Biokimia. Historia e Biokimisė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Biokimia. Historia e Biokimisė.

Biokimia pėrpiqet tė shpjegojė sesi karakteristikat e shkėlqyera tė organizmave vijnė nga mijėra e mijėra biomolekula tė ndryshme.

Biokimia ose kimia e jetės ėshtė studimi i proceseve kimike dhe shndėrrimeve qė ndodhin tek organizmat e gjalla.
Biokimia ose kimia e jetės ėshtė studimi i proceseve kimike dhe shndėrrimeve qė ndodhin tek organizmat e gjalla.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 03/06/2017 20:25

Biokimia ose kimia e jetės ėshtė studimi i proceseve kimike dhe shndėrrimeve qė ndodhin tek organizmat e gjalla.

Ajo merret me studimin e pėrbėrėsve qelizorė, si p.sh. proteinat, karbohidratet, yndyrėrat, acidet nukleike, dhe molekulave tjera kimike.

Biokimia synon tu pėrgjigjet shumė pyetjeve duke pėrdorur metoda tė zhvilluara nga kimia sintetike.

Historia e Biokimisė

Rreth 15 miliardė vite mė parė lindi universi, me erupsione tė paimagjinueshme nxehtėsie dhe thėrmijash subatomike tė pasura me energji. Nė pak sekonda u formuan elementė mė tė thjeshtė (hidrogjen dhe helium). Pak nga pak, ndėrsa universi zgjerohej dhe ftohej, materialet kondensoheshin nėn influencėn e e gravitetit duke krijuar yjet. Disa prej kėtyre u zmadhuan dhe shpėrthyen si supernova, duke lėshuar energjinė e nevojshme pėr tė kondensuar bėrthamat e elementėve tė thjeshtė nė elementė kompleksė.

Nė miliarda vite u formuan Toka dhe elementet kimikė tė pranishėm nė ditėt e sotme. Rreth katėr miliardė vite mė parė u shfaq jeta: mikroorganizma tė vegjel me aftėsinė (kapacitetin) pėr tė nxjerrė energji nga pėrbėrjet organike ose nga drita e diellit; kjo energji u pėrdor mė pas pėr tė prodhuar njė seri biomolekulash mė komplekse, duke filluar nga elementė tė thjeshtė e pėrbėrje tė pranishme nė sipėrfaqen tokėsore.

Biokimia pėrpiqet tė shpjegojė sesi karakteristikat e shkėlqyera tė organizmave vijnė nga mijėra e mijėra biomolekula tė ndryshme. Kėto molekula, njė herė qė izolohen dhe ekzaminohen veēas, pėrshtaten ndaj tė gjitha ligjeve fizike dhe kimike, qė rregullojnė sjelljen e materies jo tė animuar (tė pa jetė); pra, tė gjitha proceset qė zhvillohen nė organizmat e gjallė.

Studimi i biokimisė tregon se si tė gjitha molekulat, nė vetvete tė pajeta, qė pėrbėjnė organizmat e gjalla, ndėrveprojnė ndėrmjet tyre pėr tė ruajtur dhe pėrmirėsuar jetėn duke pėrdorur vetėm ato ligje fizike dhe kimike qė qeverisin, drejtojnė, rregullojnė univesin e pajetė.

Organizmat e gjalla zotėrojnė atribute tė shkėlqyera, pra veti qė i dallojnė nga llojet e tjera tė materies.

1. Njė shkallė e lartė kompleksiteti kimik dhe organizativ nė nivel mikroskopik.

2. Sisteme tė afta pėr tė pėrftuar, transformuar dhe pėrdorur energji nga ambienti.

3. Funksione specifike pėr ēdo komponent qelizor dhe ndėrveprimet e tyre tė kontrolluara.

4. Mekanizma pėr tė perceptuar dhe pėr tu pėrgjigjur ndaj variacioneve tė ambientit rrethues.

5. Aftėsi pėr tu riprodhuar dhe pėr tu autorganizuar.

6. Aftėsi pėr tė ndryshuar gjatė kohės (nė kohė) nėpėrmjet njė evolucioni gradual.

Biokimia pėrshkruan, nė terma molekulare, strukturat, mekanizmat dhe proceset kimike tė pėrbashkėta pėr tė gjitha organizmat, sė bashku me njė sėrė principesh organizative, tė vlefshme pėr tė gjitha format e jetės, qė marrin emrin logjika molekulare e jetės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
*GM!e

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.