Letėrsia nė Shqipėri pas Pavarėsisė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Letėrsia nė Shqipėri pas Pavarėsisė.

Me ēlirimin e Shqipėrisė dhe krijimin e shtetit shqiptar, letėrsia do tė hynte nė njė periudhė tė re zhvillimi.

Letėrsia nė Shqipėri pas Pavarėsisė.
Letėrsia nė Shqipėri pas Pavarėsisė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/06/2017 19:54

Me ēlirimin e Shqipėrisė dhe krijimin e shtetit shqiptar, letėrsia do tė hynte nė njė periudhė tė re zhvillimi (1912-1939). Traditat e shquara nė lėmin e poezisė do tė lėvronin mė tej nėpėrmjet krijimtarisė sė pasur tė poetit tė shquar Gjergj Fishta dhe tė poetėve tė tjerė si Ndre Mjeda, Fan Noli, Lasgush Poradeci, Ali Asllani, Vinēens Prenushi etj.

Letėrsia do tė shėnonte njė etapė tė re me lindjen e romanit shqiptar nė dekadėn e dytė tė kėtij shekulli me romanet e Ndoc Nikajt, Foqion Postolit, Fatos Arapit dhe mė pas me ato tė Haki Stėrmillit e Sterja Spasses.

Nga ana tjetėr, nė lėmin e prozės do tė ndjehet njė ngritje e nivelit tė tregimit, e cila do tė kualifikohet artistikisht nga Mitrush Kuteli dhe Ernest Koliqi.

Gjatė periudhės sė Pavarėsisė, tema patriotike nuk do tė jetė mė nė qendėr tė letėrsisė. Problemet e mprehta shoqėrore do tė trajtohen nga brezi i letrarėve realistė, ku pėrmendim poetin dhe prozatorin e talentuar Migjeni, i cili la gjurmė tė thella dhe ndikoi nė rrjedhat e letėrsisė moderne shqiptare.

Nė kėtė drejtim mund tė pėrmendim letrarėt e rinj si Petro Marko, Nonda Bulka, Dhimitėr Shuteriqi, Gaspėr Pali, Aleks Ēaēi etj. Nė vitet e ēlirimit kombėtar e shoqėror do tė zhvillohet letėrsia shqipe me tipare tė reja, si njė letėrsi realiste. Edhe pse nė kushtet e njė shteti monist, letėrsia shqipe gjatė afro pesė dekadave (1944-1990) njohu pjekurinė e saj, u konsolidua dhe u afirmua si njė letėrsi me vlera tė nivelit evropian.

Njė moment i rėndėsishėm nė letėrsinė shqiptare nė kėto vite janė nė fushėn e romanit, ku mund tė pėrmendim Dritėro Agolli, Jakov Xoxa, Sterja Spasse, Fatmir Gjata etj.

Pėrfaqėsues i shquar i rrymės demokratike ėshtė Fan Noli, figurė politike por edhe poet, publicist e pėrkthyes. Lirik i njohur i kohės ėshtė Lasgush Poradeci. Nga ana tjetėr njė figurė qendrore e letėrsisė dhe e publicistikės ishte At Gjergj Fishta. Ndėr prozatorėt janė romancierėt Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stėrmilli.

Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes sė masave mė tė varfėr dhe me theks tė fortė tė revoltės shoqėrore e shėnojnė veprat poetike dhe prozaike tė Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndėrkohė ishte njė kritik letrar me veprimtari shumė tė zgjeruar publicistike qė ndikoi jo pak nė kėtė letėrsi....


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
AF=Y=

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė