Zejtaria bujqėsia e blegtoria nė Iliri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Zejtaria bujqėsia e blegtoria nė Iliri

Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė ilire.

Monedhė e prodhuar nė periudhėn Ilire.
Monedhė e prodhuar nė periudhėn Ilire.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 11:43

Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė metaleve ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo nuk paraqitet si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i Damastionit. Nė shek. IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk vihet re ende ndonjė ndryshim cilėsor, fjala vjen nė punimin e veglave tė punės, tė armėve apo tė zbukurimeve, nė krahasim me shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet pėr njė veprimtari mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e minierave, ashtu edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit tė armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr nekropolet nė krahasim me zbukurimet. Megjithatė, nuk pati ndonjė pėrparim, nė fushėn e zejtarisė sė prodhimit qeramik, madje importi e dobėsoi pėr njė kohė kėtė degė tė zejtarisė ilire.

Ndėrkaq nė fushėn e ndėrtimeve ndodh njė revolucion i vėrtetė. Mjeshtrat e ndėrtimit shquhen nė shek. IV pėr aftėsitė e tyre arkitektonike e teknike dhe pėr njohuritė e thella nė fushėn e artit tė fortifikimeve, qė i zbatonin nė nivelin mė tė pėrparuar tė kohės, ashtu si nė shumė vise tė tjera tė botės mesdhetare. Muret rrethuese tė qyteteve tė ndėrtuara nė stilin poligonal janė dėshmia mė e qartė e arritjeve nė kėtė fushė.

Tė dhėnat pėr bujqėsinė dhe blegtorinė e ilirėve pėr shek. IV janė tė varfra. Autorėt bashkėkohės, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bėjnė tjetėr veēse pėrsėrisin Hekateun, pėr shkak tė njohjes ende tė pamjaftueshme tė Ilirisė; megjithatė Iliria pėr autorėt grekė ishte vendi i njė bujqėsie e blegtorie tė zhvilluar, tokat pjellore tė sė cilės shfrytėzoheshin vende-vende nė mėnyrė intensive dhe qė krahas kulturave bujqėsore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), nė kullotat e pasura rritnin bagėti tė mira tė racės.

Tė dhėnat arkeologjike i vėrtetojnė kėto njoftime. Parmenda e paraqitur nė buzėt e njė pitosi gjetur nė fushėn e Korēės, si dhe figurat simbolike tė paraqitura nė monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, apo nė monumentet varrimore tė kohės, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollėkut, simbol i pjellorisė dhe i begatisė, u bėjnė jehonė pasurive tė tokės ilire dhe zhvillimit qė kishin marrė bujqėsia e blegtoria ilire nė kėtė kohė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
WMgdd

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė