Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn B
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn B

Perspekti urojn qė ky fjalor gastronomik t'ju vijė sadopak nė ndihmė pėr tė kuptuar mė mirė termat e gatimit, por edhe nė pasurimin e gjuhės suaj tė pėrditshme.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn B
Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn B
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/12/2017 23:29

Barishte

Bimė me apo pa kėrcell, por pa trung tė mirėfilltė. Kanė gjethe tė blerta e nė trajta tė ndryshme, qė rriten vetė ose kultivohen si perime. Nė ndryshim nga erėzat, aroma e tyre ėshtė e lehtė, e pėrshtatshme, jo agresive dhe lehtėsisht e kombinueshme. Rriten nė zona me klimė tė butė dhe pėrdoren gjerėsisht nė gatime nė forma tė ndryshme: tė gjalla, nė avull, tė ziera, tė pjekura etj. Rekomandohen tė pėrdoren sa mė shpesh pėr shkak tė vlerave ushqyese dhe vetive tė shkėlqyera kurative.

Belushkė

Peshk autokton qė rritet nė liqenin e Ohrit, mė i vogėl se korani dhe nė ngjyrė tė argjendtė.

Bėrxollė

Thelė mishi qė nxirret nga pjesa e brinjėve ose e shtyllės kurrizore. Mė tė zakonshmet janė bėrxolla e viēit ose derrit. Pėrgatiten nė skarė, pllakė sobe, tigan etj.

Beshamel

Njė nga salcat bazė tė kuzhinės, qė quhet ndryshe edhe si salca e bardhė. Pėrgatitet me gjalpė, miell, qumėsht, kripė dhe piper tė bluar. E ka prejardhjen nga Franca qė nga shekulli XVII dhe njihet si nėna e salcave tė kuzhinės franceze. Futet nė gatime tė ndryshme dhe shėben si bazė edhe pėr pėrgatitjen e salcave tė tjera.

Bidon

Enė prej metali apo prej lėnde plastike, qė mund tė jetė me kapak ose dorezė. Shėrben pėr tė mbajtur pije tė ndryshme, bulmetra, zahire etj. Nė disa zona tė ndryshme tė vendit pėrgatisin edhe gatime tė ndryshme me bazė mishi si: qingj ose kec nė bidon.

Biftek

Thelė mishi e nxjerrė nga pjesa e kofshės ose shpatullės sė viēit e qė pritet nė drejtim tė kundėrt me fijet muskulare. Zakonisht gatuhet duke e pjekur nė skarė, tigan ose nė furrė. Teknikat e gatimit tė biftekut janė tė shumėllojshme.

Bishtajė

1. Fruti i disa bimėve nė formėn e dy fletėve stėrgjatėshe, brenda sė cilave gjenden farat, zakonisht rrumbullake. Bishtajė fasulesh, bizelesh, mashkurkash, etj.

2. Lloj fasuleje qė pėrdoret e njomė nė gatim. Mashurkė. Mish me bishtaja.

Bizele

Bishtajė me kokrra jeshile tė rrumbullakėta. Njė nga bimėt mė tė vjetra tė kultivuara prej njeriut e qė konsiderohet si njė nga perimet mė tė shėndetshme. Bizelet e freskėta dallohen prej tė tjerave nga fortėsia e lėvores dhe ngjyra e gjelbėr e ndezur. Pėrdoret nė gatime tė ndryshme.

Bollgur

Drithė (kryesisht grurė ose misėr), qė zakonisht zihet, pastaj thahet nė diell e copėtohet. Gatuhet, pak a shumė, si pilafi me oriz. Bollgur i trashė (i imėt). Bollgur gruri (misri, elbi, tėrshėre). Bollgur me gjalpė. Mish me bollgur.

Boronicė

Frut me ngjyrė blu tė thellė nė tė errėt, qė rritet zakonisht nė gjendje natyrore, por edhe e kultivuar sėfundmi. Rritet nė zona me klimė tė freskėt, sidomomos nė veriun e Shqipėrisė. Pėrmban shumė vlera ushqyese dhe bėn pjesė nė kategorinė e superushqimeve. Lėng boronice. Ēaj boronice. Ngjyrė boronice.

Borzilok

Lloj bime barishtore njėvjeēare me gjethe tė vogla e me erė tė kėndshme. Pėrdoret shumė nė kuzhinė pėr t'i dhėnė aromė dhe shije gatimeve tė ndryshme, sidomos nė pjatat e ftohta dhe sallatat. Pesto Gjenoveze nuk mund tė konceptohet pa borzilokun, por edhe pica Margarita. Mbillet nė vazo ose oborret e shtėpive dhe rritet shpejt.

Bozė

Pije freskuese qė pėrgatitet nga mielli i misrit (apo drithėrave tė tjerė) dhe ėshtė rezultat i njė fermentimi tė kujdesshėm. Boza pėrbėhet nga mielli i misrit, uji, tharmi (maja buke) dhe sheqeri (ose mjaltė). Mė e mira ėshtė boza e melit. Ėshtė njė produkt i shėndetshėm, i shijshėm dhe e pasur me fermente qė ndihmojnė tretjen. Besohet tė ketė origjinėn tetė ose nėntė mijė vjet mė parė nė zonėn e Mesopotamisė. Thuhet se tė parėt qė e "shpikėn" bozėn shqiptare ishin goranėt e Kukėsit, tė cilėt krijuan njė traditė tė ēmuar tė saj.

Brinjė

Copa e mishit qė nxirret nga kafazi i kraharorit tė bagėtive. Duke qenė se ėshtė e lidhur me kockėn, mishi ka njė shije tė mirė dhe tė veēantė. Pėrdoret si pjesė e nxjerrė nga kufoma e pjekur nė hell ose piqet veēmas nė skarė qymyri (grekėt e quajnė paidhaqe) dhe pastaj spėrkatet me limon.

Brokoli

Njė nga perimet mė tė shėndetshme nė botė. E lirė nė ēmim, por e shijshme dhe e pasur me vlera ushqyese, sidomos kripėra minerale dhe fibra tė tretshme, qė nxjerrin kolesterolin e keq jashtė trupit. Pėrdoret zakonisht si sallatė, supė ose si garniturė e njė pjate tjetėr. Duke qenė se proēesi i gatimit shkatėrron disa prej ushqyesve qė gjenden tek kjo perime, kėshillohet qė tė gatuhet nė njė kohė sa mė tė shkurtėr ose nė avull.

Brumatriēe

Pajisje ku pėrgatitet brumi i bukės, picave apo ėmbėlsirave tė ndryshme, nėpėrmjet njė motori elektrik qė vė nė lėvizje njė shufėr metalike nė formėn e spirales.

Bukė

Njė nga ushqimet kryesore nė pėrditshmėrinė e jetės sė njeriut. Baza e tij ėshtė mielli i nxjerrė nga drithėra tė ndryshme si gruri, misri, thekra, tėrshėra, meli etj., por edhe nga produkte tė tjera, tė ndryshme nga drithėrat, si patatja, qiqrat etj.

Byrek

Njė lloj gatimi me petė tė holla (tė bėra vetė ose tė blera) qė mbushet me spinaq, mish tė grirė, djathė, vezė, presh, kungull, etj. Zakonisht piqet nė furrė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
1M+f"

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.