Durrėsi.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Durrėsi.

Durrėsi mund tė krahasohet me qytetet mė tė mėdhenj tė Mesdheut antik dhe mesjetar.

Pamje e mrekullueshme e Durrėsit.
Pamje e mrekullueshme e Durrėsit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/09/2017 20:41

Qyteti Epidamn - Dyrrah u ndėrtua nga Ilirėt Taulantė, dallėndyshasit nė shekujt Xlll-XI para Krishtit. Nė kushtet e njė klime mesdhetare, zona mė e pėrshtatshme pėr banim ishte ajo e lumit Erzen si dhe Ultėsira Perėndimore pėrreth saj. Nė bregdetin e Gjirit tė Durrėsit u vendos qendra e parė apo Limani me emrin Dyrrah.

Sipas autorėve antikė, ky qytet u themelua nga dy mbretėr me origjinė Ilire tė quajtur Dyrah dhe Epidamn. Nė kohėn e Perandorit Anastas i I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pėsoi transformime tė ndjeshme nė strukturėn urbane duke marrė tiparet e njė qyteti tipik Bizantino-Kristian.

Nė shekullin Xl-XV Shteti Shqipėtar njihet me emrin Shteti iArbrit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti nė periudhėn e mbretėrimit tė Gjergj Kastriotit. Sipas kronikanėve Osmanė tė shekullit XVl, Durrėsi apo siē e cilėsojnė ata "Kostandinopoja e Dytė", U pushtua nga Turqit mė 13 Gusht1501.Vetėm nė shekullin XVll, qyteti filloi tė rimarrė veten duke u bėrė qendėr e tregtisė tranzite dhe skela kryesore e Shqipėrisė sė Mesme. Mė 26 Nėntor nė Durrės ngrihet flamuri i Pavarėsisė, nga njė grup patriotėsh tė kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali.Sundimit Turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione tė tjera: pushtimi Serb(1913), ai Austro-Hungarez (1916) dhe pushtimi Italian (1918).

Gjatė viteve tė monarkisė Shqiptare (1924-1939) Durrėsi fitoi njė frymarrje tė re dhe qytetaria fisnike Durrėsake e bėri qytetin e vet model tė zhvillimit ekonomik kapitalist. Mė 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisė Italiane dhe Gjermane dhe mė 14 Nėntor 1944, Durrėsi u ēlirua. Periudhės sė sistemit Socialist (1945-1990), i pėrkasin investimet nė disa degė tė industrisė, kolektivizimi i bujqėsisė, masivizimi i arsimit, ngritja e njė seri objektesh social-kultuore. Nė fillim tė viteve '90 zunė fill normat e para tė sistemit demokratik me shumė probleme pėr fazėn e tranzicionit, por me perspektivė pėr tė ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qė u zbatuan nė Shqipėri dhe nė Durrės pas vitit 1990, sollėn transformime tė ndjeshme nė jetėn ekonomike.

Kultura dhe etnografia

Durrėsi ėshtė njė qytet me kulturė tė hershme, pėr vetė origjinėn e tij tė lashtė.

Qyteti ka trashėguar mjaft vlera tė sė kaluarės, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, Muri Rrethues i Kalasė, por edhe qendra kulturore e fetare si rrėnojat e Bazilikės nė Arapaj, kėshtjella e Rodonit etj. Qyteti ruan sot plot gjurmė edhe nga kultura mė e vonė, duke kontribuar edhe nė dhėnien e personaliteteve me vlerė ndėrkombėtare si Aleksandėr Moisiu, qė u lind nė Kavajė dhe u rrit e u formua nė Durrės. Qyteti ka patur institucione kulturore tė konsoliduara, si teatėr estradė, ansambėl kėngėsh e vallesh popullore, teatėr profesionist, i cili edhe sot jep shfaqje pėr publikun, trupė muzikore profesionistėsh etj. Gjithashtu nė Durrės organizohen aktivitete nė rang kombėtar e ndėrkombėtar si festival ndėrkombėtar i filmit, festivali muzikor i jazz-it, konkursi i poezisė poeteka etj.

Etnografia e Durrėsit, i pėrket kulturės sė Shqipėrisė sė Mesme, ku gratė vishen me dimi e me jelekė, nė kokė mbajnė njė festė tė vogėl tė zbukuruar me imitime monedhash, kurse burrat veshin brekushe, xhoka tė zeza prej Leshi ose jelekė tė kuq, dhe nė kokė mbajnė qeleshe me male tė sheshtė. Gjiihashtu edhe kėngėt e vallet i pėrkasin kulturės dhe traditave tė Shqipėrisė sė Mesme.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
;0(aO

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė