Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

A mund tė shmangen vdekjet nga heroina?

Pėrdorimi i heroinės dhe mbidoza vdekjeprurėse e saj, ėshtė shkaku i vdekjes sė shumė tė rinjve nė botė. Specialistėt e varėsisė nga droga thonė se tragjedi tė tilla...

A mund tė shmangen vdekjet nga heroina?
A mund tė shmangen vdekjet nga heroina?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/12/2017 23:12

Pėrdorimi i heroinės dhe mbidoza vdekjeprurėse e saj, janė nė nivele epidemike nė Shtetet e Bashkuara. Specialistėt e varėsisė nga droga thonė se tragjedi tė tilla mund tė shmangen, sepse programet efektive tė trajtimit ekzistojnė.

Ekspertėt thonė se varėsia nga heroina ėshtė kthyer nė njė epidemi dhe nuk ėshtė mė kryesisht droga e mė tė varfėrve.

Numri i pėrdoruesve tė heroinės nė Shtetet e Bashkuara pothuajse ėshtė dyfishuar qė nga viti 2007, duke arritur nė 669 mijė dhe tani numri i atyre qė vdesin nga drogat e ligjshme dhe tė paligjshme, ėshtė mė i madh sesa i atyre qė vdesin nga aksidentet rrugore.

Njė nga arsyet kryesore, thonė ekspertėt, janė tė rinjtė e klasė sė mesme nė tė 20-at dhe tė 30-at qė kanė krijuar varėsi tek ilaēet pėr dhimbje dhe pastaj fillojnė heroinėn.

James Hunt ėshtė agjent pėr divizionin e Nju Jorkut tė Administratės pėr Kontrollin e Drogave.

Allegra Schorr drejton Grupin Mjekėsor West Midtown, njė qendėr rehabilitimi nė Manhattan.

"Njerėzit nė fillim pėrdorin njė ilaē pėr qetėsimin e dhimbjeve dhe pak nga pak, kur bėhet e shtrenjtė blerja e tyre, sepse shtohet doza e pėrdorimit, ata kalojnė tek heroina. Ėshtė diēka qė ndodh me shumė shpejtėsi."

Dr. Stuart Kloda, njė specialist pėr varėsinė nga ilaēet, vė nė dukje se ata qė heqin dorė nga heroina dhe pastaj i rikthehen asaj, janė veēanėrisht tė ekspozuar ndaj mbidozės vdekjeprurėse.

"Kėshtu, nėse nė fund tė varėsisė sė parė, kur vendos tė heqėsh dorė, mund tė ishe duke pėrdorur 5 paketa heroinė dhe pas dy muajsh, fillon tė injektosh heroinė pėrsėri dhe vendos qė tė pėrdorėsh pėrsėri 5 paketa, rreziku pėr mbidozė ėshtė shumė i madh sepse trupi yt nuk e toleron dot atė sasi aq tė madhe ilaēi."

Ai dhe Schorr thonė se tragjeditė si ajo e Hoffmanit janė tė panevojshme, sepse kurat qė kombinojnė zėvendėsimin e drogės me si metadona dhe Suboxone, me terapi janė efektive.

"Ne e dimė qė mjekimi dhe terapia janė pėrgjigjia dhe kjo ėshtė vėrtetuar nga studime tė panumėrta. Pėr ne qė punojmė nė kėtė fushė, ėshtė shumė e trishtueshme qė tė dimė qė ne kemi trajtimin e duhur pėr kėtė epidemi dhe njerėzit po kėrkojnė njė zgjidhja pa e ditur qė ekziston, por nė fakt e vėrteta ėshtė se pėrgjigje ka".

Ndėrsa policia bėnte arrestime lidhur me vdekjen e Hoffmanit, autopsia nuk ka dhėnė njė pėrgjigje pėrfundimtare, por heroina qė ka pėrdorur Hoffmani nuk ishte prerė me fentanil, njė lėndė e fuqishme pėrgjegjėse pėr njė sėrė mbidozash vdekjeprurėse kohėt e fundit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
$Kh.

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.