Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sa i vlefshėm je ti?

Njė parabol qė lidhet me vetėvlerėsimin

Nje parabol e vidhur me vetevleresimin e pershtatshme per te gjithe personat qe mendojne e nuk vlejne
Nje parabol e vidhur me vetevleresimin e pershtatshme per te gjithe personat qe mendojne e nuk vlejne
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 2016-07-20 16:07:06, Ndryshuar: 20/07/2016 22:13

Njė herė e njė kohė njė i ri shkoi tek njė plak i menēur dhe i tha:

"Kam ardhur pėr tė tė kerkuar njė kėshillė, sepse vuaj nga ndjenja tė tmerrshme tė mungesės sė vetėvlerėsimit dhe nuk kam mė dėshirė pėr tė jetuar. Tė gjithė mė thonė qė jam njė dėshtim dhe nje budalla. Tė lutem, Master, mė ndihmo!"

Njeriu i menēur i hodhi njė vėshtrim tė riut dhe me ngut i tha: "Tė mė falėsh, por jam shumė i zėnė pėr tė tė ndihmuar. Kam njė ēėshtje urgjente pėr tė cilėn duhet tė kujdesem..." - dhe kėtu ai ndaloi pėr njė moment, u mendua dhe shtoi: "Por nėse ti pranon tė mė ndihmosh mua, do tė ta ktheja nderin me gjithė qejf."

"E...Sigurisht Master!" pėrshperiti i riu, duke e ndjerė pėrsėri veten dhe problemet e tij si tė parėndėsishme. "O zot", tha burri i menēur dhe mori nga gishti i tij njė unazė tė vogėl me njė gur tė ēmuar.

"Merr kalin tim dhe shko nė treg! Unė duhet ta shes kėtė unazė nė mėnyrė urgjente pėr tė paguar njė borxh. Pėrpiqu tė marrėsh njė ēmim tė denjė pėr unazėn, dhe mos bjer nė kompromis me asgjė qė ėshtė mė pak se njė monedhė floriri! Ik tani dhe kthehu sa mė shpejt tė mundesh!"

I riu mori unazėn dhe filloi tė kalėronte. Kur ai arriti nė treg, e paraqiti unazėn tek tregtarė tė ndryshėm, tė cilėt fillimisht e kontrolluan unazėn imtėsisht. Por askush nuk pranoi qė ta shkėmbente atė me njė monedhė floriri. Disa qeshėn hapur me djalin, ndėrsa tė tjerė thjesht i kthyen kurrizin. Vetėm njė burrė i moshuar u tregua i gatshėm ti shpjegonte djalit qė njė monedhė floriri ishte vlerė shumė e lartė pėr t'u paguar pėr njė unazė si ajo, dhe ajo ēfarė i ofronin djalit ishte vetėm bakėr, apo nė rastin mė tė mirė argjend.

Kur djaloshi dėgjoi kėto fjalė, u mėrzit shumė, dhe rikujtoi instruksionet qė i dha burri i menēur qė tė mos pranonte asgjė mė pak se flori. Kur ai mbaroi sė rėni kryq e tėrthor pazarit i hipi kalit dhe u kthye tek plaku, duke u ndjerė tmerrėsisht i mėrzitur pėr dėshtimet e tij.

"Master, unė nuk isha i aftė tė plotėsoja kėrkesėn tuaj," tha ai. "Nė mundėsinė mė tė mirė unė mund tė merrja vetėm argjend nė kėmbim tė unazės, por ju mė thatė tė mos pranoja asgjė mė pak se njė monedhė floriri! Por tregėtarėt mė thanė qė kjo unazė nuk vlen aq shumė."

"Kjo ėshtė njė pikė shumė e rėndėsishme, biri im!" u pėrgjigj plaku. Para se tė pėrpiqeshe tė shisje unazen, nuk do tė ishte nje ide e keqe ta vlerėsoje sesa e vlefshme ėshtė vėrtetė ajo! Dhe kush mund ta bėje kėtė mė mirė se njė argjendar? Shko tek ai dhe zbulo ēmimin. Por mos e shit tek ai argjendar, pavarėsisht se ēfarė tė ofron ai! Eja menjėherė tek unė."

I riu pėrseri kalėroi pėr tė shkuar tek argjendari. Pasi argjendari e ekzaminoi unazėn pėr njė kohė tė gjatė i tha djaloshit: "Thuaji Mjeshtrit tėnd se pėr kėtė unazė nuk mund ti jap mė shumė se 58 monedha floriri nė njė kohė tė shkurtėr, por nėse ai ėshtė i gatshėm tė mė presė mund ti jap 70."

"70 monedha floriri?!" u habit i riu. Ai qeshi i lumtur, falenderoi argjendarin dhe nxitoi pėr tė shkuar tek njeriu i urtė. Pasi djaloshi i tregoi historinė Mjeshtrit ai i tha: "Mbaj mend biri im, se ti je si kjo unazė. I vlefshėm dhe unik! Dhe vetėm njė ekspert i vėrtetė mund tė vlerėsojė nė mėnyrė reale vlerėn tėnde. Kėshtu qė, pėrse po humbet kohė duke dėgjuar mendimet e tregėtarėve dhe tė budallenjve?"

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
U=c:/

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė