Epiri nė kohėn e sundimit tė Pirros (297-272 p.e.sonė).
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Epiri nė kohėn e sundimit tė Pirros (297-272 p.e.sonė).

Nė fillim tė shek. III p.e.sonė, Epiri del nga kriza e vėshtirė dhe me pasoja tė rėnda politike qė e kishte mbėrthyer pas vdekjes sė Aleksandrit Molos dhe vihet nė rrugėn e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror dhe politiko-kulturor.

Epiri nė kohėn e sundimit tė Pirros (297-272 p.e.sonė).
Epiri nė kohėn e sundimit tė Pirros (297-272 p.e.sonė).
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 20:18

Nga njė politikė e paqėndrueshme e brejtur nga kontradikta tė brendshme dhe presione nga jashtė, shteti epirot kalon tani nė njė politikė energjike tė pavarur, me njė perspektivė tė gjerė nė fushėn e forcimit tė pushtetit shtetėror dhe tė zgjerimit territorial tė tij, qė u realizuan me njė shpejtėsi dhe me njė mėnyrė tė paparė deri atėherė.

Gjatė sundimit tė Pirros shteti epirot bėhet njė fuqi imponuese e kohės me njė pushtet tė fortė mbretėror, me njė potencial tė madh ushtarak si dhe me njė autoritet politik tė shquar nė botėn mesdhetare tė kėsaj kohe.

Pirroja vendosi marrėdhėnie diplomatike me disa shtete tė fuqishme tė asaj kohe dhe i forcoi lidhjet me martesa tė shumta qė bėri me bijat e sundimtarėve tė tyre. Qė kur ishte nė oborrin e Ptolemeut I, Pirroja qe martuar me tė bijėn e tij Antigonėn, mė vonė pas vdekjes sė saj, me Lanasen, tė bijėn e Agathoklit tė Sirakuzės, prej sė cilės mori si prikė dhe Korkyrėn qė ai kishte pushtuar dhe pastaj edhe me tė bijat e sundimtarėve ilirė, Audoleonit tė paionėve dhe tė Bardhylit tė Ri.

Pirroja i kushtoi vėmendje tė posaēme organizimit tė ushtrisė, pėrpunimit tė njė strategjie efektive luftarake, pėr tė cilat kishte njohuri tė mėdha teorike, si dhe rritjes sė aftėsisė luftarake tė ushtrisė. Ai favorizoi gjithashtu dhe pėrparimin ekonomik dhe kulturor tė vendit qė u pasqyrua nė zhvillimin dhe nė intensifikimin e mėtejshėm tė urbanizimit tė Epirit.

U zhvillua njė veprimtari e dendur ndėrtuese nė qytetet ekzistuese si nė Dodonė, Ambraki apo nė qytetet e tjera tė reja epirote, midis tė cilėve Berenike, Kasopi dhe Antigonea nė Kaoni, tė cilėt mbajnė emra qė kanė tė bėjnė me siguri me kohėn e sundimit tė Pirros.

Pėr njė nivel tė lartė tė artit tė ndėrtimit nė kėtė kohė dėshmojnė edhe shtėpitė shumė tė bukura dhe tė ruajtura mirė tė Amotoposit nė Molosi, ku mendohet tė ketė qenė dhe Fylakeja antike.

Pirroja projektoi njė politikė tė jashtme aktive ekspansioniste. Ai ndėrhyri nė ēėshtjet e ndėrlikuara tė botės greko-maqedone dhe italike me mendimin qė tė krijonte njė shtet tė madh epirot, i cili do tė pėrfshinte Ballkanin dhe pėrtej detit, Gadishullin Italik.

Sė pari, Pirroja e drejtoi vėmendjen nga Maqedonia, ku pas vdekjes sė Kasandrit kishin shpėrthyer turbullira pėr trashėgimin e fronit. Kėtė gjendje tė vėshtirė tė Maqedonisė e shfrytėzoi pėr tė ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė saj si pėrkrahės i Aleksandrit, tė birit tė Kasandrit. Me kėtė rast Pirroja i shkėputi Maqedonisė mjaft krahina qė gjendeshin nė atė kohė nėn kontrollin e saj dhe pikėrisht Tymfenė e Paraunenė epirote tė pushtuara nga Filipi II, Amfilokinė, Akarnaninė dhe Ambrakinė, tė cilėn e bėri kryeqytet tė mbretėrisė sė tij.

Marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me Maqedoninė nuk vazhduan shumė dhe u prishėn nė vitin 294 p.e.sonė, kur Demetėr Poliorketi zhduku aleatin e tij Aleksandrin dhe mori nė duar frenat e Mbretėrisė Maqedone.

Nė kėtė situatė Pirroja duke mos qenė mė i sigurt nė kufijtė lindorė tė mbretėrisė sė tij, u vu nė opozitė tė hapur me sundimtarin e ri maqedon dhe aderoi nė aleancėn antimaqedone qė u krijua pak mė vonė nė Greqi.

Nė vitin 289 p.e.sonė, Demetri duke dashur tu imponohej kundėrshtarėve tė vet, pushtoi Etolinė dhe sulmoi Epirin, por Pirroja kundėrveproi menjėherė. Pasi theu maqedonėt nė Etoli, duke u shkaktuar atyre humbje shumė tė mėdha, i detyroi ata tė tėrhiqeshin dhe nga Epiri.

Kundėr Demetrit tė Maqedonisė filloi tė veprojė pak mė vonė koalicioni i sundimtarėve helenistikė: Ptolemeu i Egjiptit u nis me njė flotė tė madhe dhe ngriti kundėr tij qytetet e Greqisė, kurse Lysimaku, sundimtar i Trakisė dhe i njė pjese tė Azisė sė Vogėl, hyri nė Maqedoninė Veriore duke e shkretuar atė. Kjo gjendje vuri nė lėvizje edhe Pirron, i cili e sulmoi Maqedoninė nga jugu. Ky iu drejtua qytetit Edisa, dhe e pushtoi atė pa hasur nė ndonjė qėndresė tė madhe, meqė forcat mė tė rėndėsishme tė ushtrisė sė Demetrit ishin dislokuar nė veri kundėr Lysimakut.

Pirroja ndėrkaq pėrparonte pa ndonjė qėndresė nga ana e maqedonėve dhe arriti, madje, tė shpallej mbret i tyre. Por kjo gjendje nuk zgjati shumė, pasi qe detyruar ti ndante zotėrimet e tij nė Maqedoni me Lysimakun, i cili pretendonte se kishte dhėnė ndihmesė nė sukseset e Pirros duke mbėrthyer pėr njė kohė forca tė shumta tė Demetrit nė kufirin verior tė Maqedonisė. Kėto lėshime tė Pirros mėnjanuan konfliktin e mundshėm me Lysimakun, por nuk zhdukėn kontradiktat midis tyre.

Nė kėtė kohė, zotėrimet e shtetit epirot nė Ballkan arritėn zgjerimin e tyre mė tė madh. Pirroja sundonte tani jo vetėm mbi tėrė Epirin, por edhe mbi njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė dhe tė Thesalisė nė lindje, mbi krahinat greke nė jug tė Epirit, ku bėnin pjesė Ambrakia, Amfilokia e Akarnania. Nė veri zotėrimet e tij shtriheshin dhe mbi njė pjesė tė vogėl tė Ilirisė, si edhe mbi disa ishuj tė Jonit ku bėnte pjesė edhe Korkyra. Kjo hapėsirė territoriale, megjithatė, nuk pėrbėnte njė organizim tė qėndrueshėm politik rreth njė bėrthame tė fuqishme qendrore, as edhe njė komunitet territoresh dhe popullsish tė bashkuara me interesa tė pėrbashkėta, por njė konglomerat popujsh me zhvillim jo tė njėllojtė social, ekonomik dhe politik, tė nėnshtruar nga ushtria epirote nė krye tė sė cilės qėndronte si komandant Pirroja.

Kjo ishte arsyeja qė kėto zotėrime, nė rastin mė tė volitshėm, u shkėputėn nga varėsia e Epirit. Dhe ky rast u shfaq menjėherė pas shpartallimit tė Demetrit nė Azi. Lysimaku qė e ndiente tani veten tė lirė dhe kohėn tė pėrshtatshme pėr tė aneksuar tėrė Maqedoninė, u drejtua me forca tė mėdha kundėr Pirros dhe e detyroi atė tė hiqte dorė nga pushtimet nė Maqedoni dhe nė Thesali.

Ndėrkaq nė Italinė e Jugut u zhvilluan ngjarje, tė cilat nuk lanė pa tėrhequr vėmendjen e sundimtarit epirot, sidomos tani pas humbjes sė Maqedonisė. Qytetet greke tė Italisė sė Jugut, me tė cilat Epiri kishte vendosur me kohė lidhje tregtare, tė dobėsuara nga lufta e konkurrenca ndėrmjet tyre, nuk qenė nė gjendje tė zhduknin kontradiktat e ashpra qė karakterizonin marrėdhėniet midis tyre.

Kėtė gjendje e shfrytėzoi me sukses Roma, e cila ndėrhyri pėr t'i zgjidhur kėto kontradikta nė tė mirėn e vet. Por ky fakt ngjalli pakėnaqėsi tek Tarentinėt, qė hynė nė konflikt tė hapur me romakėt. Duke mos e pėrballuar epėrsinė e forcave romake, me tė cilėt u bashkuan si aleatė edhe lukanėt, mesapėt dhe tarentinėt kėrkuan ndihmėn e Pirros.

Shtetit epirot iu dha pėr tė dytėn herė mundėsia qė tė ndėrhynte aktivisht nė punėt e brendshme tė qyteteve tė Italisė sė Jugut. Qarqet sunduese tė Epirit e mirėpritėn kėtė ftesė, duke shpresuar se lufta nė Itali do t'u sillte pėrfitime tė mėdha. Pirroja iu pėrgjigj me kėnaqėsi kėsaj thirrjeje, duke menduar se kishte ardhur koha pėr tė bėrė hapin e rėndėsishėm nė formimin e njė perandorie tė madhe nė perėndim.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Z`dW

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė