Përshkrimi i punës
Eurodenta eshte ne treg qe prej vitit 1994 dhe eshte kompania me e vjeter ne tregun dentar per import dhe distribucion. Tashme me nje portofol me emrat me ne ze ne industri, ne jemi krenare qe produktet tona jane ne cdo klinike dentare ne Shqiperi. Qellimi yne eshte te ndertojme marredhenie afatgjata me klientet dhe partneret tane por edhe me pjesetaret e kompanise sone. Ne i ofrojme stafit tone: -trajnimim e nevojshem per te njohur produktet dentare -trajnime te vazhdueshme neper Europe -pjesemarrje ne eventet me te rendesishme boterore ne kete fushe -ambjent pune shume te ngrohte dhe interesant -hapesire per rritje ne karriere dhe ne rroge. Detyrat: Personi qe do t'i bashkohet ekipit tone do te jete pergjegjes per: -promovimin e produkteve te reja tek dentistet shqiptare -organizimin e seminareve dhe workshops me dentistet dhe lektore te huaj nga kompanite prodhuese -fushaten e marketingut ne faqet tona ne rrjetet sociale -marredheniet me klientet dhe furnitoret -market research per te rejat ne treg -fushata publicitare dhe pergatitje ofertash Personi qe do t'i bashkohet ekipit tone duhet te kete karakteristikat e meposhtme: -diplome universitare ne Marketing, Ekonomi, Administrim Biznesi apo profil te ngjashem -gjuhen angleze te testuar me IELTS ose Toefl me te pakten banden 6.5/ 20 respektivisht; gjuhe te tjera te huaja perbejne favor -aftesi te mira kompjuterike -njohuri ne digital marketing jane nje plus -eksperience e meparshme ne marketing eshte nje plus, por jo nje domosdoshmeri -aftesi komunikimi shume te mira -deshire dhe energji per te mesuar vazhdimisht -pasion per zhvillim biznesi Te gjithe te interesuarit te dergojne nje leter interesi dhe CV tek info@eurodenta-albania.com
Reklama tė ngjashme











