Ēfarė duhet tė bėni kur nuk ndiheni i vlerėsuar nė punė?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė duhet tė bėni kur nuk ndiheni i vlerėsuar nė punė?

Nuk ėshtė njė kėnaqėsi e madhe tė qėndrosh nė njė punė ku pėrpjekjet tuaja kalojnė pa u vėnė re.

Ēfarė duhet tė bėni kur nuk ndiheni i vlerėsuar nė punė?
Ēfarė duhet tė bėni kur nuk ndiheni i vlerėsuar nė punė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/12/2017 22:05

Si mund t'i nxirrni nė pah rezultatet e punės suaj pa u mburrur?

Me kė duhet tė flisni qė tė ndiheni i vlerėsuar?

Si tė veproni nėse situata nuk ndryshon dhe sa kohė duhet tė qėndroni?

Ēfarė thonė ekspertėt?

"Nuk ka asgjė mė tė keqe se sa tė ndihesh i padukshėm dhe tė mos dėgjohesh nė vendin e punės" - thotė Annie McKee, autor i How to Be Happy at Work. "Ne tė gjithė kemi nevojėn qė tė vlerėsohemi pėr pėrpjekjet tona dhe kėshtu kur kolegėt tuaj nuk i vėnė re [kontributet tuaja], ju do tė ndieni sikur nuk pėrkisni askund."

"Ju do tė filloni tė shqetėsoheni, dhe me tė drejtė, rreth rritjes suaj potenciale. Nė kėtė situatė fillojnė tė lindin dyshimet dhe ju do tė mendoni "nėse askush nuk e kupton se ēfarė po bėj, si do t'ia dal tė eci pėrpara?" Por ju nuk e keni nė dorė tė ndryshoni situatėn, thotė Karen Dillon, autor i HBR Guide to Office Politics. "Ka kaq shumė mėnyra qė njerėzit tė kuptojnė dhe tė shohin se ēfarė po bėni". "Ēelėsi - thotė ajo - ėshtė tė gjeni njė mėnyrė diplomatike pėr t'u dhėnė njerėzve njė ide". Ja disa mėnyra se si tė veproni...

Jini realistė

Para se tė ndėrmerrni ēfarėdo veprimi, pyesni veten nėse jeni realistė rreth vlerėsimit qė "prisni nga drejtuesi juaj, kolegėt, bashkėpunėtorėt e klientėt" - thotė McKee. Sot njerėzit janė kaq shumė tė ngarkuar. Feedback-u mund tė mos jetė ai qė dėshironi, por mund tė jetė i arsyeshėm nė kontekstin e kompanisė suaj" - thotė Dillon. "Edhe pse qėllimi juaj mund tė jetė i mirė, kolegėt dhe drejtuesit tuaj mund ta injorojnė atė qė bėni". Kur nuk ndiheni tė vlerėsuar, ajo kėshillon t'i bėni njė test vetes: Pyesni vete: A ishte puna ime e jashtėzakonshme? A ishte mė e mirė se sa ajo qė bėjnė zakonisht kolegėt e mi? Nėse nuk ndiheni i sigurt, mund tė kėrkoni njė mendim tė dytė nga njė "koleg pak mė i vjetėr se ju" apo nga ndonjė "bashkėpunėtor mjaft i respektueshėm".

Flisni me drejtuesin tuaj

Nėse pėrpjekjet tuaja po shkojnė dėm, flisni me drejtuesin tuaj - thotė McKee. "Kjo gjė nuk ėshtė e thjeshtė me disa drejtues. Pjesa mė e madhe e drejtuesve nuk ua vėnė veshin nevojave tė punonjėsve tė tyre" - thotė McKee. "Nėse drejtuesi juaj bėn pjesė nė kėtė kategori, mbani parasysh qė ju nuk do ta ndryshoni dot atė njeri, por mund t'u bėni tė ditur qė do t'ju pėlqente tė kishit mė shumė dialog rreth performancės suaj nė punė" - vijon McKee.

"Nėse drejtuesi juaj ėshtė i mirėkuptueshėm me siguri qė do ta marrė nė konsideratė kėtė bisedė me ju".

"Mos thoni "Kam nevojė tė ndihem i vlerėsuar". Nė vend tė kėsaj, McKee kėshillon qė tė thoni pėr shembull: do tė doja tė flisnim rreth ecurisė sime tė punės tre muajt e kaluar, se cilat janė pikat e mia tė forta dhe se ēfarė mund tė mėsoj. Jini i pėrgatitur dhe jepni shembuj tė thjeshtė," kėshillon Dillon.

Ajo propozon qė ju tė bėni njė listė me rezultatet qė keni arritur sė fundi nė punė. Pjesa mė e madhe e drejtuesve do tė ishin tė gėzuar nėse do tė kishin nė dorė kėtė listė arritjesh.

Rrisni vizibilitetin

"Nėse drejtoni njė ekip pune, ju po ashtu duhet tė kėrkoni disa mėnyra pėr t'u shpjeguar pjesėtarėve se cila ėshtė puna e grupit dhe pse ėshtė e rėndėsishme njė gjė e tillė" thotė Dillon. "Nė jetėn e pėrditshme, drejtuesi dhe kolegėt tuaj mund tė mos jenė tė vetėdijshėm se ēfarė punė bėni ju."

Ajo kėshillon qė ju t'i kėrkoni drejtuesit tuaj qė tė flasė disa minuta me ju "pėr tė folur se ēfarė bėn skuadra e punės, se cilat janė objektivat dhe se si po pėrpiqesh qė tė bėsh mė tė mirėn". McKee kėshillon edhe disa mėnyra mė tė buta pėr tė tėrhequr vėmendjen mbi pėrpjekjet e pėrditshme tė tė gjithė punonjėsve. Sigurohuni qė nė fund tė ēdo pune tė gjendet emri i personit tė cilėn e ka kryer atė."

Femrat kanė tendencėn tė bėjnė mė shumė se meshkujt - thotė Dillon. Ėshtė e drejtė tė pėrdoret fjala "unė" nė rastin kur "kam realizuar X apo Y punė" dhe jam mirėnjohės pėr gjithė mbėshtetjen qė kam marrė".

Njohja e punės sė tė tjerėve

Duke qenė njė njeri qė konstaton njė punė tė bėrė mirė, ju mund tė bėheni agjenti i ndryshimit "nė kulturėn e kompanisė suaj". Shpesh herė, "pėrgjigja e personit tjetėr do tė jetė njė kthim favori" - shton McKee. Nėse drejtuesi nuk ėshtė nga ata qė ju jep njė feedback pozitiv, ju mund tė flisni me kolegėt e tjerė nė kompaninė tuaj.

Pėr shkak tė ritmit tė shpejtė tė punės nė kompani, ajo qė bėjmė shpesh kalon pa u vėnė re, konstaton McKee. Ajo kėshillon qė tė krijohen norma brenda grupit tuaj tė punės, nė mėnyrė qė kur njė koleg arrin njė objektiv tė rėndėsishėm, ju duhet tė ndaleni pėr pak dhe tė njihni meritat e tij.

Vlerėsoni veten

Edhe pse tė qenėt i vlerėsuar pėr punėn tuaj ėshtė diēka e mrekullueshme, ju nuk mund tė prisni qė "motivimi juaj tė vijė nga sė jashtmi, mirėnjohja e tė tjerėve", thotė Dillon. Motivuesit e brendshėm janė shumė mė tė fuqishėm. "Ju duhet tė pėrpiqeni tė gjeni kuptimin e punės qė bėni" - thotė McKee.

"Nė fund tė fundit, pėrgjatė rrugėtimit tuaj profesional, ju doni tė largoheni pėr shkak tė njė vlerėsimi tė jashtėm" - thotė ajo. "Pėrmbushja e vėrtetė vjen nga brenda". Ju duhet tė reflektoni nė fund tė ēdo jave se ēfarė shkoi mirė dhe ēfarė jo. Ky ėshtė njė ushtrim i mirė pėr tė kuptuar se nė cilat gjėra jeni i zoti dhe nė cilat jo. Mos u ndalni gjatė tek gjėrat qė nuk keni arritur, por tek fitoret tuaja.

Merrni nė konsideratė faktin qė tė largoheni

Nėse vazhdoni tė ndiheni i pavlerėsuar nė kompaninė ku punoni, mund tė jetė njė tregues se ky nuk ėshtė vendi i duhur pėr ju. "Ne tė gjithė qėndrojmė nė njė punė e cila nuk ėshtė ideale pėr arsye tė shumta" - thotė McKee. Mbase ju keni nevojė pėr pėrvojė, ose ndoshta ju nuk mund tė lėvizni pėr shkak tė vendit apo pėr tė qėndruar pranė me partnerin tuaj. Por nėse jeni pėrpjekur pėr t'u ndier i vlerėsuar dhe i plotėsuar nė vendin e punės dhe nuk ia keni dalė mbanė, mund tė ketė ardhur koha qė tė shikoni pėr njė punė tė re.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
b4i3g

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė