Lindja e qyteteve Ilire dhe e jetės qytetare Ilire.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lindja e qyteteve Ilire dhe e jetės qytetare Ilire.

Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė gjatė epokės sė hekurit dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.sonė kishte pėrgatitur kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare.

Mbetje nga qytetet e lashta Ilire.
Mbetje nga qytetet e lashta Ilire.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 11:38

Siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazėn e vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė qendrave protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė zejtarisė, tė bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė intensifikimit tė marrėdhėnieve tė kėmbimit me botėn greke. Kjo dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės sė importuar korinthike e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e kolonive greke nė Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė marrėdhėnie tė ngushta me prapatokėn ilire.

Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me karakter ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e lidhur me shkėputjen e plotė tė zejtarisė nga bujqėsia, me krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit dhe me zbatimin e punės sė skllavit nė degėt e ekonomisė.

Njoftimet mė tė hershme pėr ekzistencėn e qyteteve nė Iliri i takojnė mesit tė shek. IV p.e.sonė. Historiani grek, Diodori, duke pėrshkruar fushatat e Filipit II kundėr ilirėve thotė se mbreti i Maqedonisė u lėshua mbi Ilirinė me njė ushtri tė fortė, plaēkiti vendin, nėnshtroi shumė qytete tė vogla dhe u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmėruar athinasit pėr rrezikun qė i kėrcėnonte nga mbreti maqedon, vė nė dukje gjithashtu se Filipi po fortifikonte qytete nė Iliri. Pak mė vonė historianėt grekė tė shek. II p.e.sonė Ariani e Rufi pėrmendin me emėr Polionin si qytet i Dasaretisė, kurse historiani i shek. IV p.e.sonė Theopompi pėrmend qytetin Oidanton. Mė nė fund nga tė dhėnat numizmatike tė fillimit tė shek. IV p.e.sonė mėsojmė emrin e njė qyteti tė rėndėsishėm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinėn e kėtyre qyteteve, qė janė tė pranishme nė mesin e shek. IV p.e.sonė, (njė rast vėrtetohet qysh nė fillim tė kėtij shekulli), duhet ta kėrkojmė pak mė parė, d.m.th. nė fundin e shek. V p.e.sonė.

Nuk dihet me saktėsi se ēparaqesin nė vetvete kėto qytete tė hershme ilire. Dėshmitė e autorėve antikė, pėrveē faktit qė kumtojnė ekzistencėn e tyre, janė tepėr tė varfra pėr tė ndihmuar qė tė rindėrtohet pamja reale e kėtyre qendrave urbane. Edhe nga pikėpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime tė tilla, nėpėrmjet tė cilave tė dallohet qartė qyteti i kėsaj kohe. Megjithatė, prej qyteteve antike, rrėnojat e tė cilave ruhen nė vendin tonė, mund tė pohohet se qyteti i mirėfilltė nė Iliri formohet kryesisht gjatė shek. IV p.e.sonė. Nė kėtė kohė kemi edhe dėshmitė e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.

Kėto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara tė epokės sė hekurit, ngrihen mbi kodra tė mbrojtura nga pikėpamja natyrore, por shtrihen me sipėrfaqe relativisht mė tė gjera, qė arrijnė deri nė 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janė ndėrtuar me njė teknikė mė tė pėrparuar me blloqe shumėkėndėshe, trapezoidale; ato janė mjaft tė fuqishme dhe me njė bukuri tė rrallė (Amantia, Klos, Ēuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit nė pėrgjithėsi ėshtė ende i thjeshtė; ai nuk njeh kullat, rolin e tė cilave e luajnė deri diku kthesat me kėnd tė drejtė, qė bėn muri herė mbas here pėr arsye qėndrueshmėrie; edhe portat nė kėtė sistem janė tė pakta e me njė mbrojtje mė tė dobėt.

Qytetet e mėdha zėnė njė pozitė qendrore nė krahinėn qė zotėrojnė dhe shtrihen nė njė hapėsirė prej 30-40 ha, siē ėshtė rasti i Bylisit, i Antigonesė, i Lisit etj., dhe janė tė mbrojtura me mure tė fuqishme.

Duke folur pėr qytetet e kėsaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, qė do tė thotė qytete tė vogla, me sa duket ende nė shkallėn fillestare tė zhvillimit tė tyre. Demosteni, nė shek. IV p.e.sonė pėrkundrazi, pėrdor termin poleis qė do tė thotė qytet. Ndryshimi qė vėrehet nė termat e pėrdorur prej kėtyre dy autorėve nuk duket tė jetė i rastit; ai shpreh me sa duket njė diferencim qė u bėhet kėtyre qendrave urbane ilire dhe qė lidhet me karakterin e tyre. Pak dritė mbi kėtė ēėshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si qytetin mė tė fortė midis qyteteve tė Dasaretisė. Duket se disa qytete kishin mundur tė ecnin pėrpara dhe tė dalloheshin prej tė tjerave. Interes tė veēantė paraqet nė kėtė drejtim Damastioni, i cili ėshtė dhe i pari qytet ilir qė pret monedha. Burimet tregojnė se ky qytet gjendej nė shpinė tė zonės bregdetare, diku midis kėsaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur pėr kėtė Straboni nė shekullin e parė shkruan kėshtu: Pas Epidamnit dhe Apolonisė gjer te malet Keraune ndodhen bylinėt, taulantėt, parthinėt dhe brygėt; aty afėr gjenden dhe minierat e argjendit nė Damastion, mbi tė cilat diestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelejtė, tė cilėt i quajnė dasaretė; afėr kėtyre vijnė lynkestėt... Mungesa e tė dhėnave mė tė sigurta ka penguar qė ky qytet tė lokalizohet me saktėsi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve tė monedhave tė tij, ai duhet kėrkuar nė krahinat e brendshme ilire, diku nė lindje tė Drinit tė Sipėrm.

Pasazhi i Strabonit ka njė rėndėsi tė veēantė dhe pėr njė fakt tjetėr. Ai tregon se Damastioni qe njė qytet qė lindi dhe u zhvillua nė njė zonė tė pasur me miniera, tė cilat, me sa duket pėrbėnin edhe bazėn ekonomike tė tij. Shfrytėzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisė sė pėrpunimit tė metaleve qenė degėt kryesore tė kėsaj ekonomie. Karakteri i saj bėhet i qartė edhe nga simbolet qė mbajnė monedhat e qytetit, tė cilat paraqesin midis tė tjerash ēekanin e minatorit dhe shufrat metalike.

Damastioni ėshtė, kėshtu, shembulli i njė qyteti zejtar tė pėrparuar tė kėsaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet nė burimet, jo vetėm si qyteti mė i fortė midis qyteteve tė Dasaretisė, por edhe si kryeqendėr apo qendėr rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundėsi qė qytetet e tjera mė tė vogla, ato qė Diodori i quan polisma, do tė kenė qenė qendra njėsish gjeografiko-ekonomike, ku do tė ketė mbisunduar ekonomia bujqėsore-blegtorale me ndonjė degė tė kufizuar tė zejtarisė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
kXFNb

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė