Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn M
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn M

Perspekti uron qė ky fjalor gastronomik t'ju vijė sadopak nė ndihmė pėr tė kuptuar mė mirė termat e gatimit, por edhe nė pasurimin e gjuhės suaj tė pėrditshme.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn M
Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn M
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/12/2017 23:24

Magjė

Enė e drunjtė si govatė, ku ngjishet e punohet brumi pėr tė bėrė bukė. Zė brumė (gatuaj) nė magje. Njė tjetėr pėrcaktim i saj do tė thotė govatė prej druri pėr tė larė rrobat. "Magje rrobash, lanin nė magje". Por, gjithashtu, do tė thotė edhe pjesė e mullirit tė blojės, e dėrstilės etj., qė ėshtė si arkė a si govatė prej druri e ku bie mielli, dėrstilet shajaku etj. "Magjja e mullirit". "Magje dėrstile."

Majdanoz

Bimė barishtore 2 vjeēare, me kėrcell tė butė e tė hollė, me gjethe tė vogla e pak tė ēara, tė cilat kanė erė tė kėndshme, qė vjen nga pėrmbajtja e vajit eterik nė tė. Njė ndėr erėzat mė tė pėrdorura nė kuzhinė. Pėrdoret nė supa, sallata, gjellė tė ndryshme, produkte tė skarės etj. Aroma e majdanozit pėrmirėson oreksin, ndihmon nė tretjen e ushqimeve, largon gazrat, bėn mirė pėr disa sėmundje tė mėlēisė, etj. Fillimi dhe fundi i stinės sė verės janė periudha ideale pėr ta mbjellė dhe kultivuar majdanozin. Fare mirė mund tė mbillet nė njė vazo nė kushte shtėpie, mjafton qė dheu tė jetė i shkrifėt dhe i pasur me pleh organik.

Manaferra e detit

Bimė nė formėn e shkurres subalpine me degė tė dendura dhe me gjemba. Kokrrat e saj anė tė ngrėnshme dhe ushqyese, ndonėse janė disi tė tharta dhe vajore. Po tė hahen tė gjalla nuk kanė shumė shije, por nėse ngrihen nė frigorifer ose pėrzihen nė pije tė ėmbla tė frutave si tė rrushit apo tė mollės, atėherė shijojnė mė shumė. Pėrveē lėngut, fruti i manaferrės sė detit pėrdoret pėr tė bėrė ėmbėlsira, verė frutash, locione dhe liker. Rritet nė malet e Rivierės sė Jugut tė Shqipėrisė nė gjendje tė egėr, por ka filluar edhe tė kultivohet.

Manxurana

Bimė qė gjan me rigonin, por ka njė aromė mė tė dallueshme dhe njė shije mė delikate. Pjesėt qė pėrdoren prej saj janė degėt e lulėzuara bashkė me lulet e saj. Ėshtė perfekte pėr pjatat vjeshtore si supat dhe shkon shumė me djathėrat dhe arrat. Gjithashtu ėshtė shumė i njohur vaji i manxuranės me vlerat e shumta shėndetėsore qė ka.

Mare

Emri botanik i maresė ėshtė Arbutus Unedo. Bima e maresė ka ngjashmėri me boronicėn e kuqe dhe frutat qė ajo ēel janė tė formave dhe ngjyrave tė ndryshme. Fruti i maresė ka pėrmasat e dredhėzės, ndaj kėtu ka lindur edhe pseudonimi "pema e dredhėzės." Shija e saj ėshtė unike, freskuese, pak e thartė dhe ėshtė i ngrėnshėm kur ėshtė i mbipjekur. Rakia e maresė ėshtė njė nga specialitetet mė tė ēmuara shqiptare, por ajo pėrdoret edhe pėr reēel, marmaladė dhe gliko. Rritet nė gjendje tė egėr, kryesisht nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut. Mareja nė disa zona tė vendit njihet, ndryshe, edhe me emrin koēimare.

Mel

Lloj drithi me kėrcell tė hollė e me gjethe si tė grurit, qė nxjerr sipėr njė xhufkė tė mbushur me kokrra shumė tė vogla. Ka shije tė fortė e tė ėmbėl dhe ėshtė i vetmi drithė qė s'pėrmban gluten. Ka vlera tė mėdha ushqyese dhe mund tė pėrdoret nė gatime tė ndryshme si nė sallata, supa, nė mbushjen e perimeve tė ndryshme apo duke u pėrzjerė me qumėsht e mjaltė. Shėrben si bazė pėr tė pėrgatitur bozėn e melit, qė shquhet pėr shijen e mirė dhe tė veēantė, pėr bukėn e melit etj.

Mėmėligė

Gatim me miell misri, qė pėrgatitet duke e zier dalėngadalė nė ujė tė vluar e duke e trazuar deri sa tė trashet dhe pastaj pėrvėlohet zakonisht me gjalpė; pėrvėlak, bishtalug, kaēamak. Mėmėligė misri. Mėmėligė me gjalpė.

Mente

Barishte me aromė tė fortė, e tė njėjtės familje me nenexhikun e qė zė njė vend tė rėndėsishėm nė kuzhinė. Ajo kombinohet shumė mirė me barishte tė tjera siē ėshtė borziloku apo cilantro, por edhe me produktet e mishit (veēanėrisht tė qingjit ) tė gatuara nė zgarė ose nė furrė. Pėrshtatet shumė mirė me perimet dhe qė "zbut" pjatat me yndyrė me ushqime tė skuqura. Perfekte edhe nė ėmbėlsira, dhe kokteje tė ndryshme. Mentja konsiderohej si njė thesar i mjekėsisė popullore.

Mesnik

Lloj byreku qė bėhet me mish (qengji ose pule), vezė dhe qalpė. Mishi, pasi zihet, ndahet nga kockat dhe copėtohet nė pjesėza tė vogla dhe shtrohen nė mėnyrė uniforme ndėrmjet petave, tė cilat spėrkaten me yndyrė (gjalpė i shkrirė). Karakteristik pėr zonėn e Pėrmetit, Kolonjės dhe Korēės.

Mish qengji nė bidon me qumėsht

Gatim tradicional i Zonės Jug-Lindore tė Shqipėrisė.

Mishavinė

Mishavina ėshtė djathė qė lidhet tradicionalisht me praktikat e barinjve lėvizės nė Kelmendin e Sipėrm nė Alpet Shqiptare. Pėrgatitet gjatė vjeshtės duke pėrdorur djathin e prodhuar nga qershori deri nė shtator, nga qumėshti i lopėve qė ushqehen me kullotat e malit Trojan, nė kufi me Malin e Zi. Ky djathė copėtohet me dorė, kriposet dhe lihet tė fermentojė nė njė enė druri, e cila mbyllet hermetikisht me njė shtresė gjalpi tė freskėt ose tė shkrirė, duke mundėsuar qė lėngu i krijuar gjatė kėtij procesi tė kullojė nga vrimat nė fund tė enės. Pas gati dy muajsh, djathi ėshtė gati. Ai ka ngjyrė tė bardhė nė tė verdhė dhe njė pėrbėrje kremoze.

Musht

Lėngu i rrushit tė pjekur para se tė tharmėtohet a tė bėhet verė; lėngu qė nxjerrim nga fruta tė ndryshme kur i shtypim; lėng molle, manash etj. i zier e i trashur si pekmez. Musht i ėmbėl.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
B;+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.