Mbretėria e dytė Ilire. Dinastia e Glaukisė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mbretėria e dytė Ilire. Dinastia e Glaukisė.

Shumė shpejt pasi pajtoi fqinjėt veriorė dhe Greqinė, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lėnė tė qetė shtetin ilir. Fqinjėsia me Maqedoninė nuk pėrbėnte mė atė rrezik serioz dhe ilirėt u munduan ta shfrytėzonin gjendjen e krijuar pėr rimėkėmbjen e shtetit tė tyre.

Mbretėria e dytė Ilire. Dinastia e Glaukisė.
Mbretėria e dytė Ilire. Dinastia e Glaukisė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 12:36

Rimėkėmbja e shtetit ilir

Rufi njofton pėr trazira tė reja nė Iliri, por duket se ato nuk patėn sukses, sepse nė vitin 323 p.e.sonė, kur u bė ndarja e perandorisė sė Aleksandrit, njė pjesė e ilirėve ishte ende nėn sundimin e Antipatrit, qė u bė mbret i Maqedonisė, i Greqisė, i Ilirisė, i Epirit dhe i popullsive tė tjera tė pushtuara nė Ballkan.

Gjendja e turbullt qė u krijua nė perandori pas vdekjes sė Aleksandrit dhe shthurjes sė perandorisė sė tij krijoi kushte mė tė pėrshtatshme pėr ēlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtė e Maqedonisė, Glaukia, mbret i taulantėve, arriti ti ēlirojė kėto toka dhe ti bashkojė me mbretėrinė e tij. Duket se pas kėsaj ai mori edhe titullin mbret i ilirėve nė vend tė titullit tė mėparshėm mbret i taulantėve.

Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimėkėmbi shtetin ilir, Glaukia u pėrpoq tė dobėsonte ndikimin maqedon nė Epir. Pėr kėtė qėllim ai u afrua me mbretin e molosėve, Ajakidin dhe u martua me Berojėn, njė bijė nga dera mbretėrore molose. Nė kėtė politikė ai u ndesh me tė birin e Antipatrit, Kasandrin, qė pas shumė pėrpjekjesh ishte vendosur nė krye tė Maqedonisė. Nė vitin 317 p.e.sonė, Kasandri rrėzoi nga froni molos aleatin e Glaukisė, Ajakidin, i cili kishte ndėrhyrė nė grindjet e brendshme pėr fronin maqedon, duke marrė anėn e Olimbisė, nėnės sė Aleksandrit. Nė kėtė kohė Glaukia mori nėn mbrojtje dhe mbajti nė pallatin e tij birin e mbretit tė rrėzuar, Pirron dyvjeēar. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė Kasandrit, Glaukia nuk e dorėzoi Pirron; ai nuk e bėri kėtė as kur mbreti maqedon i premtoi si shpėrblim shumėn e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kėrcėnoi me luftė.

Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninė

Tre vjet mbas kėsaj ngjarjeje, nė vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninė, pastaj Dyrrahun dhe u fut nė Iliri. Nė kėtė luftė Glaukia u mund dhe Kasandri u bė zot i dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut. Trazirat politike e detyruan tė kthehej nė Greqi pasi la kėtu garnizone tė fuqishme. Njė vit mė vonė, mė 313 p.e.sonė, Glaukia rrethoi Apoloninė, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndėrmjetėsinė e spartanėve ai pranoi tė heqė rrethimin dhe tė pėrfundojė njė traktat paqeje me apoloniatėt. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qė bėhej fjalė pėr vendosjen e ndonjė forcė maqedone nė qytet; por ngjarjet e mėpastajme, tė vitit 312 p.e.sonė, tregojnė se tė dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Nė kėtė vit apoloniatėt dhe dyrrahasit ngritėn krye dhe i dėbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Njė rol tė veēantė u atribuon Diodori nė kėtė ngjarje korkyrasve, tė cilėt kishin ardhur pėr ndihmė. Sipas tij ata ēliruan Apoloninė dhe Dyrrahun ia dorėzuan Glaukisė, mbretit tė ilirėve. Burimet nuk japin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr ēėshtjet se pėrse korkyrasit ua dorėzuan Dyrrahun ilirėve, cili ishte roli i ilirėve nė kėtė ngjarje, cilat kishin qenė raportet e tyre me Dyrrahun dhe ēraporte u vendosėn me Apoloninė. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se korkyrasit nė kėtė rast vepruan si aleatė jo vetėm tė apoloniatėve dhe tė dyrrahasve, por edhe tė ilirėve. Dalja e Maqedonisė nė brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikė e politikė si tė shtetit ilir, ashtu edhe tė Dyrrahut, Apolonisė e tė Korkyrės, prandaj ato u bashkuan kundėr rrezikut maqedon. Dy qytetet e mėdha ishin, siē duket, pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė vjetra me shtetin ilir dhe nuk dėshironin ti nėnshtroheshin me dhunė mbretit tė Maqedonisė. Dyrrahu duket se kishte qenė para kėsaj nė duart e ilirėve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundėrshtimi qė i bėnė apoloniatėt Glaukisė mė 313 p.e.sonė tregon pėr njė mbizotėrim tė pėrkohshėm nė kėtė qytet tė njė grupi promaqedon, i cili mė vonė u pėrmbys nga kryengritja e qytetarėve qė dėbuan forcat e Kasandrit.

Mbreti maqedon u shpejtua tė vijė me forcat e tij pėrsėri para mureve tė Apolonisė pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme. Diodori pohon se apoloniatėt ishin lidhur me ilirėt. Megjithatė, nuk dihet nėse ishte kjo njė aleancė e thjeshtė ushtarake apo diēka mė tepėr, por duhet nėnkuptuar se ilirėve u ishte caktuar njė rol i dorės sė parė qėkurse forcat qė mbronin qytetin ishin mė tė mėdha se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua tė largohej, pasi kishte humbur njė pjesė tė mirė tė ushtrisė. Pėrpjekjet e tij pėr tu ngulur nė Ilirinė bregdetare dėshtuan dhe pas kėsaj ai nuk provoi mė tė kthehej nė kėto anė.

Luftėrat me Kasandrin tregojnė se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumė saqė ai mundi tė matej me sukses me Maqedoninė pėr zotėrimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mėdha tė kėtij bregdeti prej kohėsh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; tė paktėn mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por qė nga viti 312 p.e.sonė edhe ndikimi mbi Apoloninė nuk duhet tė ketė qenė mė i vogėl, megjithėse pozita juridike e kėtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund tė ketė qenė pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut. Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit tė pozitės sė tij nė Dyrrah e nė Apoloni, Glaukia u mor me pėrgatitjen e ekspeditės qė do tė vinte Pirron nė fronin molos. Nuk ishte zemėrgjerėsia ndaj tij, as lidhjet qė kishte me tė nėpėrmjet sė shoqes, Berojės, bijė nga dera molose, ato qė e shtynė Glaukinė nė kėtė ndėrmarrje tė guximshme. Epiri nė kėtė kohė ishte pika mė nevralgjike e kontaktit dhe hallka mė e rėndėsishme nė kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkėpuste kėtė vend nga ndikimi maqedon dhe ti rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 309 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe, ai hyri nė Epir dhe pasi mposhti kundėrshtimin e grupit promaqedon qė pėrfaqėsohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri nė krye tė shtetit molos 12-vjeēarin Pirro. Me kėtė akt konflikti me Maqedoninė u zgjidh nė favor tė ilirėve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisė pėr rimėkėmbjen e forcimin e pozitave tė shtetit ilir u kurorėzua me sukses.

Gjatė sundimit tė Glaukisė, shteti ilir jetoi ditė lavdie; ai u bė njė shtet i fuqishėm, duke pėrfshirė nė gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcė serioze qė iu kundėrvu Maqedonisė nė kėtė pjesė tė Ballkanit, dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm qė ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė ngjarjet politike tė kohės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
"g548

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.