Arti Ilir.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Arti Ilir.

Nė qytetet Ilire mori zhvillim mė tė madh skulptura e rrumbullakėt si dhe relievi qė lidhej me ndėrtimin e monumenteve.

Pikturimi i figurave ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe plasticitet.
Pikturimi i figurave ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe plasticitet.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 30/09/2017 23:47

Nė qytetet Ilire nė fillim skulptura u zhvillua duke pėrvetėsuar elementė tė artit Helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.

Mė vonė, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen Helene, arti Ilir fiton veēori tė reja, tė dallueshme, brenda kuadrit Helenistik.

Apolonia dhe Durrahu qė u bėnė qendrat mė tė rėndėsishme tė artit nė ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qė gdhendnin dhe skalisnin nė njė stil me tipare tė veēanta kundrejt krijimeve tė importuara prej qytetėrimit Helen.

Nė muzeun e sotėm tė Durrėsit janė ekspozuar disa skulptura tė papėrfunduara, tė gjetura nė atė trevė. Ato dėshmojnė pėr gdhendjet qė janė bėrė nė truallin Shqiptar. Janė zbuluar gjithashtu edhe gjurmė tė punishteve tė hershme tė qeramikės nė Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumė nga enėt dhe vazot e bukura tė stilit antik qė ruhen nė muzetė tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena tė ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Pėrgjithėsisht janė me figura tė zeza mbi sfond tė kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura tė kuqe mbi sfond tė zi (shek. IV deri nė periudhėn Helenistike).

Pikturimi i figurave ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Nė kėtė periudhė krijohen edhe shumė statuja tė vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fėmijėsh, barinjsh etj.

Figura me vlerė artistike ndeshim edhe nė monedhat e shumta tė kėsaj periudhe qė u realizuan nė Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulėzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive Helene solli njė zhvillim tė madh tė artit qė u pasua edhe me shumėllojshmėri formash e teknikash; qė nga afresket e deri te mozaikėt e bukur monokrom dhe polikrom. Por nė shekullin e I rė u ngadalėsua gjithė ai hov zhvillimi.

Pushtimi Romak qė shkaktoi rėnien ekonomike tė qyteteve Ilire, la gjurmė tė dukshme edhe nė art. Ndonėse Roma pushtuese u pushtua vetė prej artit Helen, pėrsėri ndikoi nė qytetet Ilire me tipare tė kulturės sė saj provinciale Romake. U duk mė qartė ndikimi nė skulpturė, ku pėrgjithėsisht u ndoq realizmi tipik i kohės, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qė mbėshtetet nė traditėn qindravjeēare. Qendrat kryesore tė krijimtarisė artistike mbeten pėrsėri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.

Nė vitet e pushtimit Romak prej artit zyrtar shkėputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e pėrditshme. Me praninė e elementėve tė thjeshtė artistikė, qė dallojnė nga krijimet e mėparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave Ilire, krijimtaria e kėtyre viteve mund tė vlerėsohet edhe si njė qėndresė ndaj asimilimit prej pushtuesve mė tė fuqishėm tė kohės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
+ SN

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė