Neoliti: Vendbanimet neolitike
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Neoliti: Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greqishtja neos - i ri dhe lithos - gur) pėrfaqėson etapėn e fundit dhe njėkohėsisht mė tė zhvilluarėn tė epokės sė gurit.

Neoliti pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė.
Neoliti pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 15:52

Neoliti pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė. Arkeologjikisht neoliti ndahet nė tri periudha tė mėdha: e hershme, e mesme dhe e vonė. Nė kėtė tė fundit pėrfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalės lat. eneos - bakėr dhe greq. lithos - gur), qė pėrbėn etapėn e fundit dhe kalimtare pėr epokėn e bronzit te Mamit te bukur sic njihet ndryshe. Nė kėta tridhjetė vjetėt e fundit janė zbuluar e gėrmuar njė numėr i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati nė tėrė territorin e Shqipėrisė, si nė Maliq, nė Cakran, nė Vashtėmi,ne Sheshaj, nė Burimas, nė Podgorie, nė Barē e nė Dėrsnik tė rrethit tė Korēės, nė Kamnik tė Kolonjės, nė Blaz e Nezir tė Matit, nė Cakran tė Fierit, nė Burim, nė Gradec e nė Cetush tė Dibrės, nė Kolsh tė Kukėsit, nė Rajcė e nė Rashtan tė Librazhdit e nga gjetje tė rastit nė pika tė tjera. Mė mirė ėshtė njohur e studiuar pellgu i Korēės, i cili gjatė epokės prehistorike ka pasur kushte shumė tė mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonėn mė tė pasur e mė tė zhvilluar kulturore tė neolitit si edhe pellgun ku mund tė ndiqet pa ndėrprerje zhvillimi i kulturės neolitike nė gjithė shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura nė kėto qendra prehistorike, krahas atyre tė dala nė dritė shumė kohė mė parė si nė Velēė tė Vlorės ose rastėsisht nė rrethet e tjera tė vendit, kanė dhėnė mundėsi qė tė njihen aspekte tė ndryshme tė jetės ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė banorėve neolitikė tė territorit tonė, ndėrsa pėrhapja e gjerė e kėtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastėsore neolitike ka treguar se ky territor gjatė kėsaj epoke ka qenė i banuar dendur dhe pa ndėrprerje.

Jeta nė vendin tonė gjatė neolitit u zhvillua nė kushte shumė tė pėrshtatshme natyrore. Klima e ftohtė dhe e lagėsht e paleolitit, e cila kishte filluar qė nė mezolit ti lėshonte vendin njė klime mė tė butė, tani merr pak a shumė karakterin e klimės sė sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnė prej asaj tė ditėve tona.

Kėto rrethana tė favorshme natyrore ndihmuan qė vendi ynė gjatė neolitit tė arrijė nė njė nivel tė lartė zhvillimi ekonomik dhe kulturor pėr atė kohė. Njeriu nga skllav i natyrės, siē ishte nė paleolit, shndėrrohet tani, pak e nga pak, nė zotėrues i saj. Nė kėtė kohė lindin e zhvillohen forma tė ndryshme tė veprimtarisė prodhuese tė njeriut, tė cilat me plot tė drejtė mund tė merren si zanafilla e degėve tė veēanta tė ekonomisė dhe tė pėrparimit teknik e kulturor tė shoqėrisė sė sotme. Tė tilla janė bujqėsia e blegtoria, prodhimi i qeramikės, tjerrja dhe endja, teknika e ndėrtimit tė banesave etj. Pėrsoset nė kėtė kohė edhe teknika e punimit tė veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn nė pėrdorim tė gjerė dhe bėhet karakteristike pėr epokėn dhe teknika e lėmimit tė gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), pėr tė parėn herė dalin dhe veglat e objektet prej bakri, tė cilat shėnojnė dhe fillimet e metalurgjisė nė vendin tonė.

Nė kėto periudha tė largėta tė prehistorisė, vendbanimet i ndeshim zakonisht nėpėr tarraca lumore, pranė burimeve ose nė vende me toka pjellore dhe tė pasura me pyje qė strehonin shumė kafshė tė egra. Por krahas kėtyre, vazhdonin tė shėrbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velēės, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: nė formė gropash nėndhese (Cakran) dhe tė tilla tė ndėrtuara drejt mbi tokė (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht kėto kishin planimetri drejtkėndėshe dhe ishin njė ose dy dhomėshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltė nė njėrėn ose nė tė dy faqet e tyre. Dyshemetė ishin gjithashtu prej balte; nė disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarėsh pėr tė izoluar lagėshtirėn. Nė Dunavec dhe nė Maliq tė Korēės janė zbuluar banime tė ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtė vertikalė qėndronte njė platformė prej trarėsh tė vendosur horizontalisht e mbi tė ngriheshin banesat (kasollet) tė shtruara me baltė. Palafiti i Maliqit ka qenė i rrethuar me njė gardh qė e mbronte nga vėrshimi i ujit apo nga rreziqe tė tjera.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
IAI

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė