16 gjuhėt programuese qė ju premtojnė gjithmonė punė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

16 gjuhėt programuese qė ju premtojnė gjithmonė punė.

Software po e ha botėn, ka thėnė Marc Andreessen, ndėrmarrės kapitalist. Por, dikush duhet ta krijojė atė softuer. E pse jo ju?

Ekzistojnė mijėra gjuhė programuese, por disa janė mė tė popullarizuara se tė tjerat.
Ekzistojnė mijėra gjuhė programuese, por disa janė mė tė popullarizuara se tė tjerat.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 03/03/2017 22:35

Kur njė kompani kėrkon qė tė gjejė njė talent tė ri tė programimit, ajo ėshtė duke kėrkuar njerėzit tė cilėt janė tė njohur me gjuhėt dhe sistemet qė tashmė i pėrdorin  madje edhe gjuhėt mė tė reja si Apple Swift apo Google Go.

Nė vijim po ju paraqesim disa nga gjuhėt programuese qė ndoshta ėshtė mirė ti mėsoni nėse doni qė tė keni punė gjithnjė, shkruan Business Insider. Pėrzgjedhjen e kėtyre gjuhėve i sugjeron TIOBE Index, Redmonk Programming Language Rankings dhe zhvilluesi i anketave vjetore, Stack Overflow.

Java

Fillimisht ėshtė shpikur nė vitin 1991 si njė gjuhė programuese pėr televizorėt e menēur. Java e Oracle-t ende ėshtė gjuha mė e famshme programuese nė botė  njė pozicion i forcuar nga fakti se Java ėshtė vendimtare pėr zhvillimin e aplikacioneve nė Android dhe pėr shumė softuerė tė tjerė pėr biznes.

C

Njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė programimit e cila ende ėshtė e pėrshtatshme pėr pėrdorim. C u krijua nė fillim tė viteve tė 70-a. Nė vitin 1978 pėr herė tė parė ėshtė printuar legjenda e gjuhėve dhe manuali gjerėsisht ende i lexueshėm prej 800 faqesh, The C Programming Language.

Python

Kjo gjuhė ėshtė krijuar nė vitin 1989 dhe ėshtė e dashur pėr adhuruesit e saj pėr kodin shumė tė lexueshėm. Shumė programues thonė se kjo ėshtė gjuha mė e lehtė pėr tė filluar programimin.

PHP

Kjo gjuhė programuese ėshtė tepėr e zakonshme  disa vlerėsime thonė se kjo gjuhė pėrbėn njė tė tretėn e internetit. Sajtet e mėdha si WordPress, Facebook dhe Yahoo e pėrdorin atė. Shumė programues po ashtu e urrejnė shumė PHP-nė.

Visual Basic

Visual Basic Microsoft (dhe pasardhėsi i tij, Visual Basic.NET) pėrpiqet qė programimin ta bėjė mė tė lehtė me njė element grafik i cili lejon ndryshimin e pjesėve tė njė programi pėrmes funksionit dragging and dropping (tėrheqje dhe lėshim). Ėshtė gjuhė mė e vjetėr programuese, por ende pėrdoret.

JavaScript

Kjo ėshtė njė gjuhė programuese super e famshme e cila kryesisht pėrdoret nė ueb aplikacionet. Por asgjė nuk ka tė bėjė me Java pėrveē emrit. JavaScript pėrfshin shumė uebfaqe moderne, por po ashtu kritikohet shumė pėr shkak se ngadalėson shfletuesit dhe ndonjėherė i ekspozon pėrdoruesit pėr dobėsitė e sigurisė.

R

Kjo ėshtė gjuha e programimit e zgjedhur pėr ata qė merren me statistika dhe pėr ēdo kėnd qė merret me analizat e tė dhėnave. Google ėshtė njėri nga fansat mė tė mėdhenj tė R-sė, pėr fuqinė qė i jep matematicientėve tė saj.

Go

Kjo gjuhė ėshtė krijuar nga gjiganti Google pėr tė ndėrtuar sisteme tė cilat janė tė nevojshme pėr tė vėnė nė funksion motorin mė tė madh tė kėrkimit nė botė, dhe e cila po cilėsohet nga zhvilluesit si gjuhė e qėndrueshme dhe me integritet, mbi tė gjitha. Po ashtu, ėshtė njėra nga gjuhėt programuese me rritjen mė tė shpejtė.

Ruby

Sikur Pythonin, zhvilluesit pėlqejnė kėtė gjuhė 24 vjeēare sepse ėshtė shumė e lehtė pėr tė lexuar dhe shkruar kodin. Po ashtu e famshme ėshtė edhe Rails, njė kornizė add-on pėr Rubyn e cila e bėn me tė vėrtetė tė lehtė pėrdorimin e saj pėr ndėrtimin e ueb aplikacioneve. Moto zyrtare e kėsaj gjuhe ėshtė Shoku mė i mirė i programuesve.

Groovy

Kjo degė e Javas ėshtė bėrė e famshme qė nga fillimi i saj nė vitin 2007. Ėshtė krijuar pėr tė bėrė mė tė lehtė dhe mė tė shpejtė shkrimin e kodeve tė gjata. Dhe meqė Groovy integrohet mjaft mirė me kodet e Javas, ajo u fut nė pėrdorim tek zhvilluesit e kompanive tė mėdha si IBM, Google dhe Target.

Objective-C

Gjuha origjinale programuese C ishte aq ndikuese saqė frymėzoi shumė pasardhės tė emėruar nė mėnyrė tė ngjashme, tė cilėt kanė shtuar karakteristika edhe nga gjuhėt tjera. Ende vazhdon tė jetė mė e famshme se gjuha programuese e kompanisė Apple, Apple Swift, edhe pse Swift ėshtė nė njė rritje tė shpejtė.

Perl

Fillimisht ėshtė krijuar nga njė inxhinier i NASA-s nė fund tė viteve 80-a. Perl shquhet pėr pėrpunimin e teksteve dhe zhvilluesit e pėlqejnė atė sepse ėshtė i fuqishėm dhe fleksibil. Dikur kjo gjuhė ėshtė pėrshkruar si njė shirit ngjitės i uebit, sepse me tė vėrtetė ėshtė i mirė nė mbajtjen e uebsajteve sė bashku, por nuk ėshtė gjuha mė elegante.

Pascal

E emėruar sipas filozofit tė famshėm Blaise Pascal, kjo gjuhė ishte e rėndėsishme nė kodimin e kompjuterėve tė parė Apple Macintosh. Pascal ėshtė zgjeruar nė tė ashtuquajturėn Object Pascal, e cila, sot, ende pėrdoret gjerėsisht nė sistemet e ndryshme.

Delphi Object Pascal

Fillimisht ėshtė krijuar nė kompaninė Apple nė vitin 1986 dhe ėshtė emėruar kėshtu pasi qė ka ndihmuar programuesit tė lidhen me bazėn e tė dhėnave Oracle. Delphi po ashtu shihet si njė alternativė pėr ndėrtimin e aplikacioneve pėr smartfonė.

Swift

Derisa ēėshtjet e kompanisė Apple me kėngėtaren e famshme Taylor Swift kanė bėrė bujė nė internet vitin e kaluar, gjuha programuese Apple Swift ėshtė vlerėsuar nga zhvilluesit si njė gjuhė e shpejtė dhe e lehtė pėr tė ndėrtuar aplikacionet pėr iPhone. Me fansa tė mėdhenj sikurse IBM, kjo gjuhė programuese mund tė fluturojė nė tė ardhmen.

MATLAB

E menduar si njė gjuhė programuese matematikore pėr tė ndihmuar qė tua mėsojė studentėve tė universitetit algjebrėn e avancuar dhe pėrpunimin e imazheve, kjo gjuhė pėrdoret gjerėsisht edhe nga shkencėtarėt, inxhinierėt dhe programuesit tė cilėt punojnė nė fushėn e shpėrthimit tė fotografisė dhe nė aplikacionet tjera me inteligjencė artificiale.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
WM7^

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.