Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut nė Ilirinė Antike.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut nė Ilirinė Antike.

Nė fushėn e prodhimit kjo periudhė shėnon pėrparime tė dukshme. Punishte tė shumta metalesh funksiononin nė ēdo qytet.

Monedhė e Ilirisė Antike.
Monedhė e Ilirisė Antike.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 15/07/2017 22:18

Mbeturinat e farkave, zgjyrat, tė cilat janė ndėr gjetjet e zakonshme nė trojet e kėtyre qyteteve, dėshmojnė qartė pėr kėtė. Pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut, veēanėrisht ato tė bakrit dhe tė hekurit u siguronin atyre lėndė tė parė tė bollshme. Nė kėto punishte farkėtoheshin veglat e punės, armėt dhe punoheshin stolitė e enėt metalike qė u nevojiteshin qytetarėve dhe banorėve tė rretheve nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjetja me shumicė e kėtyre sendeve nė qytetet dhe nė varrezat e kėsaj kohe dėshmon pėr karakterin intensiv tė prodhimit zejtar dhe pėr konsumin e gjerė tė kėtyre mallrave.

Nė qytete kishte edhe punishte zejesh tė tjera si ato pėr regjjen e lėkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj. Njė nga zejet mė tė rėndėsishme ishte ajo e gurgdhendėsve, tė cilėt angazhoheshin nė ndėrtimet monumentale tė qytetit, si nė ndėrtimin e mureve rrethuese tė qytetit, nė godinat shoqėrore, nė ngritjen e varreve monumentale etj. Veprimtaria e grupeve tė specializuara tė gurgdhendėsve provohet nga guroret e zbuluara nė Selcė tė Poshtme, Bylis, Amantia, nė shkallėt e Konispolit etj. Zhvillim tė dukshėm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike.

Enėt prej balte qė dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin tė punuara kryesisht me ēarkun e poēarit, kurse sasia e atyre tė punuara me dorė ėshtė tepėr e kufizuar. Kalimi nė teknikėn e re tė prodhimit tė enėve u shoqėrua me largimin nga format tradicionale dhe me pėrshtatjen nė shkallė tė gjerė tė formave greke. Nuk mungojnė edhe pėrpjekjet pėr tė zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato ēojnė nė ndėrthurje eklektike qė nuk gjejnė pėrhapje tė gjerė, me sa duket pėr shkak se nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė tregut dhe shijeve tė kohės. Prodhimi i enėve me forma greke merr pėrhapje tė gjerė.

Kėshtu nga furrat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire dalin tani enė tė llojeve tė ndryshme, duke filluar prej atyre tė mėdha, si pitosa e amfora e deri tek enėt e pėrdorimit tė gjerė apo tė luksit tė lyera me vernik tė zi apo tė pikturuara. Njė vend me rėndėsi nė kėtė kohė zė edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, qė pėrdoreshin nė ndėrtimin e banesave dhe tė godinave shoqėrore. Sot njihen pothuajse pėr ēdo qytet punishte qeramike tė tilla qė ishin pronė private e qytetarėve ilirė. Sipas vulave qė kanė enėt apo tjegullat del se njė punishte nė Lis ishte pronė e njė farė Ortai; nė Irmaj pronarėt e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; njė vulė me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon njė punishteje nė Irmaj.

Njė Plator vulos buzėn e njė pitosi tė gjetur nė Tren tė Korēės, kurse njė Epikad te njė enė tjetėr e kėtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i njė punishteje qeramike nė Selcė tė Poshtme (Polion) quhej Gent , nė Bylis (Klos) njė punishte e tillė i takonte Balaneut , kurse nė Dimal kemi pronarėt Epikad dhe Olnio. Nė qytete tė tjera, si nė Zgėrdhesh e Margėlliē vulat e pronarėve janė tė shėnuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas kėtyre, nėpėr kėto qendra ka edhe vula qė mbajnė emra grekė e maqedonė. Prania e kėtyre emrave nė vulat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire nuk ėshtė domosdo e lidhur me qytetarė tė origjinės greke apo maqedone nė kėto qendra. Nė periudha tė caktuara dhe aty ku pati vend njė pushtim i qėndrueshėm maqedon, kjo gjė padyshim edhe mund tė ketė ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime tė karakterit kulturor, si pasojė e tė cilave kėta emra u pėrhapėn dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dėshmi tė gjalla tė kėsaj dukurie vihen re nė mbishkrimet varrimore tė Apolonisė e tė Dyrrahut ku emri i parė ėshtė grek, kurse i dyti, ai i atit, ėshtė ilir ose anasjelltas. Nė Apoloni kemi emra tė tillė, si Nikanori i Gentit, ose nė Dyrrah Anaia e Glaukisė, Epiktesi i Tritos, Teutaia e Aristionit, Euklidi i Tritos, Teutaia e Aleksenit, Brygu i Afrodisit etj.

Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit mė tė dendur tė mallrave dhe zgjerimit tė tregtisė. Prodhimet e zejtarisė sė qyteteve ilire mbulojnė tani rrethin e tyre tė ngushtė dhe lėvizin nė drejtimet mė tė ndryshme pėr tė ushqyer reciprokisht tregjet e njėri-tjetrit; jo rrallė ato shtrihen nė krahina tė brendshme. Nė qoftė se deri nė fund tė shek. IV popullsia e kėtyre krahinave tė largėta kėnaqej me prodhimet e qeramikės lokale tė punuar me dorė ndėrsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepėr tė rralla, mė vonė prodhimet e qeramikės qytetare ilire depėrtojnė gjerėsisht nė kėto anė dhe hyjnė nė konsumin e pėrditshėm tė popullsisė. Zonat e thella tė dasaretėve dhe tė fiseve tė tjera mė tė vogla qė banonin nė krahinat malore tė rrjedhjeve tė sipėrme tė Shkumbinit, tė Devollit dhe tė Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, tė cilat ishin mė tė dendura dhe mė tė zhvilluara.

Marrėdhėniet e botės ilire me Dyrrahun e Apoloninė bėhen mė intensive. Megjithėse kėto nuk janė mė qendrat e vetme qė furnizojnė tregun ilir, prapėseprapė vazhdojnė tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Midis tyre duket se ka njė ndarje tė qartė tė zonave tė tregtimit: ndėrsa Dyrrahu shtrin veprimtarinė e vet kryesisht mbi krahinat nė veri tė Shkumbinit, nė orbitėn e Apolonisė hyjnė ato nė jug tė kėtij lumi. Pėrmes kėtyre dy qendrave pėrhapen gjerėsisht nė Iliri edhe prodhimet e qyteteve tė Apulisė. Mallrat e qendrave greke qė gjenden krahas tyre janė pėrkundrazi mė tė rralla, kurse ato maqedone dhe tė Epirit ndeshen kryesisht nė zonat kufitare.

Rrugėt kryesore nėpėr tė cilat lėviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me botėn ilire ishin luginat e lumenjve; ndėr to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosės formonin arteriet mė tė rėndėsishme. Rrugė tė tjera tė shumta, tė dorės sė dytė, pėrshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve pėr tė lidhur njėrėn krahinė me tjetrėn. Sado tė vėshtira qė ishin kėto rrugė, asnjė krahinė e Ilirisė Jugore nuk mbeti nė kėtė kohė e izoluar dhe jashtė ndikimit tė marrėdhėnieve tregtare me qytetet. Mė e rėndėsishmja ėshtė se nė tregun e brendshėm mbizotėronin prodhimet lokale, tė cilat konkurronin si me prodhimet qė vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato tė importit dhe qė ishin kryesisht sende luksi.

Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe tė presin gjatė gjysmės sė parė tė shek. III monedhat e tyre prej bronzi nė emėr tė bashkėsive qytetare pėrkatėse.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
e5/OR

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.