Perspekti - Cilat janė hilet e fshehta qė duhet tė dini pėr iPhone?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė hilet e fshehta qė duhet tė dini pėr iPhone?

iPhone juaj ka pafund hile tė fshehta tė cilat ju nuk i dini, dhe mund tė ndryshojė mėnyrėn si i pėrdorni qė tani.

Cilat janė hilet e fshehta qė duhet tė dini pėr iPhone?
Cilat janė hilet e fshehta qė duhet tė dini pėr iPhone?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/02/2018 10:53, Ndryshuar: 23/02/2018 17:54

Tekstet e kėngėve

Shpesh kur dėgjojmė kėngė na vjen dėshira edhe t'i kėndojmė, gjė qė bėhet pak e vėshtirė nėse nuk dimė tekstin. Ndaj hapi i rradhės ėshtė gjithmonė mbyllja e aplikacionit tė muzikės, dhe kėrkojmė tekstin nė Google. Kjo nuk ėshtė e nevojshme pasi nė Apple Music mjaftojmė tė klikojmė tre pikat poshtė nė tė djathtė e mė pas "Lyrics".

Si titullohet kjo kėngė?

Nėse nuk jeni tė abonuar nė Apple Music, mos u ndjeni keq. Pjesa mė e madhe nuk janė sepse Apple vetėm di tė zhvasė dhe nuk lejon pėrdoruesit tė shijojnė pothuaj asgjė pa e blerė. Megjithatė, nėse ndodh qė po dėgjoni njė kėngė tė bukur qė nuk e njihni, mjafton tė pyesni Sirin "what song is this?" dhe do t'jua thotė.

Postoni njė "Live Photo" nė Instagram

Nėse doni tė ktheni njė "Live Photo" nė Boomerang, mjafton ta ngarkoni atė nė Instagram Stories, ta mbani shtypur dhe do tė kthehet nė njė foto tė lėvizshme!

Nuk do gėnjej, e provova nė iPhone tim dhe nuk funksionoi, por uroj tė funksionojė pėr ju.

Do ma pėrkthesh pak tė lutem?

Harrojeni Google Translate. Siri ėshtė mė i domosdoshėm se ē'mund ta kishit imagjinuar. Mund ta pyesni atė t'ju pėrkthejė fjalė ose fraza nė Spanjisht, Gjermanisht, Italisht, Frengjisht apo Mandarin. Madje edhe do t'jua lexojė, qė tė dini dhe si shqiptohen. Pėr shembull, pyeteni Sirin: "How do I say I'm hungry in German?" dhe menjėherė do tė merrni pėrgjigje.

Filtroni mesazhet nga tė panjohurit

Jeni lodhur nga mesazhet qė ju vijnė prej numrave tė panjohur? Nėse po, iPhone ka njė zgjidhje. Mjafton tė tė shkoni te Settings > Messages > Filter Unknown Senders. Kjo lėvizje do i dėrgojė mesazhet automatikisht nė njė dosje tė veēuar.

Kujdes mos zini damarin e qafės keq

Mund tė aktivizoni disa komanda edhe me lėvizje tė kokės. Shkoni te Settings > Accessibility > Switch Control > Switches > Add New Switch dhe eksploroni ēfarė doni tė aktivizoni me secilėn lėvizje.

Vendet qė keni vizituar

Dėshironi tė shihni edhe njė herė vendet ku keni qenė? Shkoni te Settings > Privacy > Location > System Services > Significant Locations pėr tė parė historinė e lėvizjeve tuaja.

Fshihni fotot

Keni frikė mos dikush do ju gjejė foto qė s'duhet t'i shohė njeri? Mund t'i fshihni fare thjesht. Klikoni ikonėn e shpėrndarjes dhe mė pas "Hide".

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ChHF/

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė