Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn K
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn K

Perspekti uron qė ky fjalor gastronomik t'ju vijė sadopak nė ndihmė pėr tė kuptuar mė mirė termat e gatimit, por edhe nė pasurimin e gjuhės suaj tė pėrditshme.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn K
Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn K
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/12/2017 23:18

Kaēamak

Mėmėligė me miell misri; pėrvėlak.

Kaēkė

Arrė. Kaēkė gungė. Kaēka tė krimbura. Njė thes me kaēka. Nėn hijen e kaēkės.

Kadaif

Ėmbėlsirė qė bėhet me fije shumė tė holla brumi tė grunjtė, me vezė, me gjalpė, me arra, bajame dhe me sherbet. Mund t'i shtohen edhe pėrbėrės tė tjerė nė varėsi tė dėshirės.

Kafe

Pluhuri qė bėhet duke bluar kokrrat e kėsaj bime, tė pjekura nė zjarr. Kafe quhet pija e hidhur dhe me erė tė kėndshme qė bėhet duke zier nė ujė kėtė pluhur.

Kakao

Pluhuri, i cili merret duke bluar kokrrat e pjekura tė pemės me tė njėjtin emėr. Mė pas pėrgatitet edhe pija, duke zierė kėtė pluhur dhe duke shtuar qumėsht.

Kale

Lloj lakre, qė quhet ndryshe edhe si "lakra jeshile". Njė nga perimet mė tė shėndetshme nė planet dhe e pėrfshirė nė grupin e superushqimeve. Mėnyra mė e mirė pėr ta konsumuar ėshtė duke e gatuar, madje e kombinuar me perime tė tjera si lakėr, brokoli etj. Dikur rritej nė gjendje tė egėr, ndėrsa sot kutivohet nė shumė vende. Kaleja e mirė dallohet nga gjethet e freskėta dhe me ngjyrė jeshile tė errėt.

Kallamar i butė

Ose, ndryshe, kallamar i bardhė. Ndryshe nga kallamari i egėr (i kuqi) rritet nė 80-100 metra thellėsi dhe ka sezonin e gjuajtjes nė muajin shtator. E quajnė edhe zhula.

Kallamar i egėr

Ose, ndryshe, kallamar i kuq. Ndryshe nga kallamari i butė (i bardhi) rritet nė 250-350 metra thellėsi dhe ka sezonin e gjuajtjes nė muajin gusht.

Kalori

Sasia e kalorive qė pėrmban njė ushqim.

Kamomil

Bimė barishtore njėvjeēare qė rritet nėpė vende livadhe dhe fusha. Lulja e kėsaj bime ngjan me ato tė luledeles, ka njė erė tė kėndėshme dhe pėrdoret e tharė nė pėrgatitjen e atij qė e quajmė ēaj kamomili. Nė mjekėsi njihet si njė qetėsues i mirė i sistemit nervor dhe dhimbjeve tė barkut.

Kanellė

Bimė shumėvjeēare e vendeve tropikale. Njė erėz qė merret nga pjesa e brendshme e pemės Cinnamomum. Shirita tė pjesės sė brendshme tė lėvores sė pemės thahen deri sa tė rrumbullakosen nė formėn e shkopinjve. Kėta tė fundit shtypen dhe bėhen pluhur, duke na dhuruar njė nga erėzat mė tė pėrdorura nė kuzhinė, sidomos nė ėmbėlsira. Ka dy lloje tė kanellės: Cejlon dhe Kasia. Kushton pak dhe gjendet kudo.

Karafil

Erėz qė pėrftohet duke tharė sythin e pambyllur tė lules sė njė peme tė gjelbėr tropikale. Ka formėn karakteristike tė gozhdės, me ngjyrė kafe dhe me qėndrueshmėri tė mirė. Pėrdoret gjithmonė i thatė, i plotė ose pluhur sidomos nė gatimin e ėmbėlsirave tė ndryshme, nė mishrat e zierė, nė disa salca, nė marinimin e mishit tė drerit, pėr mishin e pjekur, pėr supa (sidomos pule) dhe ndonjėherė me djathin e stazhionuar. Me karafil shkojnė mirė edhe disa perime tė ėmbla, tė tilla si qepa apo karota. Nė perėndim pėrdoret shpesh pėr ti dhėnė shije ēajrave bimorė. Ndihmon nė qetėsimin e dhimbjeve tė dhėmbėve dhe heqjen e erės sė keqe tė gojės.

Karēof

Angjinare

Kaurma

Gjellė me mėlēi e me zorrė qengji, e zier me gjalpė tė njomė dhe e ndrequr me miell tė skuqur e me erėza.

Kimēė

Hide, ide, xinxife. E quajnė kėshtu nė rrethin e Shkodrės.

Klen

Lloj peshku

Koēimare

Mare. Pėrdoret me kėtė emėr nė disa zona tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut.

Koktej

Pije alkoolike ose jo, qė pėrgatitet nga pėrzierja e disa pijeve tė caktuara (votka, rum, konjak, likerna, verė, lėngje frutash etj.)

Kolloface

Suxhuk

Kopėr

Bimė barishtore njėvjeēare me kėrcell tė drejtė e pak tė degėzuar, me gjethe tė vogla e shumė tė holla treshe. Ka aromė shumė tė veēantė dhe delikate, prandaj pėrdoret zakonisht nė kuzhinė si erėz. Ėshtė shumė e mirė nė sallata, supa, turshitė dhe, veēanėrisht, pėr tė shoqėruar receta me bazė salmonin e freskėt ose tė tymosur.

Koran

Peshk i llojit tė troftės, me pika tė kuqe nė trup, qė rritet nė ujėra tė ėmbla (nė liqene, nė lumenj malorė) dhe qė e ka mishin zakonisht nė ngjyrė trėndafili. Ka mish shumė tė shijshėm. Tava e koranit ėshtė njė nga gatimet mė tė shijshme shqiptare. Korani i Pogradecit.

Koriandėr

Barishte qė ngjason shumė me majdanozin, por gjethet e saj kanė formė mė tė rrumbullakėt. Pjesa e gjelbėr e kėsa bime quhet cilantro, ndėrsa farat koliandėr pėrdoren si erėz aromatike nė gatime tė ndryshme. Tė gjitha pjesėt e bimės (rrėnjėt, farat dhe kėrcelli) janė tė ngrėnshme. Ka njė aromė tė fortė qė shkon shumė mirė me peshkun, frutat e detit, orizin dhe pulėn. Mund tė rritet nė vazo, mjafton tė ketė dhe tė mirė dhe e ekspozuar plotėsisht ndaj Diellit.

Krap

Peshk i madh i ujėrave tė ėmbla, me trup tė mbuluar me luspa nė ngjyrė ari tė errėt dhe me katėr fije si mustaqe tė gjata nė turi. Ka mish tė shijshėm, por me shumė hala. Krap i madh (i vogėl). Krap gungaē. Tavė krapi.

Kukurec

Gatim me tė brendshmet e tė imtave. Zorra e trashė e mbushur me oriz, mėlēi qengji dhe erėza tė ndryshme. Vendoset nė njė shufėr (druri ose metali) e piqet nė zjarr tė avashėm duke e rrotulluar nga tė gjitha anėt. Gatim karakteristik i zonave malore tė jugut tė Shqipėrisė. Nė Himarė i thonė ndryshe edhe Ksirogjak.

Kulumbri

Kulumbria bėn pjesė nė tė njėjtėn famile botanike me kumbullėn. Lulet e saj janė nė ngjyrė tė bardhė, ndėrkohė qė frutat janė blu nė tė zezė. Frutat kanė njė diameter 2 centimetėr, shije tė thartė, tė pasura me antioksidantė dhe kanė vlera tė shumta shėdetėsore, sidomos pėr stomakun dhe cilėsinė e gjakut. Kur janė tė pjekura, kėto kokrra pėrdoren pėr pėrgatitjen e shurupit, reēelit dhe ėmbėlsirave tė tjera. Duke qenė se janė tejet tė tharta, kulumbritė rrallė mund tė konsumohen tė gjalla, megjithatė, nė variantin e thatė, gjethet dhe frutat mund tė pėrdoren pėr ēaj. Rritet nė gjendje tė egėr, por edhe mund tė kultivohet. Mund tė mbillet, pothuajse, gjatė gjithė muajve tė vitit, pėrveē rasteve kur ka borė apo lagėshti tė madhe. Ėshtė lehtė pėr tu rritur dhe mirėmbajtur sepse nuk kėrkon ndonjė kujdes tė veēantė.

Kumin

Qimnon. Fjala kumin (cumin) pėrdoret nė fjalorin ndėrkombėtar tė kuzhinės.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
X\=01

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė