Si tė hiqni mykun nga muret e shtėpisė?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė hiqni mykun nga muret e shtėpisė?

Myku ėshtė njė shqetėsim i madh pėr banesat e shumė familjeve.

Si tė hiqni mykun nga muret e shtėpisė?
Si tė hiqni mykun nga muret e shtėpisė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 12/12/2017 18:35

Perspekti ka menduar t'ju sjellė disa kėshilla se si t'i pastroni muret e shtėpisė tuaj nga myku, me metoda natyrale, tė pakushtueshme dhe me rezultate tė shkėlqyera:

Uthulla e bardhė

Njė ilaē natyral vėrtet efikas, pėr tė eliminuar mykun nė shtėpi, ėshtė uthulla e bardhė. Mjafton tė pėrzieni dy filxhanė me uthull tė bardhė nė njė shishe me ujė tė nxehtė dhe me tė, tė spėrkasni sipėrfaqet me myk. Nėse dėshironi ta pastroni deri nė thellėsi, atėherė pėrgatisni njė pėrzierje me uthull dhe sodė buke.

Hidheni atė nė njė furēė tė vjetėr dhe filloni tė fshini pjesėt e mykut nė muret e shtėpisė suaj, apo gjetkė.

Ekstrakti i farave tė qitros

Nėse myku ėshtė i vėshtirė pėr t'u hequr, atėherė ju mund tė pėrdorni ekstraktin e farave tė qitros. Mjafton tė pėrzieni njėzet pika tė kėtij ekstrakti me pak ujė dhe mė pas ta hidhni atė nė njė shishe me spruco. Kėtė pėrzierje duhet ta tundni mirė pėrpara ēdo pėrdorimi.

Nėse ėshtė e nevojshme, ju mund tė pėrdorni pėr tė njėjtėn sipėrfaqe muri me myk, si uthullėn e bardhė, ashtu dhe ekstraktin e farave tė qitros, duke proceduar njė herė me njėrėn dhe njė herė me tjetrėn.

Soda e bukės

Soda e bukės ėshtė njė baktericid natyral shumė efikas pėr tė eliminuar mykun nga muret. Mjafton tė holloni dy lugė gjelle sodė buke nė njė shishe tė vogėl me ujė dhe mė pas t'i shtoni edhe dy lugė tė tjera me kripė. Tė gjithė pėrzierjen hidheni nė njė shishe tė posaēme pėr spėrkatje.

Pasi tė keni bėrė kėtė veprim shtojini edhe dy lugė me ujė tė oksigjenuar 40 vėllimshme. Ky spraj natyral do tė kthehet nė aleatin tuaj mė tė besuar pėr tė hequr mykun nga sipėrfaqe tė ndryshme.

Alkooli i denatyruar

Pėr tė hequr mykun nga rrobat e sidomos nga tapiceria, ilaēi mė i mirė ėshtė pėrzierja e gjysmė litri alkool tė denatyruar me njė filxhan ēaji me ujė. Mjafton qė nė kėtė pėrzierje tė ngjyeni njė leckė dhe mė pas me tė, tė fėrkoni pjesėt e rrobave, tė perdeve, apo tė tapeteve, ku myku i ka pushtuar ato.

Vaji i pemės sė ēajit

Vaji i pemės sė ēajit mund tė jetė shumė i dobishėm pėr tė eliminuar mykun nga muret e shtėpisė. Ėshtė e mjaftueshme tė hidhni dy lugė prej kėtij vaji nė njė enė me dy filxhanė ujė, e mė pas ta pėrdorni atė pėr tė pastruar mykun nė mure.

Avantazhi i vajit tė pemės sė ēajit, ėshtė se ai mund tė ruhet pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrkohė qė juve nuk do t'ju duhet t'i shpėlani sipėrfaqet ku keni pėrdorur kėtė lloj vaji.

Por ēfarė ėshtė myku?

Termi myk pėrfshin familjen e kėrpudhave, tė cilat rriten nė ushqime dhe ambiente me lagėshti. Myku mund tė jetė me ngjyra tė ndryshme, i bardhė, i zi apo nė ēfarėdolloj ngjyre tjetėr. Ai ka pamje nga mė tė ndryshmet dhe ka erėn e tij karakteristike.

Pėr t'u zhvilluar, mykut i duhet njė ambient i pėrshtatshėm dhe natyrisht lagėshtia. Kur zhvillohet, ai fillon tė lėshojė nė ajėr "sporet", tė cilat janė shumė tė vogla, aq sa mund tė thithen lehtėsisht me frymėmarrjen e njeriut. Thithja nė sasi tė mėdha e sporeve tė mykut ėshtė shumė e dėmshme pėr shėndetin.

Vendet me myk identifikohen lehtėsisht me shikim, por ato mė tė zakonshmet janė parvazet e brendshme tė dritareve, apo ballkonit, kėndet e paajrosura tė dhomave, muret (zakonisht muret e banesės nė kontakt me jashtė), tapetet, anekset e gatimit, sipėrfaqet nė ambientet e dushit, pjesėt e brendshme nėn lavamanė, apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj


Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
JG9J"

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė