Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sėmundjet qė pėrkeqėsohen nė dimėr. Ja si t'i parandalojmė.

Gjatė dimrit organizmi dhe zemra punojnė mė shumė pėr tė pėrballuar tė ftohtin. Kjo mund tė jetė veēanėrisht e rrezikshme pėr tė moshuarit dhe tė sėmurėt kronikė.

Sėmundjet qė pėrkeqėsohen nė dimėr. Ja si t'i parandalojmė.
Sėmundjet qė pėrkeqėsohen nė dimėr. Ja si t'i parandalojmė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/11/2017 13:39, Ndryshuar: 19/11/2017 20:41

Ndėrsa kushtet e motit duket se nuk janė aspak favorizuese, pasi duke filluar qė nga dita e sotme do tė ketė pėrsėri njė ulje tė temperaturave me 3 deri nė 4 gradė celsius, specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP) japin kėshillat sesi mund tė parandalohen sėmundjet qė pėrkeqėsohen nė dimėr.

Disa nga sėmundjet qė shfaqin mė shumė probleme nė kėtė stinė janė: sėmundjet e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes: skuqje apo dhimbje deri nė infeksion tė bajameve, veshėve, hundės dhe sinuseve (sinuzite); sėmundje tė rrugėve tė poshtme tė frymėmarrjes: gripi dhe viroza tė ndryshme, acarim i astmės deri nė infeksione tė mushkėrisė; dhimbje koke si pasojė e spazmave/ngushtimit tė enėve tė gjakut nė kokė; rritje e tensionit arterial dhe pėrkeqėsim tė tij te tė sėmurėt kronikė; shtrėngime deri nė infarkte tė zemrės; probleme tė qarkullimit tė gjakut, si: morthi, scleroderma etj; fraktura, ndrydhje dhe dėmtime tė tjera si pasojė e rrėshqitjeve nė akull. Ndaj kėshillohet tė ecni me kujdes e hapa tė vegjėl dhe duart duhet tė mbahen jashtė xhepave; ngrirjet e ekstremiteteve (koka, kėmbėt e duart) deri nė amputime tė tyre.

Parandalimi i sėmundjeve

Nėse sėmureni me grip apo njė nga virozat e stinės, pėrdorni medikamente pėr tė ulur temperaturėn, Paracetamol kur ajo tė rritet mbi 38 - 38,5°C. Nėse temperatura zgjat pėr mė shumė se 5 ditė dhe ėshtė mjaft rebele, atėherė drejtohuni te mjeku i familjes.

Pėr tė qetėsuar kollėn, pėrdorni qumėsht me mjaltė, ēaj me sherebelė, dafinė, bli etj. dhe ajrosni herė pas here ambientet. Ushqehuni mė mirė dhe me sa mė shumė lėng mishi, fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lėngjeve. Futini kėmbėt nė ujė tė ngrohtė pėr 10 minuta nė darkė, mos pėrdorni antibiotikė, pa kėshillėn e mjekut. Nė rastet kur temperatura e pacientit vazhdon tė mos bjerė, fillon tė shfaqet vėshtirėsia nė frymėmarrje, dhimbje veshi, fyti, koke, apo kraharori dhe gjendja e pėrgjithshme rėndohet, atėherė mund tė keni njė infeksion tė rrugėve tė sipėrme apo tė poshtme tė frymėmarrjes, tė cilat kėrkojnė trajtim me antibiotikė, bronkodilatatorė etj., ndaj duhet tė konsultoheni patjetėr me mjekun tuaj. Nėse ju shfaqet apo vuani me rritje tė tensionit arterial (hipertension mbi 140/90 mmHg) apo shtrėngim nė zemėr drejtohuni menjėherė te mjeku dhe kėshillohuni pėr dozat dhe llojin e medikamenteve.

Qėndroni nė ambiente tė ngrohta. Evitoni daljet nė orėt mė tė ftohta tė ditės, pasi sa mė e ftohtė temperatura e ambientit, aq mė shumė vėshtirėsohet puna e zemrės. Mos pėrdorni pije alkoolike pėr tu ngrohur, por ēajėra, apo ushqime tė ngrohta. Alkooli ul vigjilencėn dhe pengon aftėsinė pėr tu mbrojtur nga i ftohti. Nėse keni probleme tė qarkullimit tė gjakut, si: morthi, scleroderma etj. nuk duhet tė dilni nga shtėpia pa pėrdorur kremrat e kėshilluar nga mjeku dhe duhet tė mbani sa mė ngrohtė pjesėt e ekspozuara, duke pėrdorur dorashka leshi, shall, kapuē etj. Nėse qėndroni gjatė nė tė ftohtė, organizmi juaj nuk arrin tė prodhojė aq nxehtėsi sa harxhon dhe ju do tė filloni tė vuani nga hypothermia ose ulja e temperaturės dhe me kalimin e kohės do tė ndiheni tė lodhur, tė mpirė dhe konfuzė. Kjo pasi si pasojė e ngushtimit tė enėve tė gjakut nė tru; ai fillon tė mos mendojė qartė dhe pastaj lėvizjet fillojnė tė ngadalėsohen deri kur temperatura e trupit tė bjerė nėn 35° C deri nė ngrirje.

