Ēfarė nuk duhet tė postoni asnjėherė nė Facebook?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė nuk duhet tė postoni asnjėherė nė Facebook?

Ka disa gjėra qė nuk duhet t'i postoni nė rrjetin social pėr shkak tė sigurisė dhe privatėsisė tuaj dhe gjithashtu duhet tė tregoheni shumė tė kujdesshėm.

Ēfarė nuk duhet tė postoni asnjėherė nė Facebook?
Ēfarė nuk duhet tė postoni asnjėherė nė Facebook?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 03/12/2017 13:10

Datėn e plotė tė ditėlindjes suaj apo tė familjes

Tė gjithėve na pėlqejnė urimet e ditėlindjeve nga miqtė tanė nė Facebook. Kjo na bėn tė ndihemi mė mirė duke e ditur se njerėzit kujtohen pėr ditėt tona tė veēanta dhe kujdesen qė tė na dedikojnė njė urim special.

Problemi qėndron nė faktin se kur ju listoni ditėlindjet tuaja jeni duke i dhėnė hajdutėve 3-4 copėza tė informacioneve personale qė atyre u duhen pėr tė vjedhur identitetin tuaj. Mė e mira do tė ishte qė tė mos e shfaqni fare datėlindjen, por nėse nuk mundeni, tė paktėn lini pa bėrė publik vitin e lindjes. Miqtė tuaj tė vėrtetė do ta dinė kėtė informacion gjithsesi.

Statusin tuaj social

Nėse jeni nė njė marrėdhėnie ose jo, mė e mira do tė ishte tė mos bėni publike asgjė. Gjahtarėt do tė duan tė dinė nėse ju jeni rishtazi "single". E nėse ju e ndryshoni statusin social duke specifikuar "single", kjo i jep atyre dritėn e gjelbėr qė po kėrkonin.

Kjo i lė gjithashtu atyre tė kuptojnė se ju jeni vetėm nė shtėpi, pėrsa kohė qė partneri juaj nuk ėshtė mė me ju. Mė e mira e mundshme do tė ishte ta lini tė paplotėsuar kėtė tė dhėnė.

Vendndodhjen tuaj aktuale

Ka shumė njerėz qė e dashurojnė opsionin e etiketimit nė "Facebook", qė i lejon tė tjerėt tė dinė se ēfarė janė duke bėrė ata 24/7. Problemi qėndron nė faktin se mė kėtė ju sapo i keni thėnė dikujt se jeni me pushime, udhėtim jashtė qytetit apo qė thjesht nuk ndodheni nė shtėpi.

Nėse shtoni akoma se sa zgjat udhėtimi juaj, ju i keni thėnė hajdutit se sa kohė i duhet pėr tė vjedhur shtėpinė tuaj. Idealja do tė ishte qė t'i hidhni fotot nga udhėtimi apo takimi qė patėt dhe tė vendosni vendndodhjen kur tė shkoni nė shtėpi. I bėni xheloz "miqtė" edhe nė kėtė formė!

Faktin se jeni vetėm nė shtėpi

Ėshtė tmerrėsisht e rėndėsishme qė prindėrit tė sigurohen qė fėmijėt e tyre nuk do tė vendosin njė status qė janė vetėm nė shtėpi.

Ne mendojmė se aksesin pėr tė lexuar statusin tonė e kanė vetėm miqtė tanė, por nė tė vėrtetė ne nuk e dimė me saktėsi se kush po e lexon atė. Adresa e mikut tuaj mund tė jetė vjedhur, ai mund ta ketė harruar atė hapur nė ndonjė qendėr interneti apo nė telefonin e dikujt tjetėr. Gjėja mė e mirė ėshtė tė mos publikoni asnjė status apo postim qė nuk do donit ta lexonin tė panjohurit.

Foto e fėmijėve tuaj duke etiketuar emrat e tyre

Ne i duam fėmijėt tanė. Do tė bėnim gjithēka pėr t'i pasur ata tė sigurt, por shumica e njerėzve postojnė qindra foto apo video tė fėmijėve tė tyre nė "Facebook" pa e menduar dy herė. Madje shkojnė edhe mė tej duke zėvendėsuar foton tonė tė profilit me njė foto me fėmijėt tanė. Me siguri 90% e prindėrve postojnė emrin e plotė tė fėmijės, datėn e saktė dhe orėn e lindjes ndėrsa janė ende nė spital, paslindjes.

Nuk po themi tė hiqni apo tė mos postoni asnjė foto tė fėmijėve tuaj por nėse e bėni kėtė tė paktėn hiqni tė dhėnat personale si emri i plotė apo datėlindja. Hiqni etiketimet nga fotot. Miqtė tuaj tė vėrtetė i dinė emrat e tyre gjithsesi.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
1hL^d

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.