lodhshėm pėr ju. Duhet tė kuptoni nėse ajo ēka po ndodh nė mjedisin tuaj profesional ėshtė njė sfidė me dikė qė nuk ju jep tė drejtė nė punė apo nėse ju pretendoni shumė nga vetja apo nga njė bashkėpunėtori juaj. Nėse kohėt e fundit keni investuar para apo keni nisur njė projekt tė ri, e ardhmja do tė jetė shumė pozitive. Duhet tė luftoni pėr tė ruajtur pozitėn tuaj, sidomos nė datat 3, 4, 16 dhe 17 kur do t'ju duhet tė sqaroni njė situatė ekonomike. Bėni kujdes nė marrėdhėniet tuaja me ortakėt apo bashkėpunėtorėt. Gjithēka do tė shkojė mė mirė pas datės 22. Tė vetėpunėsuarit apo sipėrmarrėsit do ta mbyllin mė sė miri kėtė muaj. Dashuria ka mbetur viktimė e keqkuptimeve qė kanė lindur nė fund tė Shtatorit. Edhe gjatė dy javėve tė para tė tetorit do tė vazhdoni me debate dhe do ta keni tė vėshtirė tė gjeni pak qetėsi. Ju kėshillojmė tė mos e teproni shumė gjatė ditėve tė vėshtira, sidomos gjatė fundjavave dhe tė hėnave tė muajit. Nėse mendoni se dikush ju ka vėnė nė vėshtirėsi apo ėshtė fiksuar shumė pas jush, ka ardhur momenti tė veproni dhe tė merrni frerėt nė dorė. Keni vėrtet nevojė qė kėtė periudhė tė reflektoni. Ēiftet e konsoliduara do tė debatojnė mbi edukimin e fėmijėve. Bashkė me Tetorin do tė vijnė energji tė reja, do tė gjeni pak qetėsi pas njė muaji Shtator tė vėshtirė nė aspektin psikofizikk. Nėse keni arritur tė mbanin nėn kontroll stresin, tani do tė vini re pėrmirėsime tė mėdha, sidomos pas datės 10. Duhet ta organizoni mė mirė jetėn tuaj.

Gaforrja

Ky ėshtė muaji pėr tė hedhur gjithēka pas krahėve dhe pėr tė harruar gjėrat qė ju kanė trishtuar. Jupiteri ėshtė nė favorin tuaj, por kur bashkohet edhe me Mėrkurin dhe Diellin, do tė thotė se kjo do tė jetė periudha mė interesante e vitit pėr ju. Nga kjo energji pozitive do tė karakterizohet edhe fillimi i vitit 2018, sidomos nė aspektin profesional. Mundėsitė pėr njė bashkėpunim tė ri janė tė shumta. Tė gjitha projektet tuaja janė nė udhėn e duhur, pavarėsisht nga ziliqarėt qė ju rrethojnė. Muaji Tetor do tė jetė frytdhėnės edhe pėr studentėt, sidomos nė datat 17-25. Yjet nė fushėn e ndjenjave kombinohen mė sė miri duke ju dhėnė shumė energji. Fillimi i vitit ka qenė paksa i vėshtirė, por tani nuk pėrmbaheni mė. Ju kanė lėnduar shumė nė marrėdhėniet tuaja dhe nuk pėrjashtojmė mundėsinė se dikush do tė pėrpiqet tė hapė sėrish plagėt tuaja. Ky nuk ėshtė momenti pėr aventura, sidomos pėr ata qė i kanė kaluar tė tridhjetat dhe qė kėrkojnė mė shumė siguri. Beqarėt i kėshillojmė tė hedhin sytė rreth e rrotull, sepse dashuria vjen andej nga nuk e pret. Ēiftet qė kanė dashur njė fėmijė prej kohėsh duket se tani i kanė punėt nė vijė. Forma juaj fizike pėrmirėsohet nga dita nė ditė. Terapitė pas datės 17 do tė jenė shumė efikase. Dy ditėt e fundit tė muajit do tė jenė tė jashtėzakonshme dhe do tė zgjidhni probleme tė rėndėsishme. Tė lindurit e shenjės sė Gaforres kanė pikė tė dobėt stomakun, bėni kujdes me ushqimet.

Luani

Shenja juaj ėshtė ndėr mė tė fortat dhe duket se kėtė muaj do tė jeni fitimtarė. 2017-a me siguri ju ka sjellė mundėsi tė shumta. Ėshtė e rėndėsishme tė konkretizoni projektet tuaja. Ndryshimet e ndodhura sė fundmi kanė qenė tė gjitha pozitive. Pėrgatituni pėr njė sfidė apo pėr njė debat tė zjarrtė rreth datės 20 dhe bėni kujdes ndaj personave qė duan t'ju vėnė shkopinjtė nėn rrota. Mos u tregoni shumė krenarė apo kritikė gjatė pjesės sė dytė tė Tetorit, sepse mund tė gaboni. Ėshtė mė mirė kur arrini njė kompromis. Mes datave 18-31 do tė ndiheni tė tensionuar nė familje dhe do tė diskutoni pėr ēėshtje parash apo edukimin e fėmijėve. Ruani qetėsinė! Tetori do tė nisė mbarė, por diēka fsheh gjatė 15-ditėshit tė dytė. Sigurisht qė ēiftet e konsoliduara nuk do tė vuajnė nga ky moment stresues, megjithatė njė paralajmėrim duhet mirėpritur gjithmonė. Duhet tė bėni kujdes me partnerėt/et, mendohuni mirė para se tė flisni. Mos gaboni duke krijuar marrėdhėnie tė tjera jashtėmartesore, sepse nuk ėshtė momenti i duhur. Do tė pėrballeni me njė problem mes datave 20-31, tė cilin do ta kaloni me sukses. Faza mė e mirė pėr ju ėshtė ajo e fillimit tė muajit, sepse pas datės 17 do tė pėsoni edhe njė rėnie fizike. Pika e dobėt e tė lindurve nė shenjėn e Luanit ėshtė shpina, ndaj duhet tė bėni kujdes me mėnyrėn se si qėndroni. Nuk duhet ta lodhni organizmin tuaj, sidomos mes datave 20-29.

Virgjėresha

Tetori ėshtė njė muaj plot me forca pėr tė lindurit nė shenjėn e Virgjėreshės. Jupiteri do tė bėhet aktiv nė shenjėn tuaj pas datės 10. Ky muaj do tė jetė shumė i mbarė nė aspektin profesional, sidomos pėr ata qė kanė hasur vėshtirėsi gjatė muajve tė parė tė vitit. Periudha eksperimentale ka kohė qė ka mbaruar, tani duhet tė bėni programe dhe projekte pėr tė ardhmen. Tė vetėpunėsuarit janė mė tė favorizuar kėtė muaj. Edhe studentėt do tė shkėlqejnė kėtė muaj. Marsi nė shenjėn tuaj do t'ju ushqejė me njė energji tė brendshme pėr t'u futur sėrish nė lojė. Edhe ndjenjat do tė zgjohen sėrish kėtė muaj. Ēiftet qė duan tė bėhen me fėmijė janė nė momentin mė tė mirė. Zemrat e vetmuara duket se nuk po vuajnė shumė, sepse nuk po e kthejnė mė kokėn pas pėr tė menduar sa shumė janė lėnduar. Gjatė verės kanė ndryshuar shumė gjėra. Datat 6 dhe 8 do tė jenė shumė tė bukura, njė dėshirė e vogėl do t'ju realizohet. Yjet favorizojnė edhe ata qė duan tė martohen nė periudhėn Tetor-Dhjetor. Kėtė muaj do tė gjeni qetėsinė qė keni humbur. Ėshtė e vėrtetė se tė lindurit e shenjės suaj e kanė tė pamundur tė jenė tė qetė. Nė pamje po, por pėrbrenda fshehin shumė. Nė fund tė muajit mund tė filloni me trajtimet tė ndryshme, tė regjistroheni nė palestėr apo tė bėni gjėra qė ju ndihmojnė tė ndiheni mė mirė.

Peshorja

Jupiteri do tė jetė shumė miqėsor me ju pas datės 10 Tetor, sidomos me ata qė janė tė vetėpunėsuar. Ata qė kanė hapur njė aktivitet privat vitin e kaluar, tani mund tė korrin frytet e punės sė tyre. Megjithatė, duhet tė bėni kujdes nėse bashkėpunoni me tė lindurit nė shenjėn e Gaforres apo Bricjapit, sepse e keni tė vėshtirė tė kuptoheni, sidomos kur vjen puna te shpenzimet. Njė moment i rėndėsishėm ky pėr ata qė po ngjisin majat e karrierės sė tyre. Njė ngritje nė detyrė, njė transferim nė njė kompani mė tė mirė, gjithēka ėshtė mė e qėndrueshme tani. Yjet do tė jenė fitimtarė edhe nė fushėn e ndjenjave. Zakonisht Tetori nuk ėshtė njė muaj i pėrshtatshėm pėr t'u martuar, megjithatė disa prej jush do ta hedhin hapin e madh pikėrisht nė periudhėn Tetor-Nėntor. Ndėrsa ēiftet e konsoliduara dhe qė presin prej kohėsh njė fėmijė do tė marrin lajme tė mira kėtė muaj. Do tė pėrballeni me njė problem tė vogėl familjar, i cili do tė zgjidhet shumė shpejt. Me kėto yje do ta keni tė lehtė tė gjeni njė partner/e. Jeni gjithmonė ju ata qė bini nė sy, por ne ju kėshillojmė tė mos pėrfshiheni nė marrėdhėnie konfliktuale. Datat 18 dhe 23 do tė jenė mė tė rėndėsishmet. Ky do tė jetė njė muaj i bukur edhe pėr formėn fizike. Stresi qė mund tė ndieni nė datat 12,13 dhe 26 ėshtė armiku juaj mė i madh. Mos prisni qė gjėrat tė bien nga qielli. Mos harroni se ju e dashuroni tė bukurėn, ndaj rrini me njerėz pozitivė, vizitoni vende tė ndryshme, shkoni nė teatėr, kėrkoni harmoninė!

Akrepi

Pėrpjekjet dhe iniciativat qė keni ndėrmarrė kėta muajt e fundit do tė shpėrblehen nė muajin Tetor, pasi Jupiteri kalon nė shenjėn tuaj. Por jo vetėm, edhe Marsi me Saturnin do tė ndikojnė pozitivisht deri nė Dhjetor dhe sė bashku me ardhjen e Saturnit do t'ju dhurojnė njė lloj qėndrueshmėrie dhe njė pozitė tė fortė qė rrallėherė e kanė pėrjetuar tė lindurit nė shenjėn e Akrepit. I keni lėnė pas muajt e vėshtirė, megjithatė tani duhet tė shlyeni disa hua qė keni marrė. Nuk duhet tė ēoni dėm kohėn e ēmuar. Studentėt qė kanė dhėnė maksimumin, por qė ende nuk kanė korrur frytet e punės sė tyre, do tė marrin lajme tė mira ose njė telefonatė me rėndėsi deri nė Dhjetor. Ju kėshillojmė tė mbani larg personat qė nuk janė tė sinqertė me ju. Nėse keni ēėshtje ligjore tė pazgjidhura, do tė merrni njė pėrgjigje pozitive shumė shpejt. Energjitė tuaja do tė dyfishohen pas datės 23, ditė nė tė cilėn Dielli do tė kalojė nė shenjėn tuaj. Marrėdhėniet sentimentale qė u kanė bėrė ballė konflikteve dhe presioneve tė kohėve tė fundit tanimė janė mė tė forta. Ata qė kanė hedhur hapin e madh tė martesės apo bashkėjetesės, tani po mendojnė pėr tė bėrė fėmijė. Kush nga ju i ka dhėnė fund njė historie me rėndėsi, tani do tė gjejė personin e duhur, tė cilit mund t'i besojė verbėrisht. Sigurisht qė yjet kėtė muaj do tė ndihmojnė edhe beqarėt, tė cilėt brenda muajit Dhjetor do tė celebrojnė lindjen e njė dashurie tė re. Data mė e favorshme ėshtė 26-a. Fundi i muajit ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse mund tė gjeni njė kurė definitive pėr problemet e hershme. Shmangni sforcimet nė datėn 14.

Shigjetari

Fillimi i muajit Tetor nuk duket premtues. Keni ende disa probleme tė pazgjidhura. Megjithatė, propozimet qė do tė vijnė gjatė gjysmės sė dytė tė muajit do tė jenė tė shkėlqyera dhe duhet tė bėni shumė kujdes nė mėnyrėn si i vlerėsoni. Marsi, Venusi dhe Jupiteri do tė ndikojnė pozitivisht nė shenjėn tuaj pas datės 15. Dy muajt e fundit kanė qenė tė vėshtirė nė aspektin financiar, pasi keni shpenzuar shumė pėr probleme familjare apo pėr ndryshimin e vendit tė punės. Lajme tė mira pėr ju nė datėn 16. Marrėveshjet apo kontratat qė do tė lidhni kėtė muaj do tė kenė rezultate tė shkėlqyera. Ndaloni dhe reflektoni. Nėse dy muajt e fundit keni pasur edhe probleme sentimentale, debate apo keni qenė nervozė, atėherė edhe fillimi i muajit do tė vazhdojė tė jetė po njėsoj. Nėse ndieni nevojėn t'i kundėrviheni dikujt, mė mirė mos e bėni. Gjithēka do tė pėrmirėsohet pas datės 15 edhe nė fushėn e ndjenjave. Mundėsi tė reja pėr tė gjetur pasionin e shumėkėrkuar. Ju do tė shkonit shumė me persona tė shenjės sė Peshores, Binjakėve apo edhe Ujorit. Ata qė janė martuar, qė kanė vendosur tė bashkėjetojnė me siguri qė tani po mendojnė pėr tė bėrė fėmijė. Pasioni do tė jetė nė kulmin e tij nė datat 28 dhe 29, ndaj ky do tė jetė momenti i duhur. Takimet e reja janė tė favorizuara. Muaji Tetor ėshtė i ndarė nė dy pjesė pėr ju; pjesa e parė do tė jetė e lodhshme, e ngjashme me periudhėn qė sapo keni kaluar. Tė nervozuar dhe shumė dyshues, do ta keni tė vėshtirė tė menaxhoni ditėt e para tė muajit. Pa dyshim qė pjesa e dytė do tė jetė shumė herė mė e mirė. Pėr Shigjetarėt ky ėshtė viti i rikuperimit. Edhe trajtimet estetike janė tė kėshilluara nė kėtė periudhė.

Bricjapi

Ndiheni tė lodhur pasi keni kaluar sprova tė shumta pėr tė arritur aty ku jeni. Megjithatė, muaji Tetor ėshtė ideali pėr tė qenė i suksesshėm. Keni gjetur rrugėn e duhur dhe kėtė herė s'do tė ktheheni mė pas. Jupiteri pas datės 10 do tė jetė mė miqėsor me ju, ndėrsa Marsi pa dyshim qė ėshtė gjithmonė me ju. Do tė nėnshkruani njė marrėveshje tė re me ortakėt tuaj apo me partnerėt, nėse keni pasur njė aktivitet tė pėrbashkėt. Si gjithmonė, bėni kujdes me ēėshtjet e trashėgimisė. Ēėshtjet e gjata ligjore do tė zgjidhen nė favorin tuaj ose duke paguar mė pak dėme nga sa e kishit parashikuar. Gjatė gjysmės sė dytė tė muajit do tė fitoni shumė energji pozitive, tė cilat duket se do tė zgjatin edhe pas vitit 2018. Projektet e reja do tė jenė tė suksesshme, telefonata tė rėndėsishme nė datat 25 dhe 26. Edhe studentėt janė shumė tė favorizuar nė kėtė periudhė. Nėse gjatė muajit Gusht keni kaluar njė krizė tė rėndė nė aspektin sentimental, atėherė gjatė Tetorit do tė pėrpiqeni tė shėroni plagėt. Gjysma e parė e muajit do tė jetė mė e mirė se e dyta. Pasioni do tė zgjohet sėrish brenda jush dhe ka ardhur momenti tė mendoni pėr njė zgjedhje tė rėndėsishme nė jetėn tuaj. Miqtė qė keni pėrreth janė shumė tė rėndėsishėm dhe ndonjė miqėsi edhe mund tė shndėrrohet nė dashuri krejt papritur. Ēiftet e konsoliduara nuk do tė kenė mė probleme pėr sa kohė qė i mbledhin sėrish paratė qė kanė shpenzuar gjatė muajve tė fundit. Keni kapėrcyer ankthin qė ju ka bezdisur shumė kėto kohė. Takimet me njerėz tė rinj janė tė favorizuara nė datat 24 dhe 31. Nėse krahasoni muajin Tetor me muajt e shkuar tė pranverės, do tė vini re njė pėrmirėsim tė madh. Nė kėtė klimė kaq tė qetė dhe interesante edhe shėndeti juaj do tė pėrmirėsohet. Pika juaj e dobėt janė kėmbėt.

Ujori

Keni shumė pėr tė menduar, sepse Jupiteri nuk do tė jetė shumė miqėsor me ju kėtė muaj dhe do tė ndiheni nervozė. Keni kapėrcyer vėshtirėsitė e muajve tė kaluar, por tani duhet tė shmangni sipėrmarrjet apo iniciativat e rrezikshme. Kush nga ju nis njė projekt tė ri, do t'ju duhet tė prisni tė paktėn njė vit pėr tė marrė frytet e punės suaj. Ju kėshillojmė tė tregoheni shumė tė kujdesshėm, t'i mendoni gjėrat dy herė, sepse kėto iniciativa tė pamenduara mirė mund tju kushtojnė dėme tė pariparueshme. Nėse refuzoni njė vend pune qė ju ofrohet, rrezikoni tė mos gjeni njė tjetėr. Ata qė kanė kursyer disa para mėnjanė, duhet t'i administrojnė me kujdes, por jo vetėm kaq, edhe blerjet duhet tė jenė tė mirėmenduara. Mbani nėn kontroll ēėshtjet ligjore. Personat qė vitin e kaluar kanė ndryshuar shtėpi apo janė martuar prej pak muajsh, tani janė duke pėrjetuar njė stres tė madh. Madje ndonjė nga ju mund tė bėjė edhe ndonjė ēmenduri e tė ndėrrojė shtėpi. Do tė diskutoni me partnerėt pėr fėmijėt. Kjo ėshtė periudhė pasigurie dhe pritjeje nė jetėn tuaj. Horoskopi juaj kėtė muaj nuk ėshtė pozitiv, por as negativ. Me sa duket, nuk duroni dot mė praninė e disa personave qė prishin qetėsinė nė jetėn tuaj. Megjithatė, nga data 23 deri mė 31 ekziston mundėsia qė marrėdhėnia juaj sentimentale tė gjejė pak qetėsi. Ata qė vendosin tė ndahen, do tė ndihen sikur kanė hequr njė barrė tė madhe nga supet. Po ju kujtojmė se kjo nuk ėshtė periudha e duhur pėr t'i shtrirė kėmbėt mė shumė se jorgani, ndaj mos u stėrmundoni. Sigurisht qė ushqimet e shėndetshme do t'ju ndihmojnė shumė. Gjatė gjysmės sė dytė tė muajit do tė ndiheni mė nė formė. Ju kėshillojmė t'i bėni gjėrat me qetėsi pėr tė shmangur nervozizmin qė ėshtė karakteristik pėr tė lindurit nė shenjėn tuaj.

Peshqit

Ky do tė jetė njė muaj i mbushur me konfirmime dhe zgjidhje. Kush ka punuar e ka suksesin tė garantuar. Jupiteri do tė ndikojė shumė pas datės 10 e deri nė Dhjetor, parashikohet tė nėnshkruani marrėveshje shumė tė rėndėsishme. Sigurisht qė pėrmirėsimet shkojnė krah pėr krah me pėrpjekjet. Ky ėshtė momenti i duhur pėr tė menduar pėr ndryshimin e pozicionit tė punės. Duhet tė jeni aktivė, tė kujdeseni pėr ēdo detaj dhe mos refuzoni propozimet e reja qė ju bėhen, sidomos ato tė datės 17. Pėr njė sėrė arsyesh, shpesh tė lidhura me rastėsitė, edhe tė rinjtė do tė kenė mundėsi tė pėrfitojnė. Por jo gjithēka do tė arrihet pa mund, sepse vullneti duhet gjithmonė. Njė ide e mirė do tė shpėrblehet. Dy javėt e para tė muajit nuk do tė kenė atė pasionin e zakonshėm nė marrėdhėniet nė ēift. Keni shumė gjėra pėr tė sistemuar dhe zgjidhur nė punė. Nėse marrėdhėnia juaj ėshtė e hershme, atėherė do tė pėrballeni me njė problem qė lidhet me fėmijėt ose prindėrit tuaj. Mos u shqetėsoni, do ta kapėrceni kollaj. Kush nga ju po mendon tė ndryshojė shtėpi apo tė bėjė njė blerje tė rėndėsishme pėr familjen, le tė shfrytėzojė momentin. Tė divorcuarit nuk do tė mendohen dy herė pėr tė krijuar sėrish njė lidhje tjetėr, nėse kanė gjetur personin e duhur. Mos u dorėzoni asnjėherė. Nėse mendoni se skeni gjetur dashurinė e jetės, atėherė reflektoni dhe kuptoni se cilat janė dėshirat tuaja tė vėrteta. Pas datės 17 gjėrat do tė bėhen mė emocionuese. Gjatė ditėve tė para tė muajit nuk do tė jeni nė formė, do tė ndieni lodhje. Nė datėn 10 bėni kujdes, sepse ndryshimet e temperaturave mund t'ju shkaktojnė probleme me reumatizmin. Nė datėn 23, Dielli bėhet aktiv nė shenjėn tuaj dhe do tė ndiheni mė tė gjallė dhe mė energjikė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
[*^+&

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė