Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Implantimi i neuroneve kundėr sėmundjes sė Parkinsonit

Hulumtuesit Brazilianė nė D'OR Institute for Research and Education (IDOR) dhe Universitetin Federal tė Rio de Janeiro (UFRJ) kanė zbuluar rezultatet e mira nga pėrdorimi i implantimit tė neuroneve.

Implantimi i neuroneve ka sjellė njė shpresė tė re pėr sėmundjen e Parkinsonit
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 30/07/2015 19:23

Hulumtuesit brazilianė nė D'OR Institute for Research and Education (IDOR) dhe Universitetin Federal tė Rio de Janeiro (UFRJ) e kanė bėrė atė qė ata e pėrshkruajnė si njė hap tė rėndėsishėm drejt pėrdorimit tė implantimit tė neuroneve tė gjeneruara nga qelizat burimore si njė trajtim pėr sėmundjen e Parkinsonit.

Duke e pėrdorur njė substancė tė aprovuar nga FDA pėr trajtimin e kancerit tė lukthit, Rehen dhe kolegėt ishin nė gjendje tė rrisin neurone dopaminė-prodhuese qė rrjedhin nga qelizat burimore embrionale tė cilat mbetėn tė shėndosha dhe funksionale deri nė 15 muaj pas transplantimit nė minj, duke e rikthyer funksionin motorik pa formimin e tumoreve.

Parkinsoni, i cili i prek mė shumė se 10 milionė njerėz nė botė, shkaktohet nga njė reduktim i neuroneve dopaminė-prodhuese nė tru. Trajtimet aktuale pėrfshijnė ilaēe dhe implante elektrike nė tru tė cilat shkaktojnė efekte tė rėnda negative me kalimin e kohės dhe dėshtojnė nė parandalimin e pėrparimit tė sėmundjes.

Disa studime kanė treguar se transplantimi i qelizave burimore i pėrmirėson funksionet motorike nė modelet e kafshėve. Megjithatė, deri tani, procedura ka treguar tė jetė e pasigurt, pėr shkak tė rrezikut nga tumoret pas transplantimit.

Pėr ta adresuar kėtė ēėshtje, studiuesit testuan pėr herė tė parė pėr ti para-trajtuar qelizat e padiferencuara burimore tė miut me mitomicinė C, njė ilaē i pėrshkruar tashmė pėr ta trajtuar kancerin. Substanca e bllokon replikimin e ADN-sė dhe i parandalon qelizat tė shumohen jashtė kontrollit.

Hulumtuesit pėrdorėn minj tė modeluar pėr Parkinsonin. Kafshėt u ndanė nė tre grupe. I pari, grupi i kontrollit, nuk kishte marrė implante tė qelizave burimore. I dyti, kishte marrė implante tė qelizave burimore tė cilat nuk ishin trajtuar me mitomicinė C dhe i treti kishte marrė qeliza tė trajtuara me mitomicinė C.

Pas injektimit tė 50.000 qelizave burimore tė patrajtuara, kafshėt e grupit tė dytė treguan pėrmirėsim nė funksionet motorike por tė gjitha vdiqėn nė mes javės 3 dhe 7 mė vonė. Kėto kafshė zhvilluan gjithashtu tumore intracerebrale. Nė kontrast, kafshėt qė pranuan qeliza tė trajtuara burimore treguan pėrmirėsim nė simptomat e Parkinsonit dhe mbijetuan deri nė fund tė periudhės sė vėzhgimit 12 javė pas transplantimit pa tumore tė detektuara. Katėr prej kėtyre minjve janė monitoruar deri nė 15 muaj mė pas, pa shenja tė patologjisė.

Zbulime tė shumta po bėhen mbi sėmundjen e Parkinsonit, dhe tani duket se ka arritur kulmin

Pėr mė tepėr, shkencėtarėt treguan gjithashtu se trajtimi i qelizave burimore me mitomicine C nxiti njė rritje tė katėrfishtė nė lirimin e dopaminės pas diferencimit in-vitro. "Kjo strategji e thjeshtė me qeliza burimore pluripotente tė ekspozuara shkurtimisht ndaj njė ilaēi antikancerogjen e bėri transplantimin mė tė sigurt, duke e eliminuar rrezikun e formimit tė tumorit", thotė udhėheqėsi i studimit Stevens Rehen, profesor nė UFRJ dhe studiues nė IDOR.

Zbulimi, i raportuar nė prill nė revistėn Frontiers in Cellular Neuroscience, mund ti hap rrugė hulumtuesve, transmeton Koha.net, dhe mjekėve pėr ta propozuar njė provė klinike duke pėrdorur qeliza burimore pluripotente tė trajtuara me mitomicinė C pėrpara transplantimit pėr ti trajtuar pacientėt me Parkinson dhe sėmundje tė tjera neurodegjenerative.

"Teknika jonė me mitomicinė C mund ta pėrshpejtojė propozimin e provave klinike me qelizat pluripotente ndaj disa sėmundjeve tė njeriut", thotė Rehen. "Ky ėshtė hapi i parė pėr tė bėrė tė mundshėm kėtė lloj tė trajtimit me qeliza burimore".

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
;&XjG

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.