Perspekti - Kėsulėkuqja.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėsulėkuqja.

Argėtoni fėmijėt tuaj me kėtė pėrrallė tė mrekullueshme.

Kėsulėkuqja.
Kėsulėkuqja.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/08/2017 11:52, Ndryshuar: 29/08/2017 22:54

Nė njė fshat gazmor tė vendosur buzė njė pylli, jetonte njė vogėlushe e hirshme me nėnėn e saj. Ishte shumė e bukur. Kishte njė fytyrė tė trėndafiltė porsi njė mollė, sy tė kaltėr si qielli i pranverės dhe flokė kaēurrela e tė verdhė si gruri i pjekur.

Pėrtej pyllit banonte gjyshja e saj, njė plakė simpatike, qė e donte shumė tė mbesėn, sė cilės, kur mbushi shtatė vjeē, i kishte dhuruar njė mantel fort tė bukur me njė kapuē tė kuq. Sa herė qė dilte nga shtėpia, vogėlushes i pėlqente ta vishte atė, prandaj gjithė banorėt e fshatit ia ngjitėn emrin Kėsulkuqja.

Sapo mbaronte punėt e shtėpisė, vajza vraponte nė pyll, ku jetonin kafshė tė vockėla, me tė cilat kishte miqėsi.

Ēdo mėngjes herėt ajo i merrte me radhė pėr tė parė nėse kishin ushqim tė mjaftueshėm, nėse putra e ketrushit ishte shėruar dhe nėse lepurushėt kishin pushuar sė bezdisuri iriqin plak.

Nė njė mėngjes pranvere, njė lepurush i bardhė arriti duke gulquar te shtėpiza e Kėsulėkuqes dhe i tha:

- Mė dėrgoi gjyshja e jote. Ka zėnė krevatin, ka kollė dhe i janė mbaruar ushqimet. Duhet tė nxitosh pėr tek ajo!

Nėna pėrgatiti me kujdes njė shportė tė vogėl plot me gjėra tė mira, nė tė cilėn vuri edhe njė shurup pėr kollėn. Kurse vogėlushja veshi mantelin e saj me kapuē tė kuq.

- Tė lutem, - i tha nėna, - ēoja tė gjitha kėto gjyshes dhe mos u ndalo rrugės sepse nuk do tė dėshiroja qė tė takohesh me njerėz tė kėqinj.

Vogėlushja u nis pėr rrugė e shoqėruar nga miku i saj i vogėl.

Kaluan pak ēaste dhe ajo nuk ishte mė vetėm. Njė drenush i vogėl doli shpejt nga pylli dhe eci pėrkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi tė mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kėrcime tė vogla. Shoqėrinė e vogėlushes e plotėsuan edhe zogjtė, qė njėri pas tjetrit uleshin mbi shportėn e Kėsulėkuqes, duke ēukitur ndonjė thėrrimė nga ėmbėlsira, qė nėna kishte bėrė pėr gjyshen.

Pas njė ore rrugė Kėsulėkuqja u tha;

- Tani kthehuni nėpėr shtėpitė tuaja pa bėrė naze, sepse nėnat mund tė jenė shqetėsuar.

Qejfprishur e disi buzėvarur kafshėt e vogla morėn rrugėn e kthimit por mė parė e kėshilluan;

- Ki kujdes Kėsulėkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrėmja del nėpėr pyll dhe, po takoi fėmijė, i ha pėrnjėherė. Ec shpejt e mos u ndalo!

- Mos keni merak!...Do tė kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi tė ecte vetėm e me hap tė shpejtė.

Por nė pyll kishte shumė luleshtrydhe tė vogla e tė kuqe me aromė tė mirė dhe Kėsulėkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pėlqejnė edhe gjyshes! tani do tė mbledh ca shpejt e shpejt e do t'ia ēoj...kam pėr tė humbur vetėm gjysėm minute." Por, luleshtrydhe nė kėtė anė e kėput njė nė anėn tjetėr, kaloi kohė dhe vogėlushja s'po kujtohej.

Papritur dėgjoi njė kėrkėllimė tė lehtė qė vinte nga njė grumbull shkurresh. Ngriti kokėn, shikoi andej dhe pa dy sy tė mėdhenj.

Kėsulėkuqja u rrėnqeth dhe filloi tė dridhej edhe mė shumė kur e kuptoi se ata sy tė kėqinj ishin sytė e ujkut!

Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u pėrpjekur ta hollonte e ta ėmbėlsonte zėrin, i tha;

- Ku po shkon nė kėtė orė, vogėlushe e bukur?

- Po shkoj te gjyshja ime e sėmurė pėr t'i ēuar mjaltė, njė ėmbėlsirė dhe gjithė ato luleshtrydhe. - u pėrgjigj Kėsulėkuqja.

- E ku banon gjyshja jote? - pyeti pėrsėri ujku.

- Pėrtej pyellit. - tha vajza e padjallėzuar.

Ujku dinak i uroi shėrim tė shpejtė pėr gjyshen dhe, pasi e pėrshėndeti Kėsulėkuqen, me katėr kėrcime tė shpejta u zhduk nėpėr gjethnajėn e pyllit. E habitur vogėlushja mori rrugėn pėrsėri, ndėrkohė qė ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur nė afėrsi tė shtėpisė sė gjyshes.

Qė tė mund tė hynte brenda pa e njohur kush, ujku mblodhi njė tufė tė madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresėn se do tė dukej si Kėsulėkuqja dhe se do tė bėnte ēmos qė gjyshja ta kuptonte sa mė vonė tė ish e mundur se kishte pėrballė saj ujkun. Iu afrua shtėpisė me hapa hajduti dhe trokiti tri herė nė portė.

- Kush ėshtė? - pyeti nga brenda njė zė i hollė.

Ujku plak u pėrpoq t'i pėrgjigjej me njė zė si fėmijė:

- Jam Kėsulėkuqja. Kam ardhur tė tė sjell ca ushqim dhe ilaēet.

- Tėrhiqe spangon e shulit dhe dera do tė hapet. - u pėrgjigj gjyshja. Ujku i prapė kėtė priste dhe hyri.

- Afrohu, vogėlushe! Hajde e mė jep njė tė puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun qė po i kanosej.

Ujku nuk priti ta lusnin mė. Ai bėri njė goxha kėrcim dhe e kullufiti menjėherė gjyshen e shkretė.

Pasi e kishte shijuar mirė e mirė atė qė hėngri, filloi tė rrėmonte nė dollap. Gjeti njė kėmishė nate dhe njė shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes nė pasqyrė pėr t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjė ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhėnė njė tė shtyrė me putėr, pastaj shkoi e u shtri nė krevatin e gjyshes, duke pritur Kėsulėkuqen, qė nuk vonoi tė vinte.

Pas pak minutash, nė portė u dėgjuan tri trokitje tė lehta.

- Kush ėshtė? - pyeti ujku, duke u pėrpjekur tė imitonte zėrin e gjyshes.

- Jam unė, Kėsulėkuqja, gjyshe! - tha vajza.

Ujku u mbulua mirė me batanije, priti ca, pastaj bėrtiti:

- Tėrhiqe shulin dhe porta do tė hapet!

Kėsulėkuqja tėrhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportėn mbi tavolinė e iu afrua ghyshes.

- Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.

Aty ishte gjyshja. Por ishte diēka e ēuditshme me gjyshen mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshėt kaq tė mėdhenj?!

- Qė tė dėgjoj mė mirė! u pėrgjigj ujku me zė tė gjyshes.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytė kaq tė mėdhenj?!

- Qė tė shoh ty mė mirė! foli prap ujku.

- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojėn kaq tė madhe?!

- Qė tė ha mė mirė! dhe sapo tha kėte ujku u cua dhe e hėngri Kėsulkuqen.

Ujku, qė mė nė fund ishte i ngopur, ra pėrsėri nė krevat i kėnaqur dhe fjeti. Kishte humbur nė njė gjumė kaq tė thellė sa qė, kur gėrrhiste, tundej e gjithė shtėpia sikur po binte tėrmet. Nė kėtė kohė kaloi atypari me pushkėn varur nė qafė gjuetari Ubaldo, njė i njohur i gjyshes. Kur dėgjoi kėtė zhurmė, u afrua me vrap te shtėpia dhe mendoi: "Ēfarė mund t'i ketė ndodhur plakės sė mirė? "

Ē'ėshtė e vėrteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjė gjahtar i guximshėm dhe gjatė jetės kishte vrarė vetėm ca miza mbi hundėn e vet.

Nė vend qė tė hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga njė dritare gjysėm e mbyllur, qė binte nė dhomėn e gjyshes. Nė krevatin e saj pa ujkun tė shtrirė qetėsisht, qė po flinte pėr shtatė palė qejfe.

Atėherė Ubaldoja mbushi armėn, e futi tytėn e saj te dritarja dhe mori ēastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, qė plasi si njė tullumbace.

Nė kėtė pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap nė shtėpi. Para syve tė tij u shfaqen Kėsulėkuqja dhe gjyshja shėndoshė e mirė pranė lėkurės sė ujkut, qė tashmė kishte ngelur top nė vend.

Ato tė ngratat e falėnderuan me gjithė zemėr Ubaldon, duke e puthur e pėrqafuar disa herė. Gjuetarit tė ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e madhe qė po tregonin pėr tė, por ama kuptohej se i pėlqente qė, krejt papritur, po e vėshtronin si hero.

Nė pyll, kur e morėn vesh qė Kėsulėkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpėtuar, ndėrsa ujku i egėr nuk do tė mund t'i bėnte mė dėm askujt, tė gjithė u gėzuan pa masė. Edhe nėna e fali Kėsulėkuqen. Kjo premtoi se, nė tė ardhmen, do tė tregohej mė e mėnēur dhe nuk do tė ndalej mė pėr tė biseduar nė rrugė me tė panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse mė tė rrezikshmit janė ata qė shtiren sikur janė tė mirė e tė sjellshėm.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
QT)D\

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė