Përshkrimi i punës
Infosoft Systems Shpk, kerkon te punesoje: Inxhinier Sistemi Detyra dhe pėrgjegjėsi: · Ofron suport per teknologjine ku ai eshte ekspert me supervizion minimal nga jashte. · Pergjigjet per manaxhimin dhe eskalimin e case-eve per kliente enterprise me vendoret perkates. · Drejton, monitoron dhe trajnon ekipin e tij te punes ne projekte te caktuara. · Kryen vleresimet e pjeseve te projekteve te ekspertizes se tij, duke gjykuar me objektivitet mbi kohet e parashikuara. · Prezanton zgjidhje qe perfshijne teknologji te ekspertizes se tij. · Pershkruan zgjidhjen e kerkuar sipas ekspertizes qe disponon, ne rast kerkese per ofertim. Kerkesa per kandidatet: · Diplome e Nivelit te Dyte, Inxhinieri Informatike ose Elektronike · Minimalisht 2 vjet eksperience ne kete fushe · Njohuri praktike te nje ose disa aplikimeve te paketes se Microsoft System Center (Operation Manager, Configuration Manager, etj.) · Njohuri te pergjithshme te serverave te nivelit baze · Te kete njohuri ne Project Management dhe praktikat ITIL e preferueshme · Njohuri shume e mire e gjuhes angleze. Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.