Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė e bėn njė lidhje tė zgjasė?

Dashuria ėshtė njė nga ndjenjat mė tė thella tė njohura nga njeriu. Pėr disa, lidhja romantike ėshtė elementi mė kuptimplotė i jetės, njė burim i pamatė i plotėsimit tė tyre.

Ēfarė e bėn njė lidhje tė zgjasė?
Ēfarė e bėn njė lidhje tė zgjasė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/10/2017 11:35, Ndryshuar: 24/10/2017 18:37

Aftėsia pėr tė pasur njė marrėdhėnie dashurie tė shėndetshme nuk ėshtė e lindur, por studimet tregojnė se aftėsia pėr tė krijuar njė marrėdhėnie tė qėndrueshme fillon qė nė fėmijėri, nė pėrvojat e para. Marrėdhėniet dėshtojnė pėr shumė arsye dhe dėshtimi i njė marrėdhėnieje ėshtė shpesh burim i njė vuajtje tė madhe psikologjike.

Shumica prej nesh duhet tė punojnė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme pėr t'i bėrė marrėdhėniet tė lulėzojnė. Por cilat janė hapat qė duhet tė ndiqni pėr tė pasur njė marrėdhėnie tė shėndetshme? Cilat janė gabimet qė nuk duhet tė bėni?

Ndiqni kėshillat e Perspekti:

Respektoni kufijtė e tė tjerėve

Para sė gjithash, nuk duhet tė mendoni se dashuria, apo ajo qė mendoni se ėshtė e tillė, duhet tė fitojė gjithmonė apo tė jetė e pakushtėzuar. Si tė gjitha ndjenjat, si tė gjitha sfidat qė merrni pėrsipėr, edhe tė qenit nė ēift duhet tė keni tė qarta kufijtė qė nuk duhet tė kaloni, nė mėnyrė qė tė respektohen tė dy palėt. Nė tė kundėrt, rreziku qė do tė keni ėshtė tė humbisni, tė lėndoni njėri-tjetrin. Ndaj mos e besoni poezinė se dashuria fiton mbi gjithēka, varet dhe nga ēmimi qė paguhet nė terma personalė.

Nuk ka kompromise

Nė njė ēift tė shėndetshėm nuk duhet tė degradoni veten, nuk pranohen kompromise qė ju vėjnė tė vuani (nuk duhet tė pranoni tradhtitė, keqtrajtimet, lojėrat seksuale qė nuk ju pėlqejnė, etj.). Nuk ėshtė kjo dashuria ku mund tė bėni projekte pėr tė ardhmen e pėrbashkėt. Nuk ka shkallė superior apo inferior dhe nuk duhet tė uleni krahasuar me partnerin. Nuk ka podium nė dashuri: nėse ndiheni mė pak apo mė shumė tė respektuar se sa partneri, atėherė nuk jeni mė nė terrenin e shėndetshėm tė dashurisė. Nėse vetėvlerisimi juaj ju bėn tė ndiheni tė papėrshtatshėm, ndoshta jeni duke jetuar me frikėn se mos ndoshta partneri e kupton dhe ju lė. Atėherė marrėdhėnia qė jeni duke ndėrtuar nuk ka themel tė fortė dhe duhet tė mundoheni tė zgjidhni sa mė shpejt situatėn.

Pėrmirėsoni cilėsinė e jetės

Kur lidhja e dashurisė ėshtė e shėndetshme ose pothuajse e tillė, atėherė edhe gjendja juaj e mirėqenies sė pėrgjithshme do tė jetė mė e mirė. Dashuria, ashtu si e ndjekim nė mėnyrė romantike, i pėrgjigjet shumė prej nevojave tuaja thelbėsore dhe ta pėrjetoni si tė tillė, pėrmirėson cilėsinė e jetės, duke ndikuar edhe nė shėndet. Bėhet fjalė edhe pėr ekuilibra neuro-kimikė qė zėnė rrėnjė nė trurin tuaj. Dashuria e shėndetshme ndihmon dhe stimulon ndryshimin. Ndihmon pėr tė thyer cikle jofunksionale, ju bėn mė tė aftė pėr t'u pėrgjigjur dhe pėr tė pranuar sfida dhe pėr tė arritur synime tė rėndėsishme. Ju bėn mė entuziastė, mė energjikė dhe pse jo, edhe mė tė bukur. Ata qė e jetojnė nė mėnyrė tė ekuilibruar qenėsinė e tyre nė dashuri, kanė shumė mė tepėr energji nga sa mendojnė.

Nuk ekziston xhelozia

Njė ēift i ekuilibruar di t'i pėrjetojė ndjenjat nė mėnyrė tė matur, e di se ēfarė ėshtė xhelozia, por nuk e mbyt tjetrin me frikėra. Nuk ka nevojė tė kontrollojė ēdo hap tė tjetrit, sepse di se si tė ndėrtojė njė bazė tė mirė besimi. Fantazma e tradhtisė, frika nga kushdo qė i afrohet marrėdhėnies, qė shihet si armik, i rrezikshėm, duhet t'ju bėjė tė pyesni vetes se ēfarė po ndodh. Xhelozia qė ju bėn tė humbisni kontrollin e tė bini pre e paranojės, nuk ėshtė njė aleate, por njė armike patologjike qė duhet t'ju shtyjė tė kėrkoni ndihmė.

Lėrini hapėsirė partnerit

Tė dashurosh do tė thotė edhe tė mund tė rrish pa partnerin pėr disa orė, t'i lėsh hapėsirė sa herė qė ka nevojė, tė mos rrini sė bashku vetėm nga frika e vetmisė. Pėr tė mbajtur fort njė lidhje, secili nga partnerėt ka nevojė pėr hapėsirat e veta. Para sė gjithash, ėshtė e nevojshme t'i lini partnerit tė paktėn njė mbrėmje tė lirė nė javė, qė ai tė mund tė kalojė disa orė me miqtė dhe duke ndjekur pasionet e tij. Ndaj, nuk duhet ta telefononi pėr vogėlsira, por vetėm nė njė situatė ekstremisht tė domosdoshme. Gjatė asaj mbrėmjeje qė ai nuk do tė jetė me ju, mund tė organizoni njė darkė me mikeshat ose mund tė zgjidhni t'i kushtoni kohė vetes.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Gf9fG

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.