Pse tė rinjtė e talentuar pushohen nga puna?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pse tė rinjtė e talentuar pushohen nga puna?

Perspekti do t'ju njohė me arsyet mė tė shpeshta se pėrse tė rinjtė e talentuar pushohen nė ditėt e sotme nga puna.

Pse tė rinjtė e talentuar pushohen nga puna?
Pse tė rinjtė e talentuar pushohen nga puna?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/12/2017 16:26

Mungesė vizioni

Josh Steimle, CEO i MWI, ėshtė shprehur nė kėtė sondazh se njė nga arsyet mė tė mėdha se pėrse ata pushojnė njė numėr tė madh tė rinjsh ėshtė sepse atyre u mungon vizioni, dhe njė gjė e tillė mund tė dėmtojė shumė performancėn nė punė.

Mungesė komunikimi

Njė prej problemeve mė tė rėndėsishme me tė cilėn pėrballen punonjėsit me tė rinjtė e punėsuar ėshtė se kėta tė fundit kanė mungesė komunikimi nė nivelet mė ekstreme. Ėshtė pranuar fakti qė tė rinjtė e sotėm i pėrkasin periudhės dixhitale, po jo deri aty kjo teknologji tė mos shėrbejė pėr ta, por ta kthejė tė gjithė kompaninė nė njė "robinė" tė saj.

Ankth dhe depresion

Edhe pse mund tė duket e ēuditshme kur bėhet fjalė pėr tė rinjtė, ankthi dhe depresioni qė po haset nė radhėt e tė rinjve ėshtė nė nivele alarmante. Sipas disa studimeve tė fundit tė kryer nga Instituti Kombėtar i Shėndetit Mendor, mė shumė se 30% e tė rinjve qė sapo kanė pėrfunduar studimet dhe janė nė fillimet e tyre nė punė shfaqin simptoma depresioni, dhe nuk ėshtė se kėto simptoma largohen me kalimin e viteve, por fatkeqėsisht e kundėrta.

Si pasojė e kėtyre faktorėve, shumė tė rinj nuk kanė dėshirė qė nė mėngjes tė shkojnė nė punė, sepse jo nė pak raste dembelizmi ecėn nė tė njėjtėn rrugė me depresionin.

Mungesė besimi

Pjesa mė e madhe e drejtuesve tė ditėve tė sotme po kėrkojnė tek stafi i tyre, sidomos tek tė rinjtė qė punėsojnė, katėr cilėsi: "Vetėbesimin, besimin tek tė tjerėt, shpirtin e liderit dhe njė karakter tė fortė." Po pa pasur vetėbesim dhe besim, dy cilėsitė e tjera nuk mund tė zhvillohen. Mungesa e kėtyre cilėsive ėshtė shumė e pranishme tek tė rinjtė prandaj njė pjesė e madhe e tyre pushohen nga puna.

Nevoja pėr tė qenė i pavarur

Njė numėr shumė i madh tė rinjsh duan qė drejtuesit e tyre t'i japin pavarėsi tė plotė qė nė fazat e para tė karrierės sė tyre, prandaj ata shkojnė deri aty sa tė ndėrmarrin vendime pa u konsultuar fare me drejtuesit e tyre, gjė kjo qė automatikisht ēon nė pushimin e tyre nga puna.

Nuk kanė frikė se mund tė pushohen

Tė rinjtė e shohin punėn me njė sy tjetėr nė krahasim me paraardhėsit e tyre, pėr tė cilėt puna ishte njė ndėr gjerat mė tė rėndėsishme, tė cilėn mendonin se do ta linin vetėm kur tė dilnin nė pension. Por situata ka ndryshuar sepse tė rinjtė e ditėve tė sotme nuk i druhen fare faktit nėse pushohen nga puna, edhe pse fatkeqėsisht papunėsia ėshtė e lartė nė rrethin e tyre.

Vetėvlerėsim i lartė

Edhe pse njė ndėr pikat e mėsipėrme, qė ēonte nė pushimin e tė rinjve ishte mungesa e vetėbesimit, edhe ky rast, pra kur tė rinjtė kanė mė shumė vetėbesim seē duhet dhe fillon "t'i hyjė vetja nė qejf" ėshtė njė prej shkaqeve kryesore se pėrse ata pushohen nga puna.

Mungesė etike

Mungesa e etikės, ėshtė njė problem shumė i pėrhapur nė mesin e tė rinjve. Njė numėr i madh prej tyre nuk i respektojnė rregullat e veshjes, duke shkuar nė punė me veshje ekstravagante dhe disa tė tjerė nuk dinė tė bėjnė diferencėn kur u drejtohen eprorit tė tyre dhe kur kolegėve.

Mungesė respekti

Pjesa mė e madhe e tė rinjve e shohin punėn e tyre si tė pėrkohshme, prandaj kjo i ēon ata tė kenė njė sjellje arrogante, sidomos me kolegėt e tyre, duke u bėrė shkaktarė tė njė mjedisi pune ku askush nuk do tė donte tė punonte.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
GUg&?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė