Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e mrekullueshme dhe intriguese e unazės sė martesės?

Tė gjithė jemi intriguar nga historia dhe simbolizmi pas bizhuterive.

Historia e mrekullueshme dhe intriguese e unazės sė martesės?
Historia e mrekullueshme dhe intriguese e unazės sė martesės?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 15/12/2017 23:47

Unazat nė veēanti ngarkohen me domethėnie tė posaēme. Qė nga unazat e Egjiptit tė lashtė, ato janė njohur tė jenė pjesėt mė intime qė mbajmė. Gjatė gjithė historisė, unazat u pėrdorėn si talismanė personalė, nė transaksione biznesi, si simbole tė statusit, dhe natyrisht pėr t'u zotuar pėr dashurinė ndaj njė tjetri.

Historia e unazės sė martesės nuk ka njė rrugė tė qartė; ajo ndryshon me ēdo fe dhe pikėpamjen qė secili vend ka pėr martesėn. Disa unaza shėnonin nė mėnyrė strikte kontratėn ligjore tė martesės, ndėrsa tė tjera shkėmbeheshin nė emėr tė dashurisė sė vėrtetė. Por ky ndryshim nuk ėshtė kronologjik si mund ta mendojmė, nė vend tė kėsaj ai rrjedh e rrjedh, nė kohė dhe vende tė ndryshme.

Egjipti i Lashtė, Greqia, Roma

Pothuajse 5000 vjet mė parė, Egjipti i lashtė ishte kultura e parė e njohur ku njerėzit shkėmbenin "unazat e dashurisė", shpesh tė bėra prej kallamėsh tė endura ose prej lėkure. Thuhet se Egjiptianėt e shihnin unazėn, njė rreth, si simbol tė fuqishėm. Rrethi pa fund tregon jetėn e pėrjetshme dhe dashurinė, dhe hapja e tij pėrfaqėson njė portė drejt botės sė panjohur. Unazat ishin shumė tė rėndėsishme nė kulturėn e tyre.

Unazat e vulave, tė pėrdorura si nėnshkrime personale, vazhduan tė pėrdoreshin nga grekėt dhe romakėt. Thuhet se unaza me vulė frymėzoi disa nga unazat mė tė hershme tė fejesės nė Romė. Po, nė Egjipt i shkėmbenin unazat si dhurata devotshmėrie, pastaj nė Greqi jepnin unaza pėr tė dashuruarit, qė shfaqnin Erosin perėndinė e dashurisė, ose engjėjt e tij. Por besohet se ishin romakėt qė e lidhėn unazėn me martesėn. Mė sė shumti me njė unazė "besimi", qė pėrshkruan dy duar tė lidhura nė dashuri ose marrėveshje/dextrarum iunctio. Kėto dizajne mund tė bėheshin nė flori tė ngurtė ose tė gdhendura nė gurė, si unaza-vula, shpesh nė korale, akuamarin, garnet ose oniks.

Kokat e tė dashuruarve

Me kalimin e kohės, romakėt filluan tė personalizonin unazat e martesės, duke u zhvendosur nga besimi, nė gdhendjet e vetė ēifteve. Kjo u pėrcoll nė Perandorinė Bizantine nė mesjetė kur shumica e unazave u gdhendėn me fytyrat ose figurėn e plotė tė ēiftit tė fejuar. Sapo Krishtėrimi u bė feja zyrtare e Perandorisė, ēifti shpesh pėrshkruhej me Jezusin ose njė kryq nė mes tyre, qė bekonte martesėn.

Unaza besimi

Unazat e besimit, nė stile tė ndryshme, ishin tė njohura nė Evropė pėr mė shumė se njė mijė vjet. Ato u rishfaqėn nė vitet 1100 dhe zgjatėn me shekuj. Gjatė viteve ato u bėnė shumė mė tė ndėrlikuara dhe me zbukurime. Mė e zakonshmja, qė mbahet ende sot ėshtė unaza irlandeze Claddagh, dy duar qė mbajnė njė zemėr me njė kurorė. Unaza Claddagh u krijua fillimisht nė shekullin e 16-tė, trembėdhjetė shekuj pas unazave origjinale tė besimit nė Romė.

Unazat me varg

Njė posy (ose posie) ėshtė njė varg i shkurtėr, shpesh nga njė poezi, shkruar nė unazė. Unazat me varg mbaheshin zakonisht nė shekullin e 15-tė. Nė fillim ato kishin dizajne tė forta dhe u shkruheshin me fjalė nė pjesėn e jashtme.

Me kalimin e kohės, u bėnė mė tė thjeshta, por mbishkrimet u bėnė mė personale. Kjo detyroi ata qė punonin floririn qė tė pėrparonin me teknikat e tyre dhe tė mėsonin tė gdhendnin brenda unazave, pėr t'i mbajtur kėto mesazhe private dhe intime pėr ata qė i mbanin. Kjo tregon njė ndryshim, nga martesa qė shpesh ėshtė njė marrėveshje mes familjeve, kur njė unazė e zbukuruar nėnkupton njė marrėveshje mė fitimprurėse, tek martesat e ngritura mbi dashurinė, me unaza tė thjeshta tė formuara nga monedha ari, me mbishkrime si: "Mė duaj dhe mos mė lėr" dhe "Dy trupa, njė zemėr".

Sot shumė ēifte qė bėjnė unazat e tyre, dėshirojnė tė sigurohen qė unazat e tyre janė plot kuptim dhe pyesin nėse duhet tė kenė "mė shumė se njė rreth tė thjeshtė". Por, duke e njohur historinė e rrethit tė thjeshtė, mund tė shihet se ai tashmė ėshtė e pasur me domethėnien e vet. Ndonjėherė mė pak me tė vėrtetė do tė thotė mė shumė.

Unazat gjėzė

Unazat gjėzė ishin popullore nė shekujt 15-17. Ndėrkohė qė ato me vargje u thjeshtuan me kalimin e kohės, unazat gjėzė u bėnė mė komplekse teksa teknikat e pėrpunuesve pėrparuan. Ato pėrbėhen nga 2-3 rrathė tė ndėrthurur, tejet simbolikė nė kuptimin qė secili rreth ėshtė i lirė e nė tė njėjtėn kohė janė bashkė, pėr tė simbolizuar bashkiin e dy njerėzve. Shumė prej kėtyre unazave mbanin edhe gurė tė ēmuar shumė tė bukur, si dhe ngjyra qė i bėnin ato tė mrekullueshme. Disa prej simboleve mė tė zakonshėm nė kėto lloj unazash ishin duart e besimit, lulet mos-mė-harro dhe zemrat e kuqe. Dizajnet e mėvonshėm patėn edhe memento mori, ku spikaste njė skelet dhe njė bebe, qė simbolizonte jetėn dhe vdekjen, dhe dashurinė e pėrjetshme pėrtej kėsaj jete.

Unazat e martesės sė hebrenjve

Ėshtė njė traditė e vjetėr hebreje qė unaza e martesės duhet tė jetė njė rreth i pandėrprerė ari ose argjendi i pastėr qė pėrfaqėson njė martesė tė pėrjetshme. Pa gurė ose detaje qė pėrfaqėsojnė njė martesė pa ndrojtje apo komplikim. Vlera minimale thuhet tė jetė njė qindarkė (pe'rutah), kjo vlerė e ulėt pėrfaqėson qė qėllimet e tyre janė tė vėrteta dhe nuk nxiten nga paratė ose pretendimet e rreme. Mė pak e njohur ėshtė tradita e ceremonialit tė unazės sė martesės tek hebrenjtė. Qė daton tė paktėn nė shekullin e 10 dhe pėrdorej deri gjatė shekullit tė 19-tė, duke u bėrė mė e ndėrlikuar me kalimin e kohės, me filigranin dhe smaltin.

Shpesh herė kapaku, qė mendohej tė pėrfaqėsonte shtėpinė ose tempullin e ēiftit, hapej si njė medale pėr tė zbuluar njė mbishkrim hebraik. Meqė kėto unaza ishin kaq tė zbukuruara, ato ishin mė sė shumti tė pėrbashkėta pėr tė gjitha dasma brenda njė qyteti. Ka shumė mendime tė ndryshme mbi kuptimin dhe qėllimin prapa kėtyre unazave tė zbukuruara qė dhėndėrit u ofronin nuseve tė tyre gjatė ceremonisė, pėr fat tė keq ka shumė pak dokumentacion tė ruajtur rreth kėtyre unazave.

Unazat e diamantit

Sot shumė njerėz dinė qė De Beers ėshtė prapa unazės sė diamantit, ndėrkohė qė, edhe pse ėshtė e vėrtetė se ata e popullarizuan atė si njė unazė angazhimi, diamantet tashmė ishin pėrdorur nė unaza dashurie pėr disa shekuj. Unaza e parė e diamantit ishte nė tė vėrtetė nga fundi i vitit 100, e gjetur nė Romė, njė unazė diamanti tė paprerė qė i pėrkiste njė vajzė tė re. Megjithatė, nuk ka asnjė mėnyrė pėr tė ditur nėse ishte njė dhuratė dashurie, njė simbol i statusit ose ndonjė lloj tjetėr unaze. Fillimisht dihej se diamantėt ishin tė fortė dhe konsideroheshin tė vlefshėm, por vetėm shumė shekuj mė vonė, kishin mjetet pėr t'i prerė dhe zbuluar shkėlqimin e tyre.

Nė shekullin e 15-tė njė dhuratė bizhuteri shpesh dėrgohej nga babai i nuses tek babai i dhėndrit, duke propozuar qėllimin pėr t'u martuar me vajzėn e tij. Nuk ishte e pazakontė qė kjo dhuratė tė ishte njė unazė diamanti, duke i paraprirė unazės sė martesės.

Unaza e parė e dokumentuar e diamantit ishte nė vitin 1475 nė dasmėn e Costanzo Sforzės dhe Camilla D'Aragona nė Itali. Unaza e tyre e dasmės shkruante: "Dy vullnete, dy zemra, dy pasione janė tė lidhura nė njė martesė nga njė diamant".

Nė shekullin 17, diamantet po shfaqeshin gjithnjė e mė shpesh nė unaza martese dhe angazhimi. Nė kėtė kohė diamanti mund t'i jepej gruas nga burri, si njė premtim pėr dashuri.

Unazat e diamantit u bėnė shumė popullore nė shekullin 19, por nuk u bėnė normė deri kur De Beer's nisi fushatėn "Diamantėt janė pėrgjithmonė" nė mesin e viteve 1940. Sot njė unazė diamanti martese ėshtė ende zgjedhja mė e preferuar, megjithatė sot shumė ēifte preferojnė stile unikė apo gurė jotradicionalė. Tė tjerė ēifte janė tė interesuar pėr opsione mė miqėsore ndaj mjedisit, duke pėrfshirė diamantė tė formuar nė laboratorė. Disa gra zgjedhin tė mos mbajnė fare unazė. Nga pikėpamja historike, ėshtė njė kohė shumė interesante, pėrderisa njerėzit kanė nisur tė krijojnė traditat e tyre.

Gishti i unazės

Pėrgjatė gjithė historisė, ndėrkohė qė idetė e martesės ndryshuan bashkė me stilet e unazave, ndryshoi edhe gishti i unazės. Eshtė dokumentuar se unazat e martesės janė mbajtur nė cilindo gisht, madje edhe tė madhin. Sot mbahen mė shpesh nė gishtin e katėrt tė dorės sė majtė, por disa vende dhe kultura e bėjnė ndryshe. Po si u bė i katėrti, gishti i unazės? Kjo na shpie sėrish tek egjiptianėt.

Thuhet se ata besonin qė gishti i katėrt kishte njė venė apo nerv qė lidhej direkt me zemrėn. Dhe ndėrkohė qė nuk ka fare prova shkencore pėr ta mbėshtetur, ne u kthyem tek ajo traditė vetėm prej ndjenjės. Qė mund tė jetė pjesa e preferuar e historisė sė unazės sė martesės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
h9fa

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.