Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė duhet tė dini pėr Thethin? Tregimet e njė vizitoreje tė shpeshtė tė Thethit...

Prej tė paktėn dy vitesh kisha planifikuar tė shkoja nė Theth, e bombarduar gjithandej nga imazhe tė bukura si tė dala nga pėrrallat.

Ēfarė duhet tė dini pėr Thethin? Tregimet e njė vizitoreje tė shpeshtė tė Thethit...
Ēfarė duhet tė dini pėr Thethin? Tregimet e njė vizitoreje tė shpeshtė tė Thethit...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/12/2017 18:12

Isha bėrė ndjekėse e disa faqeve tė bujtinave nė Theth dhe shpesh mė dilnin para syve foto tė bukura tė miqve qė vizitonin kėtė vend ose artikuj nė media duke ma bėrė edhe mė ethshme dėshirėn pėr tė shkuar atje.

Tė paktėn 2 vite duke i thėnė vetes ēdo verė; kur do shkoj nė Theth? Ai duhet tė jetė vendi mė i bukur nė botė. (...dhe nė fakt ėshtė!)

Tentova tė shkoj fundjavėn e datės 26 Gusht pasi ishte dhe njė koncert me Elina Dunin, Shpat Dedėn, etj., po nuk bėhej fjalė tė gjeje dhomė, edhe pse telefonova njė javė pėrpara.

Tė premten e javės qė shkoi vendosa ta provoj dhe njė herė.

Telefonova disa bujtina, tė cilat i njihja virtualisht. Nuk ka vende mė thanė tė gjitha. Epo, kjo tregon se ky vend ėshtė kaq i kėrkuar nga turistėt sa duhet tė jesh me fat tė gjesh vend!

Nė darkė vonė mė telefonojnė nga njėra prej bujtinave: "U kancelua njė prenotim nga booking, nėse doni ejani." Lumturi e madhe! E pyes zotėrinė: "Ne kemi makinė tė ulėt, a kalon dot?"

Pėrgjigjia: "Rruga ėshtė e pashtruar 15 km qė tė sjellin nė fshat, por kalohet me kujdes".

Gabim! Fjala e tij dhe mungesa e informacionit nga ana ime mė la 4 orė nė mes tė maleve, pasi u shpua goma nė rrugėn me gurė gjithė cepa dhe pse ecėm me shpejtėsi mė pak se 10 km nė orė.

Ja kėshillat e mia pėr ata qė nuk kanė vajtur akoma nė Theth:

1. E para gjė qė do tė duhet tė dini kur shkoni nė Theth ėshtė; Rruga nuk kalohet me asnjė makinė tjetėr pėrveēse makinė e tipit fuoristradė, pra tė jetė e lartė, tė jetė 4×4, e kontrolluar mė parė tek tekniku qė ėshtė nė kushte optimale. Mos harroni kriko, gomė rezervė dhe tė gjitha mjetet teknike. Mund tė shkoni dhe me furgon ose kamion, por jo me Benz B-class, siē bėra unė, ose me makina tė tjera tė ulėta, tė vogla.

Gjėja mė e vogėl qė mund t'ju ndodhė ėshtė shpuarja e gomės, se mund t'ju ēahet edhe serbatori apo t'ju prishet motorri. Njė karrotec qė t'ju marrė atje kėrkon tė paktėn 30 mijė lekė tė reja. Historitė pėr familje qė kishin mbetur nė mes tė natės nė mal, ose pėr makina qė ishin lėnė me javė parkuar nė Qafė Thore tregonin plot nė Theth. Mos rrezikoni tė bėheni pjesė e njė historie tė tillė, nė fund tė fundit keni shkuar pėr qejf.

2. Mos hezitoni tė kėrkoni ndihmė! Banorėt e zonės janė shumė tė gjendur ndaj turistėve kur u ndodhin avari nė rrugė. Tė mos ishte Mondi, (mbiemrin nuk ia mėsova dot) qė ndaloi, nxori mjetet e punės dhe na ndihmoi tė vinim gomėn rezervė, e mė pas na bleu njė gomė tė pėrdorur nė Shkodėr e na e dėrgoi me miqtė e tij, makina jonė do tė ishte sot akoma nė Theth. Nė fshat ndodhet dhe njė djalė qė nxjerr jetesėn duke bėrė mekanikun me turistėt qė u mbetet makina nė male. Quhet Ylber dhe tė gjithė ia kanė numrin e telefonit, por nėse ai nuk ėshtė atje, do tė kėrkoni ndihmė banorėve tė zonės qė e bėjnė atė rrugė shpesh.

3. Qė mos tė rrezikoni, parkoni makinėn nė fshatin Bogė qė ėshtė para rrugės sė prishur tė Thethit dhe merrni njė taksi qė ju ēon atje. Taksia kushton 60 euro vajtje-ardhje brenda ditės dhe Gjeloshi, i zoti i Fuoristradės, thotė se ju bėn edhe guidė nė pikat turistike tė natyrės nė Theth. Nėse 60 euro ju duken shumė, do ta kuptoni se do ju dalė mė shumė amortizimi i makinės tuaj kur tė ktheheni, edhe nėse jeni me fat e nuk ju shpohet goma.

4. Nėse jeni tip nazeli dhe u pėlqen rehati ose jeni mėsuar vetėm nė hotele me 5 yje, mos e merrni mundimin tė shkoni atje; nuk ėshtė pėr ju!

Nė theth ka vetėm Bujtina, qė do tė thotė "krevat dhe mėngjes" me 15 euro personi. Nuk ke banjo personale nė dhomė. Preferohet tė jesh grup shoqėror, pasi dhomat kanė 4 ose 5 krevatė. Rrallė gjen dhoma ēift. I vetmi hotel nė Theth ėshtė Bjeshkėt e Namuna, ish-kampi i punėtorėve, i privatizuar. Aty mund tė keni banjon tuaj nė dhomė, por mos prisni kushedi se ēfarė nga kushtet. Njė hotel qė vihet nė funksion vetėm 3 muaj verė, pasi nė dimėr mbyllet dhe rrėnohet, dhe pronarėve u duhet tė investojnė ēdo vit pėrsėri nė tė.

5. Mos kėrkoni fruta deti nė Theth, as karbonara ose lloje tė tjera makaronash. (Dy ēifte nga Tirana e bėnė kėtė). Ej, njerėz jeni nė mes tė Alpeve, jeni nė fshatin mė tė thellė. Atje hahet mish derri, qengji ose viēi, hahet mazė (gatim tradicional me djath, gjalpė e miell misri. Super!), hahet buka e bėrė vetė, djathi, patate furre, byrek dhe kos, por mos kėrkoni gjė tjetėr.

6. Nuk ka fashion-party nė Theth. Duhet tė marrėsh atletet mė tė vjetra qė ke, qė t'i prishėsh atje. Ose mundėsisht kėpucė kambale, tė gjithė turistėt e huaj vishnin tė tilla. Rroba pambuku, tuta, bluzė me mėngė tė shkurtra dhe njė me mėngė tė gjata. Disa palė ēorape dhe njė kapele.

7. Ecni nė kėmbė!

Nga fshati tek Ujėvara ose Syri i Kaltėr, dy atraksionet mė tė bukura tė natyrės, por jo tė vetmet, ishte tė paktėn 1 orė me makinė. Kujdes, ishte rrugė pėr zetor, jo pėr makinė, pra mė e mira ishte ta bėje nė kėmbė. Nėse je tip qė nuk tė pėlqen ecja, ke probleme me zemrėn, ose nuk je fare tip sportiv, mė mirė lėrė fare kėtė gjė, nuk ėshtė sport pėr ty. Shqiptarėt ishin turistėt mė tė llastuar, shkonin me makinė deri afėr dhe pastaj mezi ngjiteshin 20-30 minuta nė kėmbė. Tė huajt e bridhnin gjithė zonėn nė kėmbė.

8. Koha mė e bukur pėr ta vizituar.

Shumica e turistėve vėrshojnė nė verė aty, por banorėt e zonės tė thonė se periudha mė e bukur pėr ta vizituar ėshtė maji-qershori, qė atje pėrkon me ardhjen e pranverės, ku fushat e fshatit janė tė mbushura me lule ose 2-javėshi i fundit i shtatorit, ku ka nisur vjeshta dhe pylli me ahe merr ngjyrat mė tė bukura, e gjelbėr, e kuqe, e nuancat e sė verdhės.

9. Vetėm apo me agjenci?!

Agjencitė turistike kanė paketat 79-euroshe pėr njė natė dhe njė ditė nė Theth, por duhet tė dini se kaq nuk mjaftojnė pėr ta shijuar atė vend. Duhet tė rrini tė paktėn dy net dhe 3 ditė ose 5 ditė qė tė shėtisni dhe tė pėrjetoni gjithė atė bukuri. Ndryshe do tė ikėsh i pangopur qė aty me dėshirėn qė tė kthehesh prapė njė ditė, edhe hajt tė bėhesh mbarė. Agjencitė kanė dhe njė gjė tjetėr qė tė ngre nervat, duhet tė bėheni 20 veta nė njė mendje. Grupi qė ndodhej aty kur ishim ne nuk arritėn tė shkonin tek Syri i Kaltėr sepse binte shi paradite dhe njė grua rreth tė 50-ve qė kishin nė grup i bindi qė nuk shkohet nė shi se ka baltė e rrėshqet. Por shiu nė Theth nuk tė krijon asnjė pengesė. Rrugėt dhe shtigjet janė me shumė gurė dhe nuk krijojnė baltė. Mjaft tė presėsh tė hapet pak koha.

10. E fundit! Nėse do tė shijosh natyrėn me tė vėrtetė shko nė ditė jave kur s'ka shumė popullim, merr bukė me vete dhe bėje njė piknik ose pranė ujėvares ose tek syri i kaltėr. Ujė dhe pije nuk tė duhen tek Syri i Kaltėr, pasi Shukja, njė banore e zonės qė ka shtėpinė aty ngjitur, ka mendur pėr kėtė. Me njė kovė tė madhe mbushur me birra dhe pije tė ndryshme tė futura nė ujin e akullt, me ēmimin 200 lekė tė reja pėr pije, ajo ka ngritur njė biznes veror, jo pak fitimprurės. Bashkėshorti i saj ka sajuar disa tavolina prej druri qė shkojnė nė harmoni me natyrėn, nga ku mund tė shijosh pėr 1 orė ose mė shumė njė pikturė tė gjallė tė natyrės qė do tė mbetet nė mendje shumė gjatė.

Mos harroni tė merrni qeset dhe plehrat tuaja kudo qė shkoni dhe t'i hidhni nė kosh! Rreziku mė i madh qė i kanoset atij vendi ėshtė NJERIU! Njeriu ėshtė i aftė ta prishė atė qė ka krijuar natyra, por ju lutem mos e bėni ju kėtė gjė!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
5R[@?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė