Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fruktoza e shtuar - nxitės kryesor i diabetit tė tipit 2

Studimet e fundit kanė treguar se sheqernat e shtuara, veēanėrisht ato qė pėrmbajnė fruktozė, janė njė nxitės kryesor i diabetit dhe paradiabetit, madje mė shumė se karbohidratet e tjera.

Ekspertėt sygjerojnė testime tė shpeshta tė fruktozės
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 30/07/2015 18:33

Ekspertėt klinikė qė shkruajnė nė Mayo Clinic Proceedings i sfidojnė udhėzimet e tanishme dietale tė cilat lejojnė deri nė 25% tė totalit tė kalorive ditore si sheqerna tė shtuara, dhe propozojnė ulje drastike nė sasinė e sheqernave tė shtuara, dhe veēanėrisht fruktozės sė shtuar, tė cilėn e konsumojnė njerėzit.

Nė tė gjithė botėn, afėrsisht njė nė dhjetė tė rritur kanė diabet tė tipit 2, ndėrkohė qė numri i individėve tė prekur nga sėmundja nė tė gjithė globin ėshtė dyfishuar nga 153 milionė nė vitin 1980 nė 347 milionė nė vitin 2008. Nė Shtetet e Bashkuara 29 milionė tė rritur (njė nė njėmbėdhjetė) i kanė 2 diabetet dhe 86 milionė (mė shumė se njė nė tre) kanė paradiabet.

"Nė nivelet aktuale, konsumi i sheqerit tė shtuar, dhe konsumi i fruktozės sė shtuar nė veēanti, janė duke e nxitur njė epidemi tė pėrkeqėsuar tė diabetit tė tipit 2," tha autori kryesor James J. DiNicolantonio, shkencėtar hulumtues kardiovaskular nė Saint Luke's Mid America Heart Institute nė Kansas City. "Rreth 40% e tė rriturve amerikanė tashmė e kanė njė shkallė tė rezistencės ndaj insulinės me parashikimet se pothuajse e njėjta pėrqindje nė fund do tė zhvillohet nė diabet."

Tė dhėnat nga provat e fundit sugjerojnė se zėvendėsimi i nishestesė qė pėrmban vetėm glukozė me saharozė rezulton me efekte tė mėdha negative metabolike, transmeton koha.net. Efektet negative janė mė tė mėdha me rritjen e rezistencės bazė tė insulinės dhe mė tė thella me pėrmasat mė tė mėdha tė fruktozės sė shtuar nė dietė.

Tėrėsia e provave ėshtė bindėse pėr tė sugjeruar se sheqeri i shtuar, dhe veēanėrisht fruktoza e shtuar (zakonisht nė formė tė shurupit tė misrit me fruktozė tė lartė dhe sheqerit tė kuzhinės), janė njė problem serioz dhe nė rritje pėr shėndetin publik, sipas autorėve.

Derisa fruktoza gjendet nė mėnyrė natyrale nė disa ushqime integrale si frutat dhe perimet, konsumimi i kėtyre ushqimeve nuk pėrbėn problem pėr shėndetin e njeriut. Nė fakt, frutat dhe perimet janė sigurisht mbrojtėse kundėr diabetit dhe mosfunksionimit tė gjerė kardiometabolik, shpjeguan DiNicolantonio dhe kolegėt. Autorėt propozojnė qė udhėzimet dietale duhet tė modifikohen pėr ti inkurajuar individėt qė ti zėvendėsojnė ushqimet e pėrpunuara, tė mbushura me sheqerna tė shtuara dhe fruktozė, me ushqime integrale si frutat dhe perimet. "Shumicės sė udhėzimeve ekzistuese u mungon kjo shenjė nė koston potenciale tė normave pėrkeqėsuese tė diabetit dhe pasojave pėrkatėse kardiovaskulare dhe tė tjera", shkruajnė ata.

Autorėt gjithashtu mendojnė se duhet tė ketė stimuj pėr industrinė qė tė shtojė mė pak sheqerna, veēanėrisht varietete qė pėrmbajnė fruktozė, nė produktet ushqimore dhe nė pije. Dhe ata arrijnė nė pėrfundimin se nė "njė nivel individual, kufizimi i konsumit tė ushqimeve dhe pijeve qė pėrmbajnė sheqerna tė shtuara, veēanėrisht fruktoza tė shtuara, mund tė jetė njė nga strategjitė mė efikase pėr sigurimin e shėndetit stabil nė tė ardhmen."

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
SYLW

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė