Përshkrimi i punës
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit Do It Yourself ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kėrkon te punesoje: Nepunes i Zyres se Thesarit Detyrat dhe Pergjegjesite: Monitoron te gjithe levizjet e parase nga Zyra e Thesarit deri tek arkat dhe anasjelltas. Pergatit procesin e mbylljes se arkes ne system. Grumbullon parate nga arkat ne perfundimet e dy turneve dhe i azhornon ato me shitjet ne sistem. Kontrollon parate dhe vlerat e thesarit dhe pergatit depozitat ne banke apo ne pikat kryesore te parave. Pergatit raportet ditore ne lidhje me azhornimet e parave ne dore dhe shitjet. Kryen detyra te tjera qe i caktohen. Kualifikimet dhe Aftėsitė e Kėrkuara: Edukimi:Master ne Finance-Kontabilitet. Aftėsite: Te kete njohuri baze te sistemeve financiare. Te jete I afte per te punuar ne grup. Aftesi per te punuar nen presion. Aftesi te tjera: Njohuri te mira te gjuhes angleze. Njohuri te mira te aplikimeve te Microsoft Office. Procedura e Aplikimit: Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni CV te detajuar dhe Listen e notave tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim: 1.Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com 2.Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme: MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerezore Autostrada Tirane-Durres km 7. Tirana, Albania
Reklama tė ngjashme






