Si mund tė menaxhoni identitetin tuaj online?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si mund tė menaxhoni identitetin tuaj online?

Mos lejoni qė prezenca juaj nė media sociale ose online tė ju ndalojė nga fitimi i asaj pune ose mundėsie tė re.

Si mund tė menaxhoni identitetin tuaj online?
Si mund tė menaxhoni identitetin tuaj online?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/12/2017 17:25

Ju tashmė e dini vlerėn e pėrshtypjes sė parė. Ju siguroheni se dukeni mirė, veproni nė mėnyrė profesionale dhe tregoni versionin mė tė mirė tė vetes tuaj. Ju bėni gjithēka qė tė zvogėloni tė metat dhe tė largoni gjithēka e cila mund tė jetė e dėmshme ose turpėruese. Pas tė gjithash, siē thotė edhe thėnia e vjetėr, nuk keni rast tė dytė pėr tė lėnė pėrshtypjen e parė.

Tė njėjtat rregulla aplikohen nė identitetin tuaj online, ju duhet tė tregoni versionin tuaj mė tė mirė virtual qė bota ta shohė. Mirėpo, jo tė gjithė kujdesen qė prezenca e tyre online tė jetė aq e mirė sa prezenca e tyre personalisht.

Mendoni kėtė: nėse dikush do tė kėrkonte nė Google emrin tuaj, ēfarė do tė gjenin? Shumė njerėz nuk e dinė. Dhe, ndoshta mė e rėndėsishmja, nėse ata do tė gjenin diēka tė cilėn nuk dėshironi qė ata ta shohin, si do ta largonit atė? Nėse nuk jeni tė sigurtė pėr pėrgjigjet, atėherė pėrdorni kėto katėr kėshilla qė tė siguroheni se identiteti juaj online ėshtė siē duhet tė jetė.

Dini se ēfarė ka aty

Nėse do tė menaxhoni identitetin tuaj online, ju sė pari duhet tė dini se si duket. Kjo do tė thotė se duhet tė bėni njė kėrkim nė Google, nė Yahoo dhe nė Bing, pėr shkak se kėto makina kėrkimi janė shumė tė famshme dhe mund tė nxjerrin rezultate tė ndryshme. Kėrkoni emrin tuaj. Nėse ėshtė dikush me emrin dhe mbiemrin tuaj, ju duhet tė pėrfshini tjera informacione identifikuese nė kėrkimin tuaj, si p.sh. qytetin ku jetoni ose ku punoni.

Kushtojuni vėmendje faqeve tė para tė rezultateve, pėr shkak se aty do tė fokusohen mė sė shumti njerėzit tė cilėt iu kėrkojnė, por gjithashtu klikoni tri ose katėr faqe pėr tė parė se si duket prezenca juaj online. Dhe mos ndaloni vetėm nė linqet me tekst: klikoni nė Fotografi pėr tė parė se ēfarė foto do tė shfaqen.

Nėse shihni diēka qė nuk duhet, merrni hapat e nevojshėm pėr tė larguar atė pėrmbajtje! Kjo do tė thotė tė fshini gjithēka e cila iu pėrket juve ose me mirėsjellje t'iu kėrkoni pronarėve tė faqes tė largojnė gjėrat tė cilat nuk dėshironi qė tjerėt t'i shohin. Rezultatet tuaja me siguri do tė pėrzihen nė atė pikė tė fundit, dhe nė fakt, ju me siguri nuk do tė jeni nė gjendje tė largoni diēka publke, si artikujt e lajmeve pėr ndonjė gjė qė e keni bėrė, por ia vlen tė pastroni sa mė shumė qė ėshtė e mundur.

Regjistrohuni pėr njoftime

Pra, ju keni bėrė njė kėrkim tėrėsor nė web, dhe keni njė ide se si duket prezenca juaj online, tė paktėn, ju e dini se si duket sot. Por nėse webi ndryshon gjithmonė. Ēfarė pėrmbajtje tė reja do tė shtohen nesėr? Javėn e ardhshme? Vitin e ardhshėm? Nuk e dini, por lajmet e mira janė se mund ta kuptoni shumė lehtė.

Pėr tė parandaluar ēdo befasi nė tė ardhmen, ju mund tė aktivizoni njoftime emaile nga kėto tri makina kėrkimi. Nė kėtė mėnyrė, nėse diēka me emrin tuaj shfaqet diku nė web, ju do tė pranoni njė email i cili do ju njoftojė. Ju duhet tė ndiqni ēdo njoftim qė pranoni pėr t'u siguruar se pėrmbajtja nuk ėshtė diēka e dėmshme.

Kontrolloni llogaritė tuaja tė medias sociale

Nganjėherė, ne jemi armiqtė mė tė kėqinj tė vetes tonė, dhe kjo zakonisht ndodh kur vjen puna tek identitetet tona online dhe llogaritė e medias sociale. Ne postojmė fotografi pa shije pėr hir tė argėtimit dhe fotografi sarkastike politike, dhe pėrderisa shokėt tanė mė tė afėrt e kuptojnė se kjo pėrmbajtje mund tė mos pėrfaqėsojė veten tonė, tė gjithė tė tjerėt e shohin si njė gjė tė keqe.

Shikoni llogaritė tuaja, Facebook, Twitter, faqen tuaj tė vjetėr MySpace dhe blogun e vjetėr 10-vjeēar, dhe largoni gjithēka e cila mund tė lė pėrshtypje tė keqe. Nėse jeni tė etiketuar nė pėrmbajtje te pahijshme, largoni etiketėn dhe kėrkoni shokut tuaj ta largojė atė, duke ia kujtuar se keni njė reputacion qė duhet ta mbroni.

Shpėrndani sa mė shumė qė mundeni

Zakonisht nuk mjafton vetėm tė largoni pėrmbajtjen e keqe kur vjen puna tek menaxhimi i identitetit tuaj online; ju duhet tė shtoni disa pėrmbajtje pozitive. Kjo do tė thotė tė vendosni profile tėrheqėse nė media sociale, veēanėrisht nė Facebook, Twitter dhe LinkedIn. Ju duhet tė krijoni pėrditėsime dhe postime pozitive, tė postoni fotografi tė cilat tregojnė se jeni nėn ndriēim profesional dhe pozitiv, dhe tė largoheni nga gjithēka e cila mund tė konsiderohet si ofenduese pėr dikė.

Gjithashtu nuk ėshtė ide e keqe tė lini komente pozitive dhe tė zgjuara me emrin tuaj nė bloge tė profilit tė lartė ose nė faqe tė gazetave. Nė fund, shpesh ia vlen tė bleni URL e emrit tuaj ose disa variacione tė ngjashme, dhe tė mbushni atė faqe me pėrmbajtje pozitive. Edhe nėse ėshtė njė faqe e thjeshtė me linqe tė llogarive tuaja tė medias sociale, do tė jetė njė faqe nė tė cilėn keni kontroll tė plotė, dhe e cila del nė majė tė radhitjeve nė motorėt e kėrkimit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
S%!9j

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.