Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė.

Shqetėsimet nė Greqi qenė tė mėdha, por mė tė mėdha ishin ato nė Romė.

Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn.  Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė.
Ngjarjet nė prag tė luftės me Romėn. Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/08/2017 16:06

Reagimi romak ėshtė transmetuar nė dy versione. Versioni i parė i pėrket Polibit. Sipas tij, nė kėtė kohė senati dėrgoi te mbretėresha ilire dy delegatė pėr tu ankuar kundėr sulmeve tė piratėve ilirė, tė cilėt prej kohėsh u binin nė qafė tregtarėve italikė, por qė e kishin tepruar sidomos gjatė fushatės kundėr Foinikes. Bisedimet pėrfunduan nė grindje dhe fyerje, qė ēuan nė vrasjen, me urdhrin e Teutės, tė njėrit prej delegatėve, gjatė rrugės duke u kthyer. Bisedimet janė dhėnė me hollėsi megjithatė vėrtetėsia e tyre ėshtė e dyshimtė. Teutės, i ėshtė veshur njė qėndrim mendjelehtė prej gruaje, qė me tė drejtė ėshtė konsideruar si njė formulim tipik i huajtur nga historiografia helenistike e llojit sensacional.

Versioni i dytė, ai i Apianit, ndryshon shumė prej atij tė Polibit. Sipas tij Agroni kishte pushtuar disa vise tė Epirit dhe Korkyrėn, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe kishte vendosur garnizone nė to. Por meqė zuri tė sulmojė me flotėn e tij edhe vise tė tjera, ishulli Isa kėrkoi ndihmėn e romakėve. Kėta atėherė dėrguan delegatė sė bashku me isejtė, por delegatėve u dolėn nė det anijet ilire dhe vranė pėrfaqėsuesin e Isės dhe njė romak. Pra nė versionin e dytė motivi nuk ėshtė aspak pirateria, por mbrojtja e Isės dhe e qyteteve tė tjera tė bregdetit; delegatėt vriten, por pa arritur tė zhvillojnė bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak nė gojė.

Sidoqoftė nė tė dy rastet, sipas kėtyre burimeve, Romės i bėhej njė fyerje dhe shkelej e drejta njerėzore. Ky ishte motivacioni me tė cilin do tė nxitej opinioni publik dhe do tė justifikoheshin veprimet e mėtejshme tė Republikės, njė motivacion banal, tė cilin politika romake do ta pėrsėriste tė paktėn edhe njė herė tjetėr mė vonė kundėr ilirėve dalmatė. Por kėtė herė prej gojės sė Polibit mėsojmė, pėr ēudi, se romakėt u shpallėn luftė dalmatėve pėr ti nėnshtruar, por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnin kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve kundrejt pėrfaqėsuesve tė tyre.

Roma filloi tė pėrgatitej haptazi pėr luftė. Edhe mbretėresha ilire nga ana e saj nuk vonoi tė marrė masa mbrojtėse. Mė parė ajo u kujdes pėr forcimin e rendit tė brendshėm dhe qetėsoi fiset qė qenė shkėputur pas sulmit dardan. Por vėmendjen kryesore Teuta ia kushtoi sigurimit tė bregdetit. Ajo e dinte se nė gjendjen e krijuar njė pozitė me rėndėsi zinin Isa nė veri, Korkyra nė jug dhe dy qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu e Apolonia. Ishte e qartė se kėto ishin pikat mė delikate qė do tė synonte armiku dhe zotėrimi i tyre do tė luante njė rol tė dorės sė parė pėr fatin e luftės. Prandaj mbretėresha shpejtoi tė vėrė dorė mbi to. Isa u sulmua e para, por meqenėse nuk u dorėzua, ilirėt vendosėn bllokadėn e saj. Pak mė vonė, nė pranverė tė vitit 229, njė ekspeditė e madhe u vu, njėkohėsisht nė lėvizje, kundėr Epidamnit dhe Korkyrės. Ndėrsa shumica e flotės vazhdoi lundrimin drejt jugut, njė pjesė e saj u ndal nė Epidamn. Orvatja pėr pushtimin e qytetit dėshtoi. Atėherė ilirėt u tėrhoqėn nė anijet e tyre dhe pasi dolėn nė det tė hapur, u bashkuan pėrsėri me forca tė tjera pėr tė vazhduar lundrimin drejt Korkyrės. Sapo mbėrritėn kėtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuan qytetin.

Korkyrasit e rrethuar kėrkuan ndihmėn e etolėve dhe tė aheasve. Nė tė njėjtėn kohė erdhėn pėr tė kėrkuar ndihmė tek ata edhe delegatė nga Epidamni dhe Apolonia. Kėrkesa u mor parasysh. Flota ahease prej 10 anijesh tė mėdha lufte nxitoi drejt Korkyrės. Ilirėt, si morėn dhe 7 anijet qė u kishin dėrguar akarnanėt, sipas marrėveshjes, u dolėn ahejve pėrpara. Ndeshja u zhvillua afėr ishullit Paksos. Flota ahease u shpartallua. Katėr anije u kapėn dhe njė e pestė u fundos, tė tjerat u detyruan tė sprapsen me shpejtėsi pėr ti shpėtuar fatit tė tė parave. Lembet e lehta e tė shpejta ilire vendosėn fatin e kėsaj beteje. Tė pėrdorura me guxim e shkathtėsi nga detarėt ilirė, ata triumfuan mbi anijet e rėnda katėr e pesėrremėshe greke. Pas kėsaj Korkyra iu dorėzua ilirėve. Si morėn nė dorėzim qytetin, ilirėt lanė kėtu njė garnizon nėn komandėn e Demetėr Farit, kurse forcat kryesore u kthyen dhe bllokuan pėrsėri Dyrrahun.

E tillė ishte gjendja kur forcat e paftuara romake u nisėn kundėr Ilirisė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
aRC!@

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.