Shenjat e para tė ngrirjes janė mungesa e ndjeshmėrisė, skuqja dhe dhimbjet nė indet e lėkurės dhe nėnlėkurės nė ekstremitete (kokė, kėmbė e duar) dhe zonat mė tė ekspozuara si fytyra, veshėt etj. Nė raste tė tilla nuk duhet tė masazhohen pjesėt e ngrira, por duhet tė futeni menjėherė nė njė ambient tė ngrohtė dhe tė pini pije tė ngrohta qė tė rrisin temperaturėn e trupit, duke evituar pėrdorimin e alkoolit. Kujdes nėse lėkura merr ngjyrė tė zbehtė deri nė tė verdhė-jeshile, pasi mund tė shkojė deri nė gangrenizim qė kėrkon dhe amputimin e tyre. Nėse rrėzoheni nė ngrica dhe pėsoni ndrydhje apo fraktura, thėrrisni menjėherė ambulancėn dhe drejtohuni nė spital pėr ndihmė tė specializuar.

Ilaēet qė mund tė pėrdorni

Duhet tė konsultoheni me mjekun pėr ndryshimin e dozave nėse merrni medikamente pėr:

a. sėmundjet kardio-vaskulare

Tension tė lartė gjaku, sėmundje tė zemrės, apo enėve tė gjakut, pasi gjatė tė ftohtit kėto sėmundje pėrkeqėsohen ndjeshėm;

b. sėmundje si epilepsia, pagjumėsia, ankthi, hipotiroidizmi etj.

Qetėsues, antiepileptikė, hormone etj., pasi kėto medikamente ndėrhyjnė nė qendrėn e rregullimit tė temperaturės nė tru dhe ju mund tė mos jeni mė vigjilent ndaj tė ftohtit dhe tė mos e ndjeni qė tashmė po ngrini.

Sėmundjet qė shfaqin probleme:

1. Sėmundje tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes: skuqje apo dhimbje deri nė infeksion tė bajameve, veshėve, hundės dhe sinuseve (sinuzite).

2. Sėmundje tė rrugėve tė poshtme tė frymėmarrjes: gripi dhe viroza tė ndryshme, acarim i astmės deri nė infeksione tė mushkėrisė.

3. Dhimbje koke si pasojė e spazmave/ngushtimit tė enėve tė gjakut nė kokė.

4. Rritje e tensionit arterial dhe pėrkeqėsim tė tij te tė sėmurėt kronikė.

5. Shtrėngime deri nė infarkte tė zemrės.

6. Probleme tė qarkullimit tė gjakut, si: morthi, scleroderma etj.

7. Fraktura, ndrydhje dhe dėmtime tė tjera si pasojė e rrėshqitjeve nė akull.

8. Ngrirjet e ekstremiteteve deri nė amputime tė tyre.

Kategoritė mė tė rrezikuara nga i ftohti

Fėmijėt

Sa mė tė vegjėl ata, aq mė shumė rrezikojnė nga uljet e temperaturės dhe sėmundjet, ndaj evitoni nė maksimum daljet dhe siguroni njė temperaturė konstante nė shtėpi. Pėr bebet nėn 6 muaj, nėse sėmuren, drejtohuni menjėherė te mjeku.

Tė moshuarit

Rrezikojnė tė pėsojnė fraktura kockore dhe tė kenė vėshtirėsi nė frymėmarrje, rritje tė tensionit apo shtrėngim nė zemėr dhe pjesėn e prapme tė kraharorit.

Tė sėmurėt kronikė

Sidomos ata me sėmundje tė zemrės dhe hipertension, apo me sėmundje pulmonare.

Shtatzėnat

Kėrkojnė gjithashtu pėrkujdesje tė veēantė gjatė ditėve tė ngricave.

Tė gjithė kėta persona (pėrveē foshnjave nėn 6 muajsh) pėr t'u mbrojtur nga virozat e ndryshme tė stinės sė ftohtė, duhet tė vaksinohen me vaksinėn antigrip vit pas viti.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
A?*QS

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė