Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Thėniet mė tė mira tė Mit'hat Frashėrit pėr Shqiptarėt

Mit'hat Frashėri i ka renditur disa konkluzione pėr Shqiptarėt, qė edhe sot janė po aq aktuale sa dikur.

Thėniet mė tė mira tė Mit'hat Frashėrit pėr Shqiptarėt
Thėniet mė tė mira tė Mit'hat Frashėrit pėr Shqiptarėt
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/12/2017 22:39

Ja ēfarė thotė Mit'hat Frashėri pėr shqiptarėt:

Shqiptari prej natyre ėshtė kotėsidashės, plot vanitet dhe egoizėm. Nuk i pėlqen kurrė tė shohė dhe tė njohė fajin dhe tė metėn e tij: i pėlqen kurdoherė tė ngarkojė njė tjetėr.

Shqiptarėt, megjithėse nė pjesėn mė tė madhe myslimanė, nuk e kanė konsideruar veten kurrė turq. Nė tė kundėrtėn, ata kishin njė nocion tė qartė pėr individualitetin e tyre dhe njė hendek i thellė i pengonte ata tė ngatėrroheshin me racėn e pushtuesve.

Kur merr njė detyrė, ki disiplinė e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinės dhe zjarri i padurimit.

Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti mė parė tė japėsh shembullin e bindjes jo tė verbėr.

Hiqe veten si pak tė menēur dhe pak tė ditur. Mendjemadhėsia na ka ēmendur gjer mė sot.

Duhet tė kemi kurajo tė themi tė vėrtetėn, tė bardhės t'i themi tė bardhė dhe tė zezės tė zezė.

Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin pėr fajin qė ka bėrė, se ajo ėshtė mėnyra mė e fortė qė ta bėsh tė kėmbėngulė nė atė faj. Merre me tė mirė dhe shiko ta bindėsh, pa pasur as pamjen e tė dhėnit kėshillė.

Shqiptari, duke mos qenė i mėsuar me jetė politike, dua tė them, duke mos pasur gjer mė sot shtet, qeveri dhe independencė, s'ka kuptuar dot akoma barrėn, detyrat dhe pėrgjegjėsitė qė rrjedhin nga njė jetė indipendente.

Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrėfehen me atė mani qė ka secilido tė marrė emrin e fshatit ose tė qytetit si emėr familjeje. Kur piqen dy shqiptarė, pas gėzimit tė parė, pyetja esenciale ėshtė: nga tė kemi zotėri?

Shumė herė ideali pėr shqiptarin ėshtė tė qenėt i zoti, me ēdo mėnyrė qė tė jetė. Pa dyshim, duke pasur horizontin tė ngushtė, nuk mund tė kėrkojė veē sukseset e lehta.

Vetėm njė proverb tė mirė di: "Trimi i mirė me shokė shumė". Por kur mendoj fjalėn e Ali Pashės: dy shqiptarė janė shumė! Atėherė kam dėshirė ta kthej proverbin: "Trimi i mirė me shokė...pak!"

Shpėtimi i Shqipėrisė do tė vijė me anė tė vetes tonė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
f&Sc

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė