Përshkrimi i punës
Coca-Cola Bottling Shqipėria sh.p.k (CCBS) ėshtė kompani leader nė tregun Shqiptar tė pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndėrkombėtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy. Tek CCBS, ne jemi tė bindur pėr rritjen e biznesit tonė, pėr kontributin nė komunitetet lokale dhe nė zhvillimin e burimeve njerėzore me anė tė aftėsive tė forta organizative dhe me njerėzit e duhur nė vendin e duhur. CCBS po kėrkon kandidatė tė pėrshtatshėm nė pozicionin e mėposhtėm: Elektricist Qellimi i punes: Elektricisti ėshtė pėrgjegjės pėr funksionimin e pajisjeve dhe programeve tė mirėmbajtjes sė linjave, nė pėrputhje me specifikimet e pajisjeve dhe pėrputhshmėrinė me standardet e cilėsisė sė CCBS. Pozicioni gjithashtu ėshtė pėrgjegjės pėr realizimin e detyrave tė mirėmbajtjes te pėrcaktuara nė standardet e sigurisė dhe produktivitetit Detyrat: Kontroll dhe aktivizim i impianteve ndihmese ne fillim te ēdo turni. Ekzaminim i difekteve gjate procesit prodhues dhe nderhyrje per riparimin e menjėhershem. Plotesim i formularit te nderhyrjes pas mbylljes se difektit. Ekzekutim i programit te mirėmbajtjes parandaluese nė pajisje. Kryerje te kontrollit te pajisjeve sipas frekuencave te percaktuara ne procedurat e aprovuara. Kualifikimet / Kėrkesat: Diploma e Shkolles Mesme Profesionale, dega Elektrike; ka avantazh Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike/Elektronike. Minimum 3 vjet eksperience nė mirembajtjen e linjave te prodhimit, preferohet ne industri pijesh. Njohuri per perdorimin e kodeve elektrike kombėtare. Aftėsi pėr tė diagnostifikuar me saktesi e shpejtesi difektet dhe riparimin e tyre ne kohe Aftesi per te punuar ne grup Njohuri te mira te procesit dhe te linjave Ekzekutim te sakte te procedurave ne fuqi Njohja dhe perdorimi i manualeve te makinerive Njohja e rregullave te sigurimit teknik dhe GMP (good production method). Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve software teknike. Njohja dhe pėrdorimi i Microsoft Office. Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 10 Shkurt 2018. Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen. Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Reklama tė ngjashme






