Panetone e pėrgatitur nė shtėpi
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Panetone e pėrgatitur nė shtėpi

Nė njė drekė Krishtlindjesh, kuzhinieri i cili mbante emrin Toni, e dogji ėmbėlsirėn qė kishte pėrgatitur pėr kėtė drekė speciale. Nė limitet e kohės, ai improvizoi njė ėmbėlsirė tjetėr tė shpejtė dhe tė shijshme.

Panetone e pėrgatitur nė shtėpi
Panetone e pėrgatitur nė shtėpi
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 12/12/2017 18:56

Ėmbėlsira u pėlqye nga fisniku dhe tė ftuarit specialė tė drekės dhe madje mori edhe emrin e kuzhinierit qė e pėrgatiti "Pan de Toni".

Pėrbėrėsit:

250 gramė miell i tipit 00

250 gramė miell (i tipit Manitoba)

160 gramė sheqer

160 gramė gjalpė

7 kokrra vezė (tė mėdha, 4 tė plota dhe 3 tė verdha)

160 mililitra qumėsht

12 gramė maja birre

1 lugė e vogėl mjaltė

5 gramė kripė

120 gramė rrush i thatė

2 bustina vanilje

80 gramė portokall (copa)

1 kokėrr lėkurė limoni

Pėrgatitja:

Majanė e birrės e shkrijmė nė qumėsht tė ngrohtė dhe ia shtojmė masės sė miellit qė e kemi vendosur nė njė enė tė thellė. E punojmė derisa tė krijohet njė masė brumi, i cili nuk na ngjit mė nė duar.

Brumin e pėrgatitur e mbėshtjellim me njė letėr kuzhine dhe e vendosim nė mikrovalė nė temperaturėn 30 gradė Celsius, derisa brumi tė dyfishojė pėrmasat e tij. Kohėzgjatja nė mikrovalė nuk do tė jetė mė shumė se 1 orė.

Pasi brumi ka arritur pėrmasėn e krijuar, i hedhim 180 gramė miell Manitoba, 2 gramė maja birre, 2 vezė tė plota, 60 gramė gjalpė nė temperaturė ambienti dhe 60 gramė sheqer. Brumin e krijuar e punojmė sėrish. Nė punim e sipėr shtojmė sheqerin dhe gjalpin.

Ndjekim tė njėjtėn procedurė si me brumin e parė, vetėm se kėsaj radhe do ta lėmė nė mikrovalė me temperaturėn 30 gradė celsius pėr rreth 2 orė.

Brumin e krijuar mė sipėr e nxjerrim nga mikrovala dhe i shtojmė 220 gramė miell, 100 gramė sheqer, 2 vezė tė plota dhe 3 tė verdha, 5 gramė kripė, 100 gramė gjalpė nė temperaturė ambienti, lėkurėn e 1 limoni, portokallet e veshura me sheqer, rrushin e thatė dhe bustinat e vaniljes.

Shtojmė gjithashtu sheqerin, kripėn dhe kur tė gjithė pėrbėrėsit tė jenė "pėrthithur" nga masa, shtojmė gjalpin nė temperaturė ambienti dhe mė pas frutat e sheqerosura, lėkurėn e limonit dhe rrushin e thatė.

E lėmė tė vijė nė temperaturė 30° Celsius nė njė enė tė thellė tė mbuluar me letėr kuzhine, derisa tė ketė dyfishuar volumin e tij pėr dy orė.

Kur brumi tė jetė fryrė plotėsisht, e heqim nga tasi dhe e punojmė pėr disa minuta me duar.

Njė enė tipike ėmbėlsirash e lyejmė me gjalpė, vendosim nė tė masėn e krijuar dhe e lėmė sėrish tė dyfishojė vėllimin pėr rreth dy orė. Kėsaj radhe jo nė mikrovalė. E fusim nė furrė 10-15 minuta nė temperaturėn 200 gradė Celsius. E nxjerrim nga furra dhe e spėrkasim me pak ujė qė tė mos thahet. E vendosim sėrish nė furrė pėr 10-15 minuta nė temperaturėn 180 gradė Celsius.

Herė pas here e nxjerrim nga furra dhe e spėrkatim me ujė qė tė mos thahet. Procesi i pjekjes sė Panetone-s zgjat 1 orė. E nxjerrim nga furra dhe e lėmė tė ftohet.

Gatim tė mbarė dhe ju bėftė mirė!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
gN::O

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